MPJ reagon ndaj Edi Ramës: Mos u merr me Maqedoninë

legjenda

Tetova
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ka vazhduar me reagimet drejtuar shteteve fqinje
Pas konfliktit me Greqinë dhe Serbinë për emrin e Maqedonisë, MPJ e Maqedonisë ka reaguar edhe ndaj deklaratave të Edi Ramës në lidhje me të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë.
”Në Maqedoni ka përfaqësues legjitim të të gjithë qytetarëve që jetojnë në vend dhe ata janë faktorët e vetëm për të sjellë vendime. ثshtë mirë që mënyra e veprimit në Maqedoni ku ka multikulturalizëm dhe integrim të të gjithë etniteteve të zbatohet edhe në shtetet fqinje. Nuk duam të komentojmë më shumë se kush është duke u përzier në Maqedoni por ju bëjmë thirrje që të respektojë pavarësinë e Maqedonisë dhe të respektojnë vullnetin e qytetarëve. Qytetarët për ne janë të rëndësishëm dhe prej atyre pritet që të sjellin vendime brenda në shtet”, thuhet në reagimin e MPJ-së në Maqedoni.
Edi Rama para dy ditëve tha se pa shqiptarët nuk ka Maqedoni dhe se shqiptarët me maqedonasit duhet të jenë të barabartë si dy sytë.
mpj.jpg
http://www.almakos.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top