Motra ime e pambuluar, pse nuk mbulohesh? (I)

Princesha

Warrior Princess
V.I.P
Nëse i parashtron këtë pyetje ndonjë femre muslimane, që ende nuk ka
vendos të mbulohet, sigurisht se i ka disa arsye, që i duken se janë
të shumta dhe janë të pranueshme, por harron se ato “arsyetime”
shpeshherë janë mësime të shejtanit edhe nëse ajo nuk i heton. Andaj
në vazhdim do t’i paraqes disa arsyetime ndër më të përmendurat dhe,
me ndihmën e Allahut, do të jap përgjigjet adekuate të atyre arsyeve.

Arsyetimi i parë:
”Ende nuk më është mbushur mendja.”

A je e bindur në vërtetësinë e fesë Islame? - Padyshim, e bindur plotësisht.
Deklaratën e Dëshmisë, se, s’ka zot tjetër që meriton adhurimin përveç Allahut,
e konsideron si bindje ndaj Zotit, ndërkaq, deklaratën se Muhamedi është i
Dërguari i Allahut, bindje në besueshmërinë e rrugës së tij, lavdërimi dhe
paqja e Allahut
qofshin mbi të.

Motra ime!
Po a je e bindur se mbulesa është kod i veshjes islame për vajzën muslimane
në programin hyjnor?
Motra ime, ti duhet të nxitosh e të shqyrtosh atë që thotë Zoti yt, të Cilin e
beson, dhe atë çfarë ka thënë i Dërguari i Allahut, të cilin e pranove, për të
qenë prej atyre, për të cilët Allahu i Urtë thotë:

”Vërtetë, besimtarët kur thirren të gjykojë mes tyre Allahu dhe i Dërguari
i Tij, fjala e tyre padyshim është: dëgjuam dhe u nënshtruam! Këta njëmend
janë të shpëtuarit.” (En-Nurë, 51)

Motër!
Nëse ke pranuar për Zot tëndin, Allahun, e për të Dërguar të Tij, Muhamedin,
lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, atëherë pse nuk iu bindesh edhe
fjalëve të tyre?!!

Arsyetimi i dytë:
”Jam e bindur se mbulesa është urdhër i Allahut dhe i të Dërguarit të Tij, por
nëna ime më pengon, nuk më përkrah, e nuk kam se si t'ia kthej shpinën.”

Motra ime!
I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
”Nuk respektohet krijesa në gjëra që kundërshtohet Krijuesi.”

Respekton prindin? Sa bukur po respekton një ndër urdhrat më të rreptë të
Zotit tënd, Allahut.
A e di moj motër mos harro t'i thuash këtë edhe të ëmës sate, se Allahu e
ka ngritur aq lartë pozitën e prindërve, e posaçërisht të nënës, sa që e
konsideron dëgjueshmërinë ndaj tyre në një shkallë të afërt me njësimin
në adhurim ndaj Tij
”Adhurojeni Allahun, mos i shoqëroni Atij asnjë send dhe jini të
mirësjellshëm ndaj prindërve...” (En-Nisa’, 36)

O motër! Dëgjueshmëria ndaj prindërve vetëm në një rast nuk mund të
jetë i pranueshëm e as i arsyeshëm: në mos-dëgjueshmëri ndaj Allahut!
“Nëse të shtyjnë (prindërit) ty që të më shoqërosh Mua shok, për çka
ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos iu nënshtro atyre dyve...”
(Lukman, 15)


Por, mos harro motër se, të mos i respektosh prindërit kur kundërshtohet
Allahu, nuk do të thotë që të mos jesh e mirësjellshme ndaj tyre!
”... Jeto (qëndro) me ata (prindërit) në këtë jetë si është më së
miri...” (Lukman, 15)

Motër, si mund të jesh e dëgjueshme ndaj nënës sate ndërsa kundërshton
Atë që të ka krijuar ty dhe nënën tënde?!!

Arsyetimi i tretë:
”Mundësitë e mia financiare nuk më mjaftojnë që të vishem me mbulesë.”

Motra ime, vendose dorën në zemër dhe ji e sinqertë, sepse Allahu di në hollësi
atë që fshehin zemrat!
Nëse je e sinqertë në atë që thua, atëherë mendo pak më shumë, sepse të
jesh e mbuluar do thotë të kursesh prej pasurisë tënde, pasi të duhet vetëm
një mbulesë koke dhe një pallto ta vësh në trup, ndërsa kështu si je e
pambuluar, të kushton më shumë!
Jo vetëm rrobe, por trendi i rrethit "të detyron" t'i ndërrosh bluzat çdo
stinë, madje çdo muaj, e "të detyron" të ndërrosh pantallonat e fustanet,
madje edhe të vësh stoli e bizhuteri, që të mos "përqeshesh" nga të tjerat.

Të themi kështu:
Mund të jesh e sinqertë se, të pëlqen të vishesh si vishet rrethi ku gjendesh,
por pse lejon që rrethi
yt të ushtrojë influencë ndaj teje në diçka që prej asaj (vepre) varet
Lumturia e Përhershme?

O motër! Të gjitha hijeshitë dhe stolitë e kësaj jete janë të përkohshme,
sado tërheqëse të jenë kurrë nuk mund të krahasohen më bukuritë e jetës
tjetër jetës së vërtetë, në të cilën ka çka syri nuk ka parë, veshi nuk ka
dëgjuar e as mendja nuk mund të arrijë t'i imagjinojë.


Motra ime!
Mendo pak, ti je në gjendje t'i përshtatesh rrethit, po vallë, pse nuk i lejon
vetvetes t'i përshtatet një mënyre jetese, e cila të ruan nga dënimi dhe
hidhërimi i Zotit tënd?
“... Pyesni dijetarët nëse nuk dini.” (En-Nahl, 43)

Mësoje këtë mënyrë jetese, që nëpërmjet saj ta fitosh kënaqësinë dhe
shpërblimet e Zotit tënd!
Motra ime, kur kërkon zgjidhje me sinqeritet, pa dyshim që Allahun e ke në
ndihmë.
“... Kush ka devotshmëri (sinqeritet, respekt) ndaj Allahut, për të bën
zgjidhje (hap rrugë) dhe e furnizon atë nga nuk e kujton fare...”
(Et-Talak, 2 dhe 3)

Për atë motër që dëshiron të jetë "e pranuar" prej shoqërisë dhe rrethit, i
themi se, nderi dhe pozita nuk ngritët duke e zbuluar trupin dhe duke i
ndërruar ngjyrat e rrobave, por nderi dhe pozita të rëndohet në atë shoqëri
e rreth duke iu përmbajtur asaj që të ka mësuar Zoti yt dhe i Dërguari i Tij.

“Vërtet, tek Allahu më i ndershmi ndër ju është më i devotshmi
prej jush.” (El-Huxhuratë, 13)

Motra ime në Islam!
Për të fituar kënaqësinë e Allahut dhe Xhenetin e Tij, ia vlen të sakrifikosh
gjërat më të shtrenjta në sytë e tu!
 
Titulli: Motra ime e pambuluar, pse nuk mbulohesh? (I)

Motra ime e pambuluar, pse nuk mbulohesh? (II)


Po ta dije se sa vapë jep nxehtësia e
zjarrit të Xhehenemit...







Arsyetimi i katërt:
”Nuk mund të mbaj mbulesë, sepse moti bën shumë nxehtë dhe kam vapë. Unë nuk i duroj
dot rrobat që vesh, e lëre më të mbulohem.”

Motra ime!
Po ta dije se sa vapë jep nxehtësia e zjarrit të Xhehenemit, të betohem se, nxehtësia e rrezeve
të diellit do të dukej e akullt!
Thuaju: "Zjarri i Xhehenemit ka vapën edhe më të fortë, nëse janë që kuptojnë!"
(Et-tevbe, 81)
Mendoje moj motër këtë gjë: të përjetosh pak vapë e të jetosh në kënaqësinë e Allahut,
tek i Cili është kthimi ynë, është veprim i mençur, apo të përjetosh freski e të fitosh hidhërimin
e Zotit tënd?

Dije, motra ime, se djalli i mallkuar është duke u munduar që të fus në rrjetin e tij e të nxjerr
nga nxehtësia e kësaj jete që ti të meritosh vapën njëmend të padurueshme të Xhehenemit!
Shpëtoje vetveten tënde prej kurtheve të shejtanit të mallkuar, e konsideroje nxehtësinë që
sjellin rrezet e diellit dhunti e jo dënim, sepse vapa e kësaj bote të bën të mendosh për vapën
e fortë të zjarrit të Xhehenemit, e cila tejkalon çdo botëkuptim rreth nxehtësisë.
Kështu, ti motra ime, i kthehesh Zotit tënd duke sakrifikuar "një qetësi" të përkohshme për hir
të Lumturisë së Përjetshme.

Kujdesu që e ardhmja jote të mos jetë një vend si ky:
“Aty kurrë nuk do të shijojnë freskim e as pije (që shuan etjen), përveç ujë të valë dhe
kalbësirë.” (En-Nebe’, 24 dhe 25)

O motër!
Tejkaloji sprovat, sepse nuk janë veçse kalimtare, dhe dije se, hyrja në Xhenet prej kësaj
jete është e thurur me plot gjëra të hidhura, ndërsa Xhehenemi është i rrethuar me plot epshe
e dëshira.

Arsyetimi i pestë:
”Kam drojë se nëse mbulohem, e heq prapë mbulesën, sepse shumë vajza kanë vepruar
kështu.”

O motra ime, unë vërtet do të kisha drojë nëse gjithsecili do të mendonte në këtë mënyrë,
sepse atëherë nuk do të mbetej asnjë musliman në tokë. E askush nuk do ta ruante moralin e
vet nga frika se do të rikthehej në imoralitet pas moralit dhe askush nuk do të bënte namaz
nga frika se do ta linte pastaj...

E sheh moj motër se si shejtani i mallkuar lëviz në mendimet tua dhe të mban peng në rrjetin
e djallëzive të tij e nuk të len të kapesh për dritën e Allahut?

Nuk ka fuqi që mund të të shtyjë të largohesh nga rruga e Allahut veçse vetvetja. Vetvetja je
ti, motra ime! Allahu të dha vullnet, falë drejtësisë së Tij, që ti me vullnetin tënd të jesh
falënderuese dhe mirënjohëse ndaj dhuntive të Tij ndaj teje. Allahu nuk ushtron forcë në
bindje dhe vepra, por sprova e rëndë prej Tij për një musliman është edukim e tërheqje e
vërejtjes, pra është mëshirë.

Prandaj, pranoje atë që përcaktoi Zoti yt për ty, sepse asnjëherë nuk do të humbësh.Po
pranove me vullnet e bindje urdhrin e Tij, dije se, do të ndihesh aq shumë e fuqishme, saqë
edhe vet do të çuditesh.

Allahu është i butë, nuk të ngarkon përtej mundësive! ثshtë i Urtë, nuk të urdhëron të
shëmtuarën!

Motra ime!
I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:

“Veprat më të dashura tek Allahu janë të vijueshmet, qofshin (ato vepra) edhe të
pakta.”

Ke menduar ndonjëherë të pyesësh për shkaqet që i kanë shtyrë ato vajza për
heqjen e mbulesës e të përpiqesh që t'i shmangesh atyre kurtheve të djallit?

Po sikur, o motra ime, të mendoje për ato vajza që e kanë vënë mbulesën dhe kanë
sfiduar çdo pengesë e janë bërë edhe më të fuqishme duke u kapur për dritën që nuk
shuhet, udhëzimin e Allahut të Gjithëfuqishëm?

T’i them disa shkaqe që ato motra të mbuluara i kanë bërë të fuqishme dhe të palëkundshme:
ato bëjnë namaz rregullisht, i luten Allahut për qëndrueshmëri dhe i janë nënshtruar
sinqerisht caktimit të Allahut, Të Urtit.

A e njeh njeriun me moralin më të madh? Ai ishte i Dërguari i Allahut, Muhamedi, lavdërimi
dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. E di se si lutej ai?

Thoshte: “O Allah, o Ndryshues i zemrave! Ma përforco zemrën time në fenë Tënde.”

Ai ishte i Dërguar i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ishte i pastër nga
mëkatet, i njohur për të mirën dhe të keqen.

“Vërtet, ti (o Muhamed) je në një piedestal të lartë të moralit.” (El-Kalem, 4)

Megjithatë, lutej...
Lutu edhe ti Allahut, motra ime, që të mos ndjekësh shembullin e atyre vajzave që
tradhtuan urdhrin e Allahut, mbulesën. Bë namaz, sepse namazi ta forcon lidhjen me Allahun.
Ke durim, se Allahu është me durimtarët!

“Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe namaz, vërtet, ajo është e
madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Allahun).” (El-Bekare, 45)

Motra ime muslimane! Nëse me vëmendje dëgjon se çfarë të urdhëron Zoti yt, do ta
kuptosh se Ai është i mëshirshëm ndaj teje dhe ndaj të gjithë atyre që e duan udhëzimin e
Tij.

Nëse i bindesh Atij, do të jesh e palëkundshme. Një premtim hyjnor, fjalë që nuk thyhet
është premtimi i Allahut, Zot i qiejve dhe i tokës e çka ka mes tyre!

“... E, sikur ata të zbatonin për çka këshilloheshin për të, do të ishte më mirë për ta
dhe do t'i përforconte më shumë.” (En-nisa’, 66)

Motra ime, po shijove ëmbëlsinë e të qenit besimtare e devotshme, do të lidheshe shkaqeve
që të bëjnë të qëndrueshme. Se, edhe sikur të ngrihej i tërë njerëzimi për të të larguar nga
rruga e Allahut nuk do t'ia arrinin kurrë!

Arsyetimi i gjashtë:
”Më është thënë se, po vura mbulesë, nuk do të më martojë kush, kështu që, nuk do të
mbulohem derisa të martohem.”
Motra ime!
Një burrë që të pëlqen të zbuluar, ai burrë nuk të meriton!
Si do të ndiheshe e sigurt me një bashkëshort, që nuk i ka frikë Allahut, e as nuk do të ishte
xheloz ndaj teje, e as nuk do të ishte në krahun e atyre që fytyrat e tyre i kanë të drejtuara
kah Xheneti!
Nuk ke frikë oj motra ime nga sprova me një burrë, për të cilin nderi dhe familja janë të
parëndësishme? Nuk ke frikë se mund të sprovohesh me një burrë që do të ngritke një
familje pa themele të shëndosha, me mëkatim ndaj Zotit të botëve, Allahut të Gjithëfuqishëm?

A e di se, një shtëpi e familje që ngrihet pa devotshmëri në Allahun, asaj shtëpie e familje i
caktohet mundim e vuajtje, si për këtë jetë por edhe për jetën e amshueshme?

“E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë, ndërsa në
ditën e Kiametit do ta ringjallim të verbër.” (Ta Ha, 124)

Të jesh e sigurt se, martesa e ndershme është dhunti që kujt të do Allahu ia mundëson.
Sa e sa motra të mbuluara janë martuar dhe në martesën e tyre kanë gjetur rehati dhe ajo
i ka ruajtur nga dora e keqe e njerëzve të pandershëm!
A e di moj motër, se një djalë i devotshëm dhe i ruajtur më pak do të dëshironte të
martohej me një vajzë të pambuluar?
Ji e sinqertë motra ime! Edhe sikur të thoshe se, qëllimi im është i pastër: të lidh kurorë
më shpejt, dije se, në fenë tonë të pastër islame, nuk na lejohet të përdorim mjete të
ndaluara për të arritur qëllime të mira.
Ta përkujtoj një gjë: nuk bekohet një martesë që arrihet me mosrespektim ndaj Allahut
të Madhërishëm!
 
Titulli: Motra ime e pambuluar, pse nuk mbulohesh? (I)

Motra ime e pambuluar, pse nuk mbulohesh? (III)

E, ti motra ime, kur të mbulohesh, ke hyrë në rrugën e Allahut.




Arsyetimi i shtatë:
”E di se mbulesa është urdhër i Allahut, por do ta vë atëherë kur të më udhëzojë
Allahu.”

Motra ime! Ke pyetur vetveten nëse e ke kërkuar udhëzimin e Allahut? E, nëse e
ke kërkuar, si e ke bërë atë?

Siç e përmendëm më sipër, Allahu nuk e do dhunën, Ai është i Urtë dhe i Butë
dhe do që Atij t'i binden me vet-vullnet, pa shtypje. Por, Allahu për udhëzimin e
Vet ka vënë shkaqe dhe secili njeri që sinqerisht i përmbahet atyre shkaqeve, Allahu
me mëshirën e Vet e udhëzon.

Motra ime në Islam!
Një prej shkaqeve për të kërkuar udhëzimin e Allahut është sinqeriteti, pastaj vullneti e
pastaj përpjekjet dhe lutjet e tua të vazhdueshme. Një prej lutjeve që ne e bëjmë gjatë
namazit është: “Na udhëzo në Rrugën e Drejtë.” (El-Fatiha, 6)

Prej shkaqeve të gjetjes së udhëzimit është edhe shoqërimi me motra të devotshme e
vepërmira.

Motra ime! Kërkoje udhëzimin e Allahut, e kurrë nuk do të zhgënjehesh!


Arsyetimi i tetë:
”Ende nuk ka ardhur koha, jam akoma e re. Do të mbulohem pasi të rritem edhe pak...
pasi të shkoj në Haxhillëk.”

O motër!
A e di se, engjëlli i vdekjes është i urdhëruar që kur të vije afati i ndarjes prej kësaj
jete, të mos jep kohë as edhe një sekondë? Atë engjëll të vdekjes e ke në prag
të shtëpisë, derisa t'ia jep urdhrin Allahu për hapjen e derës, e atëherë nuk do të
kesh kohë madje as për pendim!
Engjëlli i vdekjes nuk është i urdhëruar t'i kategorizojë njerëzit në bazë të moshës së
tyre apo qëllimeve të tyre. Je adoleshente apo s'je, për melekun e vdekjes je vetëm
krijesë me shpirt, dhe atë shpirt meleku është i urdhëruar prej Allahut të ta marr!

“Po, Allahu kurrsesi askënd nuk e shtyn për më vonë, kur atij t'i vijë afati
i vet...” (El-Munafikun, 11)
Të pyes, o motra ime: Po sikur të vijë afati, e të gjej ty të pambuluar, me mos-
dëgjueshmëri ndaj urdhrit të Allahut, si do të dilje para Tij?

Shpejto sa nuk është bërë vonë! Bëje zgjedhjen në jetë! Do të jetosh pak kohë në
këtë jetë përplot sprova dhe kthimi i të gjithëve është tek Allahu. Përshpejto, hyr në
hijen e Allahut se në Ditën e Llahtarshme të Gjykimit nuk do të ketë hije tjetër
përveç hijes së Tij!
Përshpejto në dëgjueshmëri ndaj Allahut, sepse vërtet është një fitim i madh!
“Shpejtoni në atë që fitoni falje prej Zotit tuaj dhe Xhenetin që gjerësia e tij
është si gjerësia e qiellit dhe tokës...” (El-Hadidë, 21)

Motra ime! Allahu nuk të le në harresë përderisa ti nuk e le në harresë Atë. Ai, i
Mëshirshmi, do që ti të fitosh faljen dhe mirësitë e Tij. Jepi vetvetes sate të drejtën
për të qenë e përkushtuar në fenë e Tij!
A e di se, një kategori e njerëzve, të cilët fshehën pabesimin ndërsa shfaqën besimin,
janë ata që e harruan Allahun, kështu që Allahu i la në harresë. Ata e harruan edhe
vetveten dhe kështu e humbën këtë jetë. Jetuan gjithnjë me mundime dhe pasiguri,
ndërkaq humbën edhe jetën e amshueshme ku do t'i nënshtrohen një dënimi të
dhembshëm e të pambarueshëm!

“...E harruan Allahun, prandaj Allahu i la në harresë...” (Et-Tevbe, 67)

Motër muslimane! Të këshilloj që të mos hysh në kategorinë e atyre njerëzve, të
cilët humbën vetveten e tyre duke menduar se janë në rrugë të drejtë! Lanë në
harresë fjalët e Allahut dhe kështu u bënë njerëz të pavirtytshëm e të prishur.

Allahu i Mëshirshëm na porosit:

“E mos u bëni si ata që e harruan Allahun, e Allahu bëri që ata ta
harrojnë vetveten! Të tillët janë ata të prishurit.” (El-Hashr, 19)

Të përkujtoj moj motra ime, se në Ditën e Gjykimit Allahu do të të pyes për
rininë se si e ke jetuar e për çdo sekondë të jetës sate!
A e di se kush është rritur me Islam i është siguruar Xheneti!

Arsyetimi i nëntë:
Kam frikë se, në qoftë se mbulohem, të tjerët do të kenë paragjykime
për mua dhe do të thonë se jam në ndonjë grup të veçantë, etj.”

Motra ime!
Ta sqaroj një gjë: në Islam ka vetëm dy rrugë, të cilat janë përmendur në Librin
e Allahut, Kur'anin: partia e Allahut, të cilën Allahu e inkurajon dhe e ndihmon
përderisa janë të dëgjueshëm ndaj urdhrave të Tij dhe largohen prej veprave të
liga dhe partia e shejtanit të mallkuar, cili është i afatizuar, armik i Allahut,
çrregullues në tokë bashkë me ithtarët e tij.

E, ti motra ime, kur të mbulohesh, ke hyrë në rrugën e Allahut, je kapur për të
Fuqishmin, je prej të shpëtuarave, e po bëre të kundërtën, nuk je e dëgjueshme
ndaj urdhrave të Allahut. Atëherë ke zgjedhur një barkë të cilën e drejton shejtani
i mallkuar dhe në të cilën janë mosbesimtarët dhe hipokritët, të cilët ai i bartë në
valët e detit, drejt humnerës.
Allahu na ruajttë!

Motra ime e nderuar në Islam!
Kthehu tek Allahu, drejtoje fytyrën kah Ai, e mos përfill fjalët e atyre që kanë hipur
në barkën e shejtanit të mallkuar! Fundi i tyre gjithsesi është ferri e tmerri!

Ty motra ime të duhet vetëm një gjë: t'i mbështetesh Allahut, pra të kërkosh
ndihmën e Tij në çështjet e tua.

“... E kur të vendosësh, atëherë mbështetu në Allahun, se Allahu i do
ata që i mbështeten.” (Ali Imran, 159)

Padyshim se ata që pasojnë rrugën e Allahut dhe jetojnë me Islam nuk i
frikësohen askujt përveç Tij dhe askush nuk mund t'u bëj gjë.

A e di moj motër, se çdo jetë, çdo fuqi, çdo gjë është nën Pushtetin e Tij?

Askush asgjë nuk mund të të bëj, mirë apo keq, vetëm se me caktimin e Allahut!
Po sikur të mblidheshin të gjithë njerëzit të të bënin ndonjë gjë të keqe, pasha
Allahun, nuk do të mundnin; po edhe sikur të gjithë njerëzit të bëheshin bashkë për
të të bërë ndonjë të mirë, nuk do t'ia arrinin veçse atë që Allahu ka përcaktuar!

Po e përfundoj këtë letër me një përkujtim nga Allahu i Madhërishëm:
“Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen Ditën e
Kiametit, e kush i shmanget zjarrit e futet në Xhenet, ai ka arritur shpëtim,
e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues.” (Ali Imran, 185)

Allahu na mjafton në të gjitha çështjet dhe Ai është ndihmëtari më i mirë!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top