Mosha Ideale per...

dmth po mos kesh mbushur apo permbushur te gjitha kushtet e domosdoshme per te rritur nje femije ti ci capkene qe je sdo besh femije?
do presesh kushtet?se besoj apo jo?
mosha iken sidomos per nje femer dhe po priti te plotesoje kushtet e jeteses te nje femije....... iku maji dhe mbiu bari i thone llafit:)
dmth prinderit tend dhe timet kur i bene gjysherit tend dhe timet s;kishin jo kushte per femije por as kushte per lope,por megjithate i bene baballaret tane dhe jau shpune koken deri ne tavan me therrime dhe me mundime.


Bledi une flas per kushtet minimale qe duhen, nuk pretendoj te kem gjithcka. Por qe ndaj eshte planifikimi familjar une dua qe femijes sim mos ti mungoj asgje, se femija nuk rritet vetem me dashuri, ajo nuk do ti mungoj kurre, por flas dhe per kushtet financiare. Une dua ti ofroj nje jete te mire ky eshte synimi
Shpresoj te me kesh kuptuar!
 
Nuk ka moshe kjo pune.

Te behesh prind duhet t'i kesh te gjitha gjerat gati. Femija kerkon nje familje te pergatitur, nje shtepi, dhe ushqim. Nese te dy prinderit jane te afte t'i japin ketij femije dashuri, ta ushqejne jo vetem me ushqim po dhe me edukate dhe respekt, dhe te ken te ardhura per ta rritur, atehere jane ne rregull. Nuk ka moshe, por do pjekuri dhe vendosmeri.
 
per djemt pasi te ken mbushur 30 vjec
per vajzat pasi te ken mbushur 27vjece
 
mendoj qe moshe ideale eshte atehere kur te kesh siguruar mire jetesen me pune me lek me shtepi etj.... sepse femijte duhet te kene nje te ardhme me te mire se sa vete ne ;)
 
Moshe ideale se di, sbesoj te kete
por qe te krijosh familje duhen gjerat baze , shtepi , pune dhe pjekuri
pa keto eshte e kote.
 


mosha ideale per prind eshte mbas te 25-save:)
 
Last edited by a moderator:
Pe: Mosha Ideale per...

Moshe ideale se di, sbesoj te kete
por qe te krijosh familje duhen gjerat baze , shtepi , pune dhe pjekuri
pa keto eshte e kote.

Shum e sakt kjo qe ka then kjo antare pa pasur baza te forta ne jet pa shpi dhe pa pjekurin e duhur per te krijuar nje familje nuk mundesh te krijosh dot ...
 
Titulli: Mosha Ideale per...

Planifikimi familjar eshte i domosdoshem ne familje. Qe te ritet nje femije ne nje familje te shendosh kerkon pjekuri te prinderve, gadishmeri per sakrifica te ndryshme dhe kushte per nje jete normale. Femija kerkon gjera materiale por kerkon dhe te kesh nje cik tru qe ti japesh dashuri, edukate te mirfillte e te kujdesesh mire per te. Jane gjera qe nuk blihen me para e qe jane shume te vlefshme.
 
Pe: Mosha Ideale per...

Mosha ideale eshte atehere kur te 2 jane te pergatitur per tu bere prinder, femija ritet me mire ne 2 se sa me 1 prind. Aq kohe sa nje femije eshte i deshiruar gjendet dhe mundesite per ta ritur.
Gjithsesi, duhet te arish ne nje pjekuri te jesh ne gjendje ti ofrosh femijes nje edukate te mire, dhe nje jete te qet.
 
Pe: Mosha Ideale per...

edhe Un mendoj se kjo ska te bej me moshen!!

idealja do te ishte tek pjekja,,kur te pjekesh,,kur ta ndjesh se ke nevoj per femij,,dhe qe je i zoti tju ofrosh nje te ardhme te sigurt,,po nuk e ndjeve,,at´her nuk je,prandaj dhe sdo te jesh ideal per te krijuar familje,,

njeriu duhet te mendohet gjat,,edhe kur te jet ne qiellin e shtat,,nuk duhet te harroj asnjeher marshin e kthimit mbrapa,,

se po dole tek i 8-ti,,do ngelesh aty,,qe do te thot,,ke dal ne nje bot te rritur i pa pergaditur,

dhe me e keqja esht,,,se mundesit per tu rikthyer ne studime jan te vdekura,,

esht e njejt me ata qe dalin ne klasen e 8,,por qe skan mesuar akoma te 7,,,,6,,,5,,e me rradh,,

e kur te dalin ne gjimnaz,,jan thjesht ne meshiren e fatit dhe te petagogve,

pra esht e njejt si te nxjerresh nje femi,,me disa femi te ti,,ne meshiren e jetes!
 
Titulli: Mosha Ideale per...

Ndoshta mosha ideale diku tek 30 -tat, por jo edhe e shtyre sepse thoshin plakat: ''Femija i plakut vaji i sokakut'' :p:p
 
Titulli: Mosha Ideale per...

Per meshkuj 30 per femra 25.
 
Titulli: Mosha Ideale per...

Mosha ideale eshte atehere kur jeni te pergatitur per te bere nje femije. Pergatitja nuk dmthn vetem ana ekonimike ( te kesh ti ofrosh gjithcka), por dhe nga ana fizike ( te kesh kohe te rish me te ta risesh, te kesh deshire ta edukosh, femija te jete i mirepritur, dhe jo te vij si pasoj te nje "gabimi").

Gjithsesi, besoj qe deri ne 30 vjec per te 2 palet ( mama-baba), per mos te qen shume e madhe diferenca femije-prind sic dhe per te evituar sa me shume rezikun e semundjeve qe shfaqen tek femijet e lindur nga mamate me ne mosh.
 
Titulli: Mosha Ideale per...

Per mua mosha e pershtatshme per tu bere prind do jete rreth moshes 32 33 vjec :)
 
Titulli: Mosha Ideale per...

Mosha ideale seksiston , ska nje mosh per tu ber prind .Ka vetem 2 menyra ose kur e vendos me partnerin dhe e nis ,Ose kur te shpohet prezervativi dhe e nis pa dashje .
 
Pe: Titulli: Mosha Ideale per...

Kur ta kuptosh qe je gati.. femr e di shum mir kur eshte gati per tu bere nene. Un besoj se qe nga mosha 25 e lart eshte ideale
 
Pe: Mosha Ideale per...

Kur te gjesh personin e duhur,qe te ben te kuptosh qe je gati te behesh prind...Ska nje moshe ideale e moshe fikse,kur ta ndjesh veten gati,kjo zakonisht vjen edhe nga siguria qe te jep personi qe do...Jam dakord me mendimin e Zzinna qe femija duhet te rritet me dy prinder,edhe pse ka femra qe e ndjejne veten gati por skane gjetur nje mashkull te pershtatshem per kete gje...Por jam e mendimit qe kur te dy partneret jane gati per ate gje,eshte momenti ideal...
 
Titulli: Mosha Ideale per...

Moshen ideale mund ta ndjesh heret, dhe te mendosh " skam me ca ta ris, skam ku te jetoj, skam punen e sigurte, skam skam skam...." dhe si pasoj te shtyhet momenti deri ne infinit, duke menduar qe me kohen do vijne te gjitha ato qe nuk ke ne momentin qe deshiron bebushin.
Gjithsesi, nuk duhet lene koha te kaloj shume, sepse ikin vitet pa kuptuar, dhe prap ske realizuar gjithcka deshiroje, e prap do doje me shume leke, nje pune dhe me te mire, nje shtepi dhe me te mire, e keshtu me radhe....
Kur e keni njeriun e duhur ne krah, dhe deshiren e bebit, bejeni, sepse te tjerat regullohen ne kohe:)
 
Titulli: Mosha Ideale per...

Moshe te percaktuar nuk ka per tu bere prinde.
Une mendoj me mire ne rini mu bere prinde e kur ti mbushesh do vite 'te largohesh prej pergjegjesive . Jo kur ti bejsh 60 vite te mirresh ende me e femijet 'ja shkolla 'jaa ushqimi ja ajo ....te shkon jeta mbas tyre .Por une menoj kur ti bejm te 60 ti presum nipate e mesat tona e te jetojm nje jete te qet ne ate moshe.
Une nuk pajtohem aspak me ata njerez pa arsye te cilet e vanojn martesen. Nese martesa 'familja eshte menyra me e mira per ta gjeutur rahatin -lumturin . Valle ku e gjejn ata rahatin ? Duhet te vetedijsohemi se trupi jone ka te drejt ndaj neve ! Si ne besim ' usheqim ' miqesi ashtu edhe ne martes.
Po me pyet nje dite nje plak ' mu drejtohet keshtu - a e ke gjet naj qike ? Une i thash jam ne fakultet ' ne pune sjam ende mendoj qe duhet plotesur kushtet njeher. Ai ma ktheu tha edhe nese nuk gjen pune s'do te martohesh hiq!!!
Mendimi im eshte sa me heret me mire eshte te behesh prinder. Te tjerat vin me emer te Zotit ngadal ngadal.
 
Titulli: Mosha Ideale per...

sipas mendimit tim sa me heret qe te behesh prind eshte shume ma lehte
 
Titulli: Mosha Ideale per...

kjo eshte pyetja te ciles do donim ti dinim te gjithe pergjigjen perpara se te behemi me kalafmi :D
 
Titulli: Mosha Ideale per...

kjo eshte pyetja te ciles do donim ti dinim te gjithe pergjigjen perpara se te behemi me kalafmi :D
ne qe jemi prind e dham mendimin veq ata qe presin te behen prind duhet me e pranu ose jo kete mendim
 
Titulli: Mosha Ideale per...

ne qe jemi prind e dham mendimin veq ata qe presin te behen prind duhet me e pranu ose jo kete mendim
pikerisht.........
 
Titulli: Mosha Ideale per...

pikerisht.........
se kur tia fillojne me qajte femija e me bertite e ti veq ke kalu te 30 a qka bahesh nervoze e qka te leshojne nervat !!!!!!!
 
Titulli: Mosha Ideale per...

cfaredolloj moshe mbi te 20-tat.
 
Titulli: Mosha Ideale per...

...Ta Par Jeten HD :eek:k
 
Titulli: Mosha Ideale per...

Goca ndegjomeni mua e martohuni heret se thoshin plakat: ''Me mire femija me te kap rruzat se rrudhat''
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top