Mosha e vertete e lekures tende

*deliza*

VIP
V.I.P
Mosha e vertete e lekures tende



Si do te jemi tridhjete, dyzet, pesedhjet vjec? Kete e vendos ADN-ja dhe koha qe kalon. Por ndikojne dhe zgjedhjet tona, kozmetike dhe jo vetem

Flitet shpesh per moshen e vertete dhe per moshen biologjike, por edhe fytyra e ka nje te tille. Dhe duket se nuk koincidon me ate zyrtare. Eshte ceshtja e ADN-se, fototipit, ekspozimit ne diell. Por jo vetem kaq: edhe struktura e fytyres dhe emocionet ndikojne ne strukturen dhe ne shfaqjen e rrudhave. Dermatologet shpregojne se kush i ka mollezat e larta do te kete rrudha me pak te thella. Qe shkojne nga hunda tek cepat e buzeve, por rrudhat rreth syve do te jene me te dukshme. Fytyrat kendngushte dhe te dobeta i kane faqet me te theksuara, kjo dhe per arsyen se nuk kane mbeshtetje. Por edhe shprehite me te perdorshme e shenjojne fytyren ne menyre te ndryshme. E cila, nuk duhet ta harrojme kurre, na jepet shume fisnikeri. Por meqe jo te gjithe rrudhat jane me te vertete terheqese, ja nje “guide” e shpejte per te kuptuar se cfare i ndodh lekures ne faza te ndryshme te jetes dhe mbi te gjitha, si ta ndihmosh per tu mbrojtur nga instrumentet e duhura.

20-30: Emocione te forta

Rrudhat e para jane ato te lidhura me mimiken e buzeqeshjes, qe fillojne nga rrenjet dhe mberrijne ne cepat e buzes. Jane linja te shprehjes, qe i kane dhe adoleshentet, por qe me kalimin e kohes theksohen. Rreth te tridhjetave, lekura fillon dhe e humbet shkelqimin, per shkak te trashjes se shtreses indore, reagimi i mbrojtjes nga rrezet Uv. Gjithashtu shfaqet edhe ndonje kapilar, ne vecanti ne zonen e hundes dhe tek faqet.

Cfare duhet te perdorni: nje hidratues apo nje krem antirrudhe me filtra diellore: nje krem me fuqi hidtratuese.

30-40: Perqendrimi maksimal

Gjate ketyre viteve linjat e shprehjes, te cilat me pare nuk ishin te dukshme “ne gjendje pushimi”, behen te perhershme, mbi te gjitha ato rreth syve. Ne vecanti tek subjektet miope apo tek njerezit, qe jane ekspozuar shume ne diell. Formohen gjithashtu dhe rrudha ne pjesen e ballit dhe te ashtuquajturat “rrudha te perqendrimit”, dy linja vertikale siper vetullave, te shkaktuara nga superaktiviteti i muskujve te kesaj zone, te cilat kane defektin per ta plakur shume fytyren.

Cfare duhet te perdorni: nje krem antirrudhe me baze retinoli ose retinoidi, qe rinovon dhe stimulon prodhimin e kolagjenit; nje produkt specifik per rrudhat e shprehjes me efektin botox-like; nje kontur sy-buze.

40-50: Momenti kyc

Mes moshes dyzet dhe pesedhjete vjec eshte momenti i ndryshimit. Eshte periudha ne te cilen renia strukturore perparon me ritme te shpejta. Lekura, muskujt dhe lidhjet e kyceve dorezohen perpara forces se gravitetit dhe ulen. Dhe te njejten gje e bejne nofullat, vetullat, mollezat dhe faqet. Pas moshes 50 vjece, ne menyre paradoksale situata stabilizohet. Lloji i plakjes varet edhe nga qendrueshmeria e lekures: ato bien me shpesh, por kane me pak rrudha, ne ndryshim me c’ndodh me lekurat e holla. Ky eshte dhe momenti, ne te cilin fotoplakja, te paraqet llogarine. Me rrudhat “atinike”, shenja te vogla ne nivelin e faqeve, qe jane simptome e humbjes se elasticitetit dhe njollat e erreta ne duar dhe dekolte.

Cfare duhet te perdorni: kremra ushqyes per lekura te pjekura, qe kryejne nje efekt lifting; nje kontur sy-buze.


revistaklan.com
 
une e kam lekuren shume te bute,por jam e mendimit qe kremrat sduhen perdorur.
personalisht preferoj sapunat antibakterial per ta pastruar nga pluhurat lekuren,asgje me teper!
 
Kremrat me sa kam degjuar perdoren mbi moshen 25 vjec!
doktori thote acqua sapone deri ne moshen 25 vjec...edhe pse une kremin hidratant e kam perdore qe ne moshen 18 vjece!
 
Titulli: Mosha e vertete e lekures tende

Lëkura, mbrojtësja jonë perfekte, por delikate
Cili është funksioni i lëkurës?
Lëkura ka shumë funksione. Një nga funksionet është funksioni mbrojtës, sepse nga goditjet ai shërben si një jastëk pneumatik, harmonizon goditjet.

Nëse nuk do të ekzistonte lëkura, goditjen do ta ndiente më tepër organizmi. Ka edhe funksion që ndihmon në frymëmarrje nëpërmjet poreve që ka. Gjithashtu, nëpërmjet lëkurës eliminohet djersa e tepërt. Pra, është një rregullator i organizmit.
Nga cilat sëmundje preket më shpesh lëkura?
Nga studimet që kemi bërë, del se sëmundjet kryesore të lëkurës janë infeksionet e zakonshme, pjydermitet, që prekin më shumë moshat e vogla. Gjithashtu, edhe ekzemat janë sëmundje të përhapura të lëkurës, që shfaqen në mosha të ndryshme.

Janë edhe sëmundjet mykotike që shfaqen sidomos gjatë stinës së verës nga djersa. Në lëkurë janë të përhapura edhe sëmundjet e moshave të reja, që janë aknet apo siç quhen ndryshe puçrrat e rinisë. Për lëkurën problematik është e skabesi (zgjebja), e cila në periudha të caktuara, si në dimër, në kopshte dhe konvikte, përhapet në kolektiv, pasi është sëmundje ngjitëse.

Ka edhe infeksione të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, që janë më të përhapura tek të rinjtë, por që kjo moshë po zbret. Nëse para pak vitesh këto sëmundje gjendeshin në moshën 17-18 vjeç, tashëm e gjen edhe tek 15-vjeçarët.
Dua të theksoj se edhe kjo tendenca e të rinjve për pirsing apo tatuazhe, është shumë e gabuar, pasi mund të jenë burim infeksionesh. Duke u shpuar lëkura, jepet mundësinë për të dëmtuar lëkurën dhe shfaqur sëmundje. Edhe tatuazhet janë helme që përdoren mbi lëkurën.
Cilat janë shenjat kryesore të sëmundjeve të lëkurës?
Duhet të jesh specialist që t’i dallosh dhe t’i specifikosh se me çfarë sëmundje lëkure kemi të bëjmë. Kryesisht këto shenja janë skuqje e lëkurës, herë shfaqen me flluska me ujë, që më pas qelbëzohen. Në rastet e infeksioneve të lëkurës nga myqet, nga bagëtitë, sidomos tek njerëzit që jetojnë në fshat, këto shenja shfaqen në forma hartash në lëkurë. Tek moshat e reja shfaqen në forma aknesh në fytyrë. Specifikimi i tyre bëhet nga specialistët.
Cilat janë shkaqet e këtyre sëmundjeve?
Shkaqet janë mikrobet e shumta. Janë myqet, por edhe faktorët e jashtëm si, pluhuri nga ambienti i ndotur, polente në kohën e periudhës së pranverës. Por, në disa raste ndodh që sëmundjet e lëkurës të jenë edhe të trashëgueshme.
Si mund të bëhet parandalimi i këtyre sëmundjeve?
Masa higjienike tepër korrekte me lëkurën. Të ndiqen të gjitha këshillat e mjekut specialist.
Bujar Pernaska, (doktor i Shkencave Mjekësore, dermatolog pranë Poliklinikës Qendrore të Specialiteteve)
 
Shyqyr nga ADN te gjith ne familjer shprehim 10 vjet me pak :p
Un jam rreth 12 sipas adn :D
 
Shyqyr nga ADN te gjith ne familjer shprehim 10 vjet me pak :p
Un jam rreth 12 sipas adn :D
lum si ti qe ngjan si 12 une i bika me te thene te keqen teta,,,,

sa per temen eshte shume e vertete qe uji ndikon ne lekuren e fytyres, dhe dicka shume interesante qe kam vene re eshte se uji i burimeve te cilet gjenden vetem neper malsi kuptohet eshte cudiberes persa i perket fytyres, nje jave te lash fytyren me ate uje jep direkt rezultat per mire kuptohet.....
 
Jo vetem uji por dhe ajri ;)
Malesia ka shum avantazhe qe nga ushqimi uji dhe ajri te cilat i ka pa formula por natyrale.
SA per ADN e shoh ke prinderin qe tregojn perher me pak edhe pse kan nje moshe me te madhe ;)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top