Mos hiqni dorë nga dashuria

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Mos hiqni dorë nga dashuria​

1692086836635.png
Nga Arthur C. Brooks

Shu-sin ishte mbreti i sumerëve rreth vitit 2000 Para Krishtit. Emri i gruas së tij ka humbur në pluhurin e historisë, por fjalët e saj kanë ardhur deri tek ne. Të gdhendura në një pllakë me shkrim kuneiform, ato kompozojnë një poezi mbi dashurinë e tyre, dhe që përmban këto vargje:

Di se ku ta lumturoj shpirtin tënd,

Bashkëshorti im, fli në shtëpinë tonë deri në agim,

Di se ku ta gëzoj zemrën tënde,

Luani im, fli në shtëpinë tonë deri në agim.

Sipas sociologëve, kjo lloj lidhje romantike mbetet ende sot një nga treguesit më të besueshëm të lumturisë. Për shembull, analiza e Anketës Sociale të Përgjithshme zbulon se rreth 27 për qind e amerikanëve të martuar e deklarojnë veten “shumë të lumtur” me jetën e tyre, ndërsa vetëm 11 për qind e të intervistuarve që nuk kanë qenë kurrë të martuar, divorcuar, ndarë apo të ve, janë përgjigjur në të njëjtën mënyrë (sigurisht që martesa nuk është manifestimi i vetëm i dashurisë, por është një nga më të studiuarat).

Dhe hulumtimi i publikuar në “Journal of Research in Personality”, tregon se martesa ndihmon në ruajtjen e lumturisë në moshë madhore. Këto studime, mund të shpjegojnë arsyen pse rënia e lumturisë është veçanërisht e dukshme tek të rinjtë në moshë madhore.

Në këtë studim, del se Shtetet e Bashkuara po kalojnë nga një shoqëri e bazuar tek çiftet tek një shoqëri e bazuar tek beqarët. Sipas zyrës së Regjistrimit, përqindja e të rriturve të martuar në Shtetet e Bashkuara, ka rënë nga 70 për qind në vitin 1960 në rreth 50 për qind sot.

Qendra kërkimore Peë, zbuloi se rreth 4 në 10 të rritur të moshës 24-54 vjeç janë beqarë dhe nuk jetojnë me një partner. Në vitin 1990, kjo normë ishte 29 për qind. A mund të besojmë se zgjidhja e këtij deficiti të lumturisë – për vendin dhe për individët – është thjesht inkurajimi i njerëzve që të gjejnë shpirtin e tyre binjak?

Nuk është e sigurt. Një analizë më e thellë e tendencave individuale, sugjeron se problemi nuk është dhe aq mungesa e partnerëve të disponueshëm, por fakti që të rinjtë i shmangin lidhjet romantike. Dhe kjo është sfida me të cilën përballemi sot.

Zakonisht psikologët e matin pozitivitetin e lidhjes midis 2 njerëzve me nivelin e ankthit dhe shmangies, apo tendencës për të shmangur një marrëdhënie intime. Sa më i ulët të jetë ky nivel, aq më mirë ndihet një individ. Në fakt, një lidhje e shëndetshme nuk është as ankthioze dhe as shmangëse.

Nga ky interpretim rrjedh edhe termi “lidhje e sigurt”. Nga ana tjetër një lidhje e pasigurt, mund të përfshijë një individ të shqetësuar, por jo shmangës, një individ shmangës por jo ankthioz, ose një individ shmangës dhe në ankth. Termat që përdorin psikologët për të përshkruar këto 3 kategori janë respektivisht të frikësuar, të shqetësuar dhe shmangës.

Mjerisht, lidhja e pasigurt po bëhet gjithnjë e më e përhapur. Gjatë 2 dekadave të fundit, grupet e studentëve të studiuar gjatë viteve, kanë pasur gjithnjë e më shumë gjasa të adoptojnë një nga disa “stile” të marrëdhënieve të pasigurta. Sipas një studimi të vitit 2020 të botuar në revistën “Emerging Adulthood”, kjo normë është rritur nga 61 për qind në vitet 2002-2006, në 71 për qind në vitet 2016-2019.

Një lloj i veçantë i lidhjes së pasigurt – shmangia – shoqërohet me një tendencë të fortë për të mbetur beqar. Kjo konfirmon se problemi themelor është shmangia e shtuar. Studiuesit kanë gjetur konfirmimin e kësaj dukurie edhe përmes anketave indirekte. Për shembull, në vitin 2022, disa studiues i kërkuan 469 të rriturve, mosha mesatare e të cilëve ishte 34 vjeç, të emërtonin këngën e tyre të preferuar.

Më pas ata analizuan tekstet e këngëve, dhe zbuluan se individët me pikët më të larta në shmangie, preferonin këngë që shprehnin prirjen e tyre drejt vetmisë. Duke pasur parasysh rritjen e pakënaqësisë midis të rinjve, përhapja e ndërlidhjeve shmangëse është një shpjegim më i besueshëm, sesa thjesht mungesa e një partneri.

Tek e fundit, ne e dimë që disa njerëz janë të lumtur që janë beqarë, dhe se lidhjet romantike negative janë qartësisht më të këqija se sa një jetë pa marrëdhënie intime. Por ndryshe nga kjo panoramë e përzier, shumë studime tregojnë se shmangia lidhet me një kënaqësi më të ulët nga jeta.

Por çfarë po e shkakton atë? Dy psikologë kanë propozuar një shpjegim që ka dalë nga një studim i publikuar në vitin 2022, dhe që u bazua në intervista me studentë universitarë në Qipro, me pyetje që kishin të bënin edhe me arsyen që i kishte shtyrë ata të preferonin beqarinë.

Hulumtimi tregoi se ndër parashikuesit e një jete pa partner, përveç shqetësimeve për karrierën, ekzistonte edhe prania e të ashtuquajturës treshe e zezë e tipareve të personalitetit: narcisizmi, makiavelizmi dhe psikopatia. Pra njerëzit priren të shmangin lidhjet romantike nëse janë veçanërisht të përqendruar tek vetja ose tek puna.

Studime të mëtejshme, kanë zbuluar se të rinjtë priren të shënojnë rezultate të larta si në aspektin e egocentrizmit ashtu edhe të përqendrimit në punë. Një hulumtim që mati dallimet midis brezave ka treguar se afro 70 për qind e studentëve sot rezultojnë të jenë më shumë narcisiztë sesa 30 vjet më parë.

Siç ka vënë në dukje kolegu im Derek Thompson, të rinjtë janë gjithnjë e më të prirur të ndjekin një ideologji që ai e ka quajtur “punëtorizëm”, pra besimin se puna ofron një ndjenjë identiteti dhe qëllimi. Një përkushtim i tillë, cilësohet zakonisht i admirueshëm, por shpesh ndikon negativisht në lidhjet ndër-personale.

Unë besoj se rezerva ndaj lidhjeve romantike, është hallka që mungon në epideminë e pakënaqësisë në mesin e të rinjve. Lumturia reduktohet për shkak të izolimit emocional, dhe ne kemi nevojë për njerëz që të na njohin thellë, dhe të cilëve mund t’u tregojmë anën tonë të brishtë.

E gjitha kjo sugjeron se për të qenë më të lumtur, sugjerimi i “gjetjes së një shoku” nuk është i duhuri. Është më mirë ta zgjidhni vetë problemin e shmangies së marrëdhënieve. Disa nga shkaqet e shmangies janë të dukshme, siç është tendenca e rrjeteve sociale për të na shtyrë drejt vëmendjes ndaj vetes dhe jo ndaj të tjerëve.

Disa studime tregojnë se përdorimi i rrjeteve sociale shoqërohet me rritjen e narcizmit, por edhe me depresionin dhe ankthin. Për më tepër, zvogëlimi i ndikimit të institucioneve që historikisht ofrojnë qëllim në jetë, si feja ose familja, mund të shpjegojë edhe arsyen pse të rinjtë e rritur mbështeten tek puna për të gjetur kuptimin në jetën e tyre.

Prindërit e sotëm, kanë një përgjegjësi të madhe në procesin që i shtyn të rinjtë të bindin veten se duhet të shkëlqejnë, dhe se duhet ta matin vlerën e tyre me suksesin personal. Pa dashje, ne i lëmë këta fëmijë në një gjendje izolimi, vetmie dhe distancë nga ajo që është vërtet e rëndësishme:një marrëdhënie e sigurt dhe e dashur me të tjerët.

Nëse duam të ndërtojmë një të ardhme më të lumtur për veten dhe për të tjerët, duhet të mirëpresim më shumë dashuri dhe romancë në jetën tonë (së bashku me gëzimet e ardhshme si familja dhe fëmijët). Për ta arritur këtë, unë propozoj t’ia filloni me 3 mesazhe të thjeshta:1. Nuk jeni më i mirë apo më i veçantë se të tjerët. 2. Nuk jetoni vetëm për të punuar. 3. Lumturia vjen nga dashuria dhe të qenit i dashur. / “The Atlantic” – Bota.al
 
Noo nuk heq dore nga dashuria asnjehere...nga dashuria jo vetem ndaj nje njeriu...por nga dashuria ne gjithcka.... veten...per jeten...njerezit...kafshet....e dashuruar c'do dite ne c'do frymarrje :love::love::love:
 
Veq kur desim njat her i give up on love ❤️ 🤣🤣❤️🤣🤣🤣
 
O mos u merrni mas dashnis se sja ka pa kush hajrin jeta asht ma e bukur pa te 😁
 
O mos u merrni mas dashnis se sja ka pa kush hajrin jeta asht ma e bukur pa te 😁
Kush ta theu zembren ty o quk qe paske hek dor prej dsshnis?😁



Mua kujtua kjo perla e Bledi per temen .

Nuk kam më sy

Nuk kam më ''sy'' të shoh të ikësh
Nuk gjej as duar të të ndaloj.
Kur një ''largim'' është çështje ditësh.
Si sot, si nesër, dhembë njësoj!

Nuk gjej kuptim në fjalët e mia
Pret, në të tuat të gjej kuptim!?
Thonë: kush ka frikë nga dashuria
Eshtë gjithë jetën në ‘’largim”!

Do t’pendohesh a do t’qeshësh
A do t’qash, me ngashërim
S’ka rëndësi! Veç kur t’më ndeshësh
Mos më ‘’lyej’’ m’ atë vështrim!

M’atë vështrim dinak të qeshur
Nuk hyn më, në zemrën time
Di të dua dhe i heshtur
Jo me bujë e me fjalime!

Gjithë kujtimet që do t’mbeten
Copa do t’i bëj që sonte
Që më lehtë në kohë të treten
Bashkë me gjakun që të donte!

Nuk kam më ‘’sy’’ të shoh tek ikën
E as në shpirt nuk gjej fuqi
Tashmë ti…, e ngule ‘’thikën’’
Në rroj a vdes, ka pak rënd’si!

Bledi Ylli
B5B36C1F-7B92-4FD2-9C3A-40BFFC86A37B.jpeg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top