Mos e festo vitin e ri !

Titulli: Mos e festo vitin e ri !

C3nI, ndrro avatarin 2015, nuk eshte kalendar per ju lol
 
Titulli: Mos e festo vitin e ri !

Ceni ti mir qe mer tema nga forumet e tjera dhe spo them mos ti maresh se gje e lir eshte por te pakten nderohu ndonje presje.
 
Titulli: Mos e festo vitin e ri !

Pse duhet te hidherohet Zoti se ju jeni te lumtur qe keni jetuar dhe nje vit? Qe po nisni nje vit te ri? Ca ka ketu te keqe?

Ok, skeni lidhje me bredhin e budallqet e tjera, por kjo ta kaloni si cdo dite normale me duket cik si shume...
Sic eshte dhe puna e ditelindjeve tek femijet.

Gjithsesi, secili e di vete si e drejton dhe jeton jeten sipas asaj qe beson.

Shendet.
 
Titulli: Mos e festo vitin e ri !

Se pari tema eshte hap per besimtaret musliman .

Zina per me kane te lumtur dhe te gezuar Zoti na ka caktuar festat fiter bajramin dhe kurban bajramin . Pra , nuk na ka lene pa festa dhe gezime ne kete dynja .

Vetem te shikojme prejardhjen e kesaj feste mjafton te kuptohet se ku qendron hidherimi dhe kenaqesia e Zotit . Nese kenaqesia ekziston ne nje dite te cilet e kane catuar njerezit pagan athere ne jemi me injorantet dhe te prapambeturit !

Festat e besimtarit ne Zot , veprat , keneqesia , gezimi i tij gjendet vetem ne fene e Zotit . Dhe cdo besimtar musliman qe kerkon pertej fese se Zotit keto , ai vetem e ka hidheruar Zotin dhe ka larguar veten e tij nga meshira dhe kenaqesia e Tij .

Dhe sigurisht se varesisht prej besimit qe kemi edhe jeta jetohet .
 
Titulli: Mos e festo vitin e ri !

Nje rracizem i semure. Pastaj jem fe e paqes :vape:
 
Titulli: Mos e festo vitin e ri !

Pervec bojkotimit te Vitit te Ri propozoj qe t'i vrasim edhe babadimrat.
 
Titulli: Mos e festo vitin e ri !

Cilat Janë “Festat E Fundvitit?”

Shkruan: mr. Ragmi Destani

Për çdo vit kur vie dhjetori dmth fundi i vitit, hasim nëpër të gjitha mediat tona shqiptare shprehjen FESTAT E FUNDVITIT.

Ajo që na shtyen të mendojmë mirë këtu dhe të shtrojmë një pyetje, Cilat janë këto festa?
Nëse është fjala për vitin e ri gregorian që e festojnë shumë popuj të botës , ajo është vetëm një festë, e jo festa, atëherë çfarë festa po na urojnë mediat?
Festat të cilat janë në fund të dhjetorit dhe në fillim të janarit, janë festa të fesë krishtere, kurse viti i ri, zbukurimi i bredhit, babadimri etj. janë festa pagane ku nuk i pranon as vetë krishterizmi si festa të tyre, por me që koincidojnë në kohë, me lindjen dhe jetën e Pejgamberit Isa a.s. janë futur në krishterizëm dhe festohen.
Ne e dimë mirë se shumica absolute e popullatës Shqiptare në Kosovë janë mysliman, në Shqipëri janë mbi 60 % kurse në luginë të Preshevës dhe Maqedoni janë 100 %.
Nëse themi se po i urojmë krishterëve festën e tyre, atëherë kjo sipas shumicës së dijetarëve lejohet, por këtë duhet ta precizojmë, se po i urojmë ata.
Mirëpo nëse urohet në përgjithësi,, atëherë nuk është në rregull që ta shprehim urimin në mënyrë të përgjithshme, sepse në asnjë mënyrë nuk lejohet që ti thuhet myslimanit urime festa e fesë së huaj.
Kjo i bie sikur ti thuash nja Amerikani ose Europiani urime festa e flamurit kombëtar Shqipëtar. Dmth ska asnjë kuptim.
Pra shprehja urime“ festat e fundvitit“, nuk është me vend, duhet të precizohet, e nëse e përdorin myslimanët në mes tyre, atëherë kalon në mëkat, e bile mund të shpien edhe në shirk.
اështja e dytë këtu është: të festuarit e këtyre festave, ose më saktë festimi i vitit të ri.
Mungesa e njohurive shpesh na shtyen që të bëjmë veprime të gabueshme. Shejtani këtë padituri e shfrytezon më së shumti te këta njerëz, kurse te njerëzit e ditur ndikon vetëm duke u përvjedhur.
Nëse këto veprime bëhen me vetëdije dhe bindje, atëherë mund të na kushtojnë me iman,
e askush prej nesh nuk është i gatshëm të rrezikojë me iman duke e humbur jetën e përjetshme në llogari të një çasti ose për një festë të huaj.
Për të rrezikuar kështu duhet të jeshë:
Ose trim i madh ose injorant i madh,, e ne nuk e pëlqejmë asnjërën.
Ndalesa e festimit të vitit të ri arsyetohet në dy kënde:
1. Këndi i besimit – sepse ka bazë fetare jo islame, e cila ndërhyn direkt në çështje të gabueshme rreth Zotit.
2. Organizimi i kësaj feste bëhet me mëkate nga më të ndryshmet si alkooli, bashkimi i dy gjinive, prostitucioni, shpenzime të mëdha të panevojshme etj.
اështja e tretë: Organizimi i ‘party’ për vitin e ri duke i emërtuar me emërtime të ndryshme, si christmas party, ose new year party etj.
Organizimi i ‘party’ në mënyrën se si bëhet nëpër lokale të ndryshme, është absolutisht e pajustifikueshme dhe plotësisht haram e ndaluar.
Sepse është festë pagane ( ose krishtere) me bazë fetare, e që nëse marrim pjesë me vetëdije dhe bindje atëherë bëjmë mëkat, dhe mund të vie deri te dëmtimi i imanit tonë.
Pastaj ato bëhen me bashkimin e dy gjinive me veshjet ekstravagande dhe me vallëzime të cilat aspak nuk janë morale, pastaj përdorimi i alkoolit, prostitucioni, e deri te aksidentet që mund të kushtojnë edhe me jetë etj.
Këto party, organizohen për përfitime parsonale nga pronarët e lokaleve të cilët po e shfrytëzojnë rininë dhe moshën e tyre, ku shumica janë të shkollave të mesme ( pra – 18 vjet), duke manipuluar me ta me këngëtarë dhe valltare të ndryshme.
Pra, po përfitojnë nga adoleshentët ku ky keqpërdorim është i ndaluar edhe me ligj.
Feja islame ka toleruar aq shumë sa që kërkuesit të diturisë – nxënësit dhe studentit – i ka lejuar që tu jipet zekati dhe sadekatul fitri që ata të vazhdojnë shkollimin e tyre,,
kurse këta zotërinj po ua marrin atyre këto para, duke manipuluar me moshën e tyre.
Të gjithë pjesmarrësit e këtyre party, do të japin llogari serioze te Zoti, kurse pronarët e lokaleve dhe organizatorët e këtyre party, të mjerët ata se çfarë fitimi po bëjnë dhe me çfarë fitimi po i ushqejnë familjet e tyre. Ata gjithashtu do të marrin edhe mëkatin e të gjithë pjesmarrësve sepse ata janë shkaktarët e këtyre organizimeve.
Për këto arsye, i bëjmë thirrje të gjithë të rinjëve që ta zotërojnë mendjen e tyre dhe ti bojkotojnë këto ftesa të mbrapshta të djallit, dhe të shpëtojnë nga pasojat e papërballushme që sjell kjo pjesmarrje.
Mos lejoni që gjithkush të luan dhe manipulon me mendjen tuaj të kthjellët të cilën Zoti ju ka pajisur me të që të kontriboni për veten tuaj, për familjet tuaja dhe për kombin tuaj.
Zoti për neve në Kuran ka thënë “ Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për të mirë, të ndaloni nga veprat e këqia dhe të besoni Allahun…” (Kuran Aali imran 110.)
Allahu xh.sh. ka mendim të mirë për ju se do të jeni ata që rregullojnë dhe përparojnë, e jo ata të cilët ndikohen nga ftesat e djallit, për të humbur gjithë këtë autoritet dhe këtë mendim të mirë të Zotit për ju, vetëm për të kënaqur veten për vetëm një çast ose një festë.
Mesazhi për fund është:
1. Të jemi të vetëdijshëm dhe të mos manipulohemi nga askush.
2. Të ruajmë veten dhe familjet tona nga rreziqet e kësaj bote dhe
nga hidhërimi i Zotit.
3. Mos rrezikoni me imanin tuaj, sepse të luash me iman, është e
rrezikshme dhe kushton shumë.
4. Mos fitoni nga harami që të mos i ushqeni familjet tuaja me haram.
5. Mos i shpenzoni paratë tuaja duke blerë xhehenemin dhe
Shidhërimin e Zotit.
6. Mos u bëni shkaktarë të mëkateve të të tjerëve.
7. Keni frikën e Zotit, dhe kujtoni se një ditë do të jepni llogari para Tij.
 
Titulli: Mos e festo vitin e ri !

Cdo fe ka festat e veta. Kjo s'eshte feste e jona, madje as e te krishtereve. Duke imituar te tjeret, sot gjen pak njerez te devotshem te feve tjera, sepse jane bere besimtar fallco, me bindje dhe besime mixed. Gjynah qe sot shume se dine as pse jetojne, as cilit besim i perkasin, duke u munduar te shiten tolerant.
 
Titulli: Mos e festo vitin e ri !

Po mire mo , mos e festoni .
Nuk me ben pershtypje nese e feston apo jo , por tingellon shume keq thirrja per te mos festuar .
Ku qendron mekati nqs feston nje fest qe nuk eshte e jotja !!!
Njeriu duhet te jete i prirur te festoj , pse jo e gjithe jeta te jete fest !
Thirrje te tilla per te mos bere si te tjeret , per mendimin tim jan te shemtuara dhe te rezikshme .
Ne duhet te gjejme te gjithe se bashku ide dhe menyra per tu bashkuar , per te ndertuar te ardhmen me te
mie se bashku dhe jo per tu ndare . Nejse , beni si te doni o njerz te mire !
 
Titulli: Mos e festo vitin e ri !

Ku qendron mekati nqs feston nje fest qe nuk eshte e jotja !!!

Mekati qendron tek imitimi i besimeve tjera, ne kete rast, ne festa. Ketu eshte qellimi i thirrjes, dhe ne si musliman, jemi te porositur nga Zoti, dhe nga Profeti Muhammed a.s. qe t'therrasim per te mire dhe te ndalojme nga e keqja.
Mos valle festohet Bajrami neper xhamia e shtepia nga te krishteret apo cifutet ?

Ne duhet te gjejme te gjithe se bashku ide dhe menyra per tu bashkuar

Besoj qe nuk jane vetem festat ato qe i bashkojne besimtaret e feve te ndryshme. Ne Spanjen Islame, 800 vite se bashku jetuan ne harmoni dhe paqe s'bashku muslimanet, te krishteret dhe cifutet, madje pa festuar festat e njeri-tjetrit.
 
Titulli: Mos e festo vitin e ri !

Viti i ri festohet si fundi i kalendarit te vitit dhe fillimi i vitit te ri. Ska lidhje fetare kjo feste Lol
Por thirrja islame qe te mos festojne, eshte qe te mos behet sic bejne jo myslimanet. Keshtu i nenshtrohen totalisht vetem ideologjie fetare islame.
Si komunistet qe ndalonin floket e gjate meshkujve, apo pantallonat me xhepa pas e te gjere apo te ngusht ne fund (+-24 cm). Te mos degjohej muzike e tv te huaj. Te gjitha keta se jane shenja degjenerimi perendimor.

Me fundin e komunizmit dihet si shperthyen njerzit duke ju drejtuar perendimit.
Pak e nga pak po i vjen fundi edhe ketyre ndalesave prej idioti, qe te kufizojne edhe nje buzeqeshje nqs nuk i riferohet allahut.
 
Titulli: Mos e festo vitin e ri !

Viti i Ri nuk eshte nje feste fetare, nuk i perket asnje besimi, eshte nje feste `e sajuar` komerciale, eshte shitje, te ardhura dhe s`ka te beje fare as me traditen.Eshte nje feste relativisht e re.Une jam kunder festimit por jo sepse ma ndalon feja apo ky, ai, ajo, ata apo ato.Jam kunder sepse une Vitin e Ri e bej kur te dua une pa pritur 31 dhjetorin, ashtu si 14 shkurtin e bej kur te dua une.Cdo manipulim fetar qe mund ti behet Vitit te Ri per mua nuk eshte serioz!
 
Titulli: Mos e festo vitin e ri !

Keshtu i nenshtrohen totalisht vetem ideologjie fetare islame.

Perderisa te tjeret i nenshtrohen epshit te tyre, ne i nenshtrohemi Allahut. S'ka gje me te bukur. Kjo eshte jeta e besimtareve, jo jeta e atyre qe jane rober te epshit.

Zotit i afrohet njeriu me vepra te mira, jo duke imituar popujt dhe besimet e te tjereve, duke u dehur e bere vepra te ulta si me qene nje kafshe me lekure te njeriut :plazh:
 
Titulli: Mos e festo vitin e ri !

Njeherit cuditem se sdin cfare festojn....Vitin e ri, por me bredh,e babagjyshe, i kane perzi keto festat ketu lemsh...mesadi une, keto te fundit jane pjese e Krishtlindjeve...edhe kete se kuptoj, pasi eshte ne shumes, e Krishti eshte nje...keshtuqe mire eshte ate nate te bie, te pushoj, e te jesha e fresket per diten e neserme, pasi kemi bore, jam ne pushim, dhe te loze me femijet...Secili le te veproj si mendon se eshte e drejt...ska asgje te keqe qe hoxha mundohet te tregoj se muslimanit nuk i takon te festoj, por nese "muslimani" deshiron ta festoj, le te vazhdoj, se pasoj edhe shume festa tjera pastaj....ka bolle per te festuar
 
Titulli: Mos e festo vitin e ri !

Fest komercjale kaq eshte viti i ri .
 
Titulli: Mos e festo vitin e ri !

Mire mo mire, mos festoni. Po na lini rehat bredhin e babadimrin lol

bab_zpsa9a8994b.png
 

Attachments

  • bab_zpsa9a8994b.png
    bab_zpsa9a8994b.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • bab_zpsa9a8994b.png
    bab_zpsa9a8994b.png
    6.9 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top