Monitorimi i zgjedhjeve vendore

WxP

Staf në FV.AL
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u takua paradite me përfaqësuesit e vëzhguesve të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, të cilët janë pjesë e monitoruesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve më 8 maj.
Duke shprehur bindjen e saj dhe të mazhorancës që përfaqëson se “zgjedhjet e lira, të ndershme dhe të paqta janë më të rëndësishme se rezultati i tyre”, kryetarja e Kuvendit siguroi vëzhguesit për angazhimin maksimal të të gjitha institucioneve për arritjen e standardeve më të mira europiane.

Në këtë aspekt, sipas zonjës Topalli, rol kryesor ka infrastruktura zgjedhore e standardeve të larta, regjistri elektronik i votuesve, listat transparente të zgjedhësve, si dhe kartat e identitetit të sigurisë së lartë, më të cilat janë të pajisur 2.7 milionë zgjedhës.

Duke theksuar rëndësinë e transparencës që sigurojnë vëzhguesit, kryetarja e Kuvendit shprehu vlerësim maksimal për sistemin e numërimit të votave, si një sistem që pavarësisht kohës që merr në dispozicion siguron një numërim transparent dhe siguri të lartë

Top-Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top