sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Moda e flokëve, vjeshtë
Ja cilat janë prerjet perfekte për sezonin e ri ....
stil
Flokë të gjatë, të dendur dhe prerje të rregullta. Sezoni i ardhshëm sjell në modë flokët e bukura dhe prezanton gruan superfemërore. Po ngjyrat? Të ngrohta dhe sa më natyrore. Një ndryshim i ri të bën të ndihesh më e bukur, ndoshta diçka më shumë edhe në shoqëri, sepse bukuria është gjithmonë e më shumë e lidhur me vlerën e një personi dhe sidomos me flokët.
stil
Nëse janë të parregullt, krijojnë një gjendje jo të mirë psikologjike dhe janë kategorikisht fajtorë, "sepse me të gjitha produktet që ekzistojnë në treg, të mos i kurosh është shenjë mospërfilljeje". Megjithatë, në këtë sezon i thuhet "Jo" ekstremizmit në modë, po ashtu edhe modelit të tij. Kështu shprehet pjesa më e madhe e stilistëve të famshëm të flokëve: "Flokë voluminozë, të gjatë, që zbukurojnë fytyrën e të japin një pamje më tërheqëse".
stil
Surreale dhe të stilit rrok, por mbi të gjitha edhe femra të thjeshta, kjo është moda që propozojnë stilistët. Praktikisht stili duhet të jetë me hapin e kohës, me ekzistencën e një femre që punon, e cila në më të shumtën e kohës është e detyruar të jetë jashtë shtëpisë apo zyrës e në këtë mënyrë zgjidhja më e mirë do të ishte një prerje apo stilim i thjeshtë.
"Në të kaluarën, teknika e prerjes e mbante kokën të ulur poshtë, për të siguruar kështu një rezultat të mirë dhe pa gabime. Ndërsa në prerjet e këtij sezoni kërkohet t‘i jepet elegancë pamjes me një linjë më grafike, që u jep gjallëri flokëve. "Ka dy mënyra për ta siguruar këtë efekt: duke e mbajtur të paprekur gjatësinë, ose duke krijuar dy shtresa, pothuajse si të ishte një prerje e dyfishtë", saktëson një tjetër stilist, i cili mendon se një femër me flokë të prerë do të ngjallte më shumë interes te njerëzit. Por nuk është vetëm prerja ajo që i jep bukurinë femrës. Sigurisht, me ndihmën e një ngjyre të bukur ajo do të ngjajë edhe më rrezatuese. Për këtë sezon ngjyrat e propozuara janë ato origjinale dhe të çelura. Për shumë femra flokët pasqyrojnë një stil e personalitet të fortë femëror.
"Nuk mendoj se ekzistojnë këshilla të vlefshme për çdo femër në veçanti. Për mua është e rëndësishme që ato të ndihen të bukura, elegante dhe flokët të jenë gjithnjë në shërbim të tyre. Por gjithsesi janë disa rregulla të vogla, shumë të rëndësishme, të patolerueshme, që jo gjithmonë femrat i vënë në përdorim. Kështu, për shembull, prerja e flokëve është këshilla më e mirë për sezonin e ardhshëm. Stili i ri do të jetë me flokë të lëshuar dhe të gjatë, ndërkohë që për raste të veçanta mund edhe të jenë të mbledhura në formë topuzi pas koke. Nga një prerje e thjeshtë dhe veçanërisht moderne, te një moderne. Kështu paraqitja bëhet edhe më tërheqëse. Janë të pranueshme edhe kapjet, për të evituar problemet që mund të krijohen nga vetëstilimi. Evitoni sa të mundeni ngjyrat e ndezura, të verdhën dhe të zezën. Ato skllavërojnë më shumë paraqitjen tuaj dhe janë absolutisht jashtë mode", është shprehur stilisti.
Dhe në fund, duke parë që çdo modë është gjithnjë kundër një tendence, ja dhe disa këshilla të vogla, që sigurisht do t‘ju nevojiten. Eksperimentohen më shumë prerjet e shkurtra, esenciale, si legjendarja Coco (Chanel). "Prerja shkurt ‘tipizon‘ një person dhe është si një lloj distinktivi". Një faktor shumë i rëndësishëm mbetet ngjyra, e cila asnjëherë nuk duhet të jetë tepruar. ثshtë mirë që të përdoret me kujdes, për të mos errësuar kontrastin e fytyrës. Të gjitha këto janë kundër një globalizimi skllavërues dhe prerjet duhet të jenë sa më personale, që çdo femër të mund të adaptojë karakterin dhe personalitetin e saj, qoftë edhe nëpërmjet flokëve.
Dhe pikërisht nëpërmjet flokëve testi i ri që është hedhur në treg na lejon të zbulojmë edhe çrregullime të mundshme në ushqimin e njerëzve. Duhet të bëni kujdes në trajtimin e tyre me shumë delikatesë dhe t‘u dedikoni kurat më të mira. Flokët e gjatë, të djegur dhe me një ngjyrë "të vdekur", të bëjnë të humbasësh shkëlqimin e fytyrës. Moda e re e këtij sezoni për flokët do të jetë thjeshtë dhe shumë krijuese në të njëjtën kohë. Cdodite