Mjete filmike në qendrat e votimit, përplaset PS dhe PD

WxP

Staf në FV.AL
TIRANث- Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë përplasur në deklarata katër orë pas çeljes së votimeve në Shqipëri. Partia Socialsiste deklaroi më parë se vëzhguesit e tyre kanë mjete digjitale që filmojnë çdo gjë që ndodh në qendrat e votimit. Ndërkohë pak minuta më parë Partia Demokratike deklaroi se këto mjete janë të jashtëligjshme dhe po përdoren për të blerë voten e qytetarëve

PD - Majlinda Bregu:

"Jemi njoftuar se proçesi ka nisur normalisht me përjashtim të disa qendrave të votimit ku janë vonuar komisionerët. Nga gjitha deklaratat e bëra deri tani nga PS duhet të dini se nuk janë asgjë tjetër veç intimidim. Marr shkas nga incidenti që raportoi Sajmir Tahiri në qendrën nr. 1862. Sajmir Tahiri, eksponent i shërbimit sekret i politikës së re nuk bën asgjë tjetër veçse përpiqet të blejë dhe të spiunojë votën e lirë me mjetet e teknologjisë së lartë që proklamoi Kastriot Islami.

Spilolapsi që iu sekuestrua Tahirit është një aparat fotografik dhe USB. (Ajo e demostron para kamerave te medias). Ai iu jepet qytetarëve qe janë duke votuar. Kush pranon këtë marrëveshje, fotografon votën me këtë stilolas dhe i dorëzohet personit të PS pas votimit. Në këtë mënyrë regjistrohen afro 150 foto-vota vetem nga nje spilolaps që automatikisht kalojnë në USB që ka po ky mjet.
Këto lloj mekanizmat nuk do të lejohen në asnjë qendër votimi nga ata që i ka zënë paniku i humbjes", tha Bregu.
PS- Kastriot Islami

"Nëpërmjet mekanizmave moderne do monitorohen veprimet e paligjshme dhe kërcenimet që mund të marrin qyetetaret. Edhe në mjediset rrotull qendrave të votimit janë marrë masat për monitorimin e zgjedhjeve. Po kështu do monitorohen të gjitha lëvizjet e makinave pa targa ose me targa te dyshimta qe mund te interferojne ne procesin zgjedhor", shprehet Islami.
Ne vijim, ai ka bërë thirrje që të shmanget votimi në emër të emigranteve dhe shtoi se PS po monitoron me rreptësi rastet e emrave të dubluar. "Po kështu, në të gjitha rastet do kemi parasysh një organizim të plote te PS-se në tre nivele që janë niveli mediatik, ndërsa organizimi i dytë informativ lidhet me një organizim piramidal duke filluar nga selia këtu dhe në të gjithe qarqet për problemet me zgjedhjet. "Gjithashtu kemi një sistem online me të gjitha qendrat e votimit për informacione dhe anliza. Gjithçka është nën kontroll shkoni votoni të sigurte, pasi vota juaj do jete e lire dhe e garantuar plotesisht", u shpreh Islami, i cili pranoi se aktualisht ka probleme ne disa qendra per shkak te mungeses se bazes materiale.
SHEKULLI.com.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top