Mjekët zbulojnë ngjashmërinë e maqedonasve me serbët dhe bullgarët

ShkodranNe

Dwell in possibility
adn1.jpg


Televizioni privat maqedonas “Kanal 5”, i afërt me Qeverinë e kryeministrit Gruevski, njofton se sipas një kërkimi gjashtëvjeçar, të bërë nga Instituti maqedonas i Mjekësisë Ligjore, kodet e padukshme të ADN-së dëshmojnë se maqedonasit kanë më shumë ngjashmëri me bullgarët dhe serbët, kurse popullsia shqiptare e Kosovës ka më pak ngjashmëri me të tjerët,- njofton ky televizion maqedonas:

“Kërkimet kanë për qëllim përgatitjen e bazës së të dhënave nga analizat e ADN-së në hapësirë me qëllim që të ketë të dhëna të verifikuara për gjurmë biologjike. ثshtë shfrytëzuar teknologji e sofistikuar më bashkëkohore kompjuterike për krahasimin e të dhënave të fituara nga Maqedonia, Serbia, Bosnjë e Hercegovina, Bullgaria, Kosova dhe Kroacia. Kemi zhvilluar dy tipe të hulmtimeve: njëri përmes paraqitjes së kromozomit Y që bartet nga babai, respektivisht nga ana e mashkullit. Tipi i dytë i hulmtimit është analiza e lokuseve nga profili i ADN-së,”- shpjegon dr Zlatko Jaqovski nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe shton: “Analizat e këtyre të dhënave treguan se popullsia e Maqedonisë ka profil më të ngjashëm të DNK-së me popullsinë e Bullgarisë dhe të Serbisë. Popullsia e Kroacisë ka profil më të ngjashëm me popullsinë boshnjake dhe serbe. Shqiptarët, përkatësisht popullsia e Kosovës formon një degë të veçantë, respektivishtkanë më pak ngjashmëri me grupet e tjera”.

Sipas tij, të dhënat janë marrë nga i gjithë Ballkani. Grekët kanë refuzuar pjesëmartrjen në projekt për të cilin vendet e tjera i kanë dërguar analizat e tyre të ADN-së të viktimave të vrasjeve ose të aksidenteve.

Doktor Jaqovski shpjegon se me këtë rast është shfrytëzuar metoda e identifikimit të viktimave nga fatkeqësia ajrore në të cilët para disa vjetësh humbi jetën presidenti maqedonas Boris Trajkovski, metodë kjo që përdoret edhe gjatë zbulimit të atësisë në Kosovë, Kroaci ose Serbi. Studimi, sipas tij, do të jetë ndihmesë edhe në luftën e përditshme kundër kriminalitetit, por edhe për zbulimin e identitetit të viktimave.

Megjithëse autorët thonë se studimi ka pretendime kryekëput shkencore, vëzhguesit e kësaj fushe në Shkup rikujtojnë se hulumtimet sikur vënë në pikëpyetje pretendimet e qarqeve proqeveritare maqedonase sipas të cilëve maqedonasit nuk janë sllavë, por “maqedonas të vjetër, pasardhës të Aleksandrit të Madh”.//kohaditore.com//
 
Titulli: Mjekët zbulojnë ngjashmërinë e maqedonasve me serbët dhe bullgarët

Maqedonia popullsi e perzier eshte mos gaboj ,priten keto ngjashmeri gjithsesi .
 
Titulli: Mjekët zbulojnë ngjashmërinë e maqedonasve me serbët dhe bullgarët

Sinqerisht ballkani vetem rraca te pasterta nuk ka
 
Pe: Mjekët zbulojnë ngjashmërinë e maqedonasve me serbët dhe bullgarët

I gjith ballkani esht i perzjer me shum rraca asnje vend nuk e ka rracen te paster...
 
Pe: Mjekët zbulojnë ngjashmërinë e maqedonasve me serbët dhe bullgarët

Kot dhe keta,gjoja ca po shpikin....
 
Pe: Mjekët zbulojnë ngjashmërinë e maqedonasve me serbët dhe bullgarët

Ne fakt sllavet jane popull i ngulur ne trojet e vjetra te ballkanit,kshuqe nje analize e tille nuk ishte aspak e nevojshme.
Dihet qe rraca maqedonase nuk eshte me nje rrace arjane, gjat shekujve e mijevjecareve kane ndryshuar edhe gjenetikisht per shkak te perzierjes.
 
Titulli: Pe: Mjekët zbulojnë ngjashmërinë e maqedonasve me serbët dhe bullgarët

Ne fakt sllavet jane popull i ngulur ne trojet e vjetra te ballkanit,kshuqe nje analize e tille nuk ishte aspak e nevojshme.
Dihet qe rraca maqedonase nuk eshte me nje rrace arjane, gjat shekujve e mijevjecareve kane ndryshuar edhe gjenetikisht per shkak te perzierjes.
ShkodranNE tek ne rrjedh rraca e paster arjane ee??? LOL LOL
 
Titulli: Mjekët zbulojnë ngjashmërinë e maqedonasve me serbët dhe bullgarët

Se maqedonasit (komb i perfituar nga perzierjet e ndryshme) jane me ADN te ngjashme me Bullgaret, nuk don asnje diskutim dhe vet gjuha, kultura, besimi jane pro bullgar. Qe kane ngjashmeri me serbet, nuk eshte nga baza e tyre gjenetike, por nga perzierjet qe kane ndodhur (se bashku me dyndjet e serbeve) nga koha e ish Jugosllavise. Shqiptaret pa dyshim qe s'kane si te kene ngjashmeri me bullgaret, serbet apo boshnjaket, sepse jane race e paperzier (se paku deri ne kohen qe len gjurme gjenetike). Kjo eshte edhe aresyeja pse Bullgaret nuk pajtohen me kombin maqedon, sepse ata i quajn te tyre (qe edhe ky fakt e deshmon, pra bullgar) sikur qe e konteston Greqia emrin e shtetit (Maqedonia) sepse pjesa nga kufiri me maqedonin deri ne Selanik quhet Makedonia. E gjitha qe mund te thuhet per maqedonet eshte- komb inekzistent (prodhim i perzierjeve te llojllojshme gjenetike).
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top