Mjekesia Profetike

Kresha

A pretty face can never trick me
Habe Seude (Kokrra e zezë)

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) thotë: Se i Dërguari i Allahut Muhammedi (Paqja dhe Mëshira e Allahut qoftë mbi te) ka thënë:

"Përdorni rregullisht këtë farë të zezë,(Habe Seude) sepse ajo përmban në vete ilaç për çdo sëmundje përveç vdekjes". (Bukariu, 10/121; Muslimi, 2215)

Vaji Habe Seude është antibiotik kundër viruseve dhe mikrobeve dhe gjithashtu gjëndet në të një lëndë antikancer e cila quhet karotinë dhe në të ka disa hormone të cilat ndihmojnë në rritjen e fuqisë seksuale dhe janë aktivizuese. Përdorimi i këtij vaji sjell urinimin e shpeshtë gjë që ka të bëjë me pastrimin e sekrecioneve. Gjithashtu përdoret për të trajtuar gjëndje të lëkurës si ekzemën dhe qelbëzimet si dhe për të trajtuar siptomat e ftohjes. Vaji Habe Seude përmban enzima që ndihmojnë në tretjen e ushqimit. Në të gjenden qetësues dhe stimulant të cilat aktivizojnë funksionin e mëlçisë, është i dobishëm për sëmundjet e kraharorit, të stirilitetit dhe rregullues për trupin. Vaji Habe Seude përmban elemente vepruese me dobi të shumta, në të gjendet: Fosfat, Hekur, Fosfor, Karbohidrate dhe antibotikë shumë të fortë kundër çdo lloj mikrobi. Tani është zbulur se vaji Habe Seude rrit imunitetin e trupit dhe kjo i jep mundësi trupit të luftojë sëmundjet.

Vaji Habe Seude është antibiotik kundër viruseve dhe mikrobeve dhe gjithashtu gjendet në të një lëndë antikancer e cila quhet karotinë dhe në të ka disa hormone të cilat ndihmojnë në rritjen e fuqisë seksuale dhe janë aktivizuese. Përdorimi i këtij vaji sjell urinimin e shpeshtë gjë që ka të bëjë me pastrimin e sekrecioneve. Gjithashtu përdoret për të trajtuar gjëndje të lëkurës si ekzemën dhe qelbëzimet si dhe për të trajtuar siptomat e ftohjes. Vaji Habe Seude përmban enzima që ndihmojnë në tretjen e ushqimit. Në të gjenden qetësues dhe stimulant të cilat aktivizojnë funksionin e mëlçisë, është i dobishëm për sëmundjet e kraharorit, të stirilitetit dhe rregullues për trupin. Vaji Habe Seude përmban elemente vepruese me dobi të shumta, në të gjendet: Fosfat, Hekur, Fosfor, Karbohidrate dhe antibotikë shumë të fortë kundër çdo lloj mikrobi. Tani është zbuluar se vaji Habe Seude rrit imunitetin e trupit dhe kjo i jep mundësi trupit të luftojë sëmundjet.

Analizat laboratorike


Vaji i kokrrës së zezë (Nigella Sativa), përmban përqindje të lartë aminoacidesh [linoleik acid], acid ky me veti të transformuara si më poshtë:

- Ndihmon sistemin imunitar dhe rrit kapacitetin e rezistencës ndaj dhimbjeve, - ndihmon në uljen e kolesterolit në gjak nëpërmjet sekretimit të tij me jashtëqitje si dhe me rrugë të rishpërndarjes nga gjaku tek indet.
- rrit efektivitetin e fibrinit dhe ndërton qeliza të shëndosha nervore - shton spermatozoitët.
- rrit fuqinë e tyre si dhe kohëzgjatjen e koagulimit [mpikjes].
- mban në mënyrë konstante imunitetin e lëkurës - është mjet i rëndësishëm për të ndërtuar yndyrën e qelizave nervore,
- përdoret si ushqyes plotësues dhe mbështëtës natyral për sistemin imunopneumatik dhe si trajtues natyral për shumë sëmundje veçanërisht të atyre që vijnë si rrjedhojë e dobësimit të sistemit imunitar [hipodimenisë].
- ndihmon në tretjen të taijtjes së pamjaftueshme të tëmthit
- nxit taitjen e acidit urik - ndihmon funksionin e shpretkës që të punojë sa më mirë - ndihmon në shërimin e migrenës.
- ndihmon forcimin e vitalitetit të organizmit.
- është kundër rraskapitjes.
- përmirëson imunitetin e organizmit posaçërisht në gjëndjen e sëmundjes dhe ato rekovaleshente.
- është kundër kallove.
- përmirson tretjen dhe apetitin.
- ul temperaturën e trupit.
- është kundër diaresë [barkëqitjes].
- është kundër sëmundjeve bakteriale, rrajcore dhe virusale, menjanon dhimbjen e kokës [hipotenziv].
- është kundër gjakderdhjes [epistaksit dhe hemofiljes].
- është kundër sëmundjeve kancerogjene.
- mjekon sëmundjen e livirzës.
- pakëson nivelin e sheqerit në gjak.
- nxit taijtjen e qumështit tek gjidhënëset, rregullon hormonet e rritjes.
- ul kolesterolin në gjak etj.

Këto acide shpërbëhen në trup dhe japin këto efekte:

1. Prostaglandin PGE 1: përgjegjës për kontrollin e acarimeve dhe aktivizimin e qelizave imunitare T dhe B. Gjithashtu aktivizon punën e globilit imunitar IGE, pakëson sekretimin e Histaminës dhe të lëndëve që shkaktojnë alergji.

2. Prostaglandin PGE 2: luan rol vendimtar në kontrollimin e acarimeve pneumonale [në mushkëri] dhe përgjatë sistemit të frymarrjes. Ndihmon në trajtimin e asmës dhe bronkitit si dhe normalizon tensionin e gjakut.
Vaji i kokrrës së zezë është i pasur me vlera ushqyese që përmbajnë proteina dhe vlera minerale të ndryshme. Ky produkt nuk përmban gjëra të shtuara por është 100% natyral. Farat e farës së zezë {Habe Seude} të cilat janë të një cilësie të lartë janë kompresuar në laborator të ftohtë dhe sipas kushteve të sakta të të ushqyerit. Duke ruajtur të gjithë përbërësit e tij, pa ndryshuar strukturën e tij kimike.

Përdorimi

Ti o njeri që kërkon të gëzosh gjithnjë shëndet duhet të këmbngulësh në përdorimin e farës së zezë. Rëndësia e farës së zezë {Habe Seude} është e madhe e pikërisht për këtë duhet të bëhet shoqërues gjatë jetës tënde që të ruash shëndetin ashtu siç na ka porositur Profeti (Paqja dhe Mëshira e Allahut qoftë mbi të) i cili nuk flet nga mëndja e tij. Allahu thotë në Kur'anin Famëlartë:

"Dhe ai (Muhammedi) nuk flet nga mendja e tij. ثshtë vetëm Shpallje që i frymëzohet". (En-Nexhm: 3-4)

Doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë. Do të japi rezultat me ndihmën Allahut të Madhëruar sepse pa lejen e Allahut nuk ndodh asgjë në tokë dhe në qiej.
Ajo që çdo besimtar duhet të kuptojë është se ky ilaç nuk është gjë tjetër veçse një sebep (shkak) për të shëruar këto sëmundje sepse është Allahu i Madhëruar Ai që shëron.

Forcimi i mishrave të dhëmbëve

Shpërlarja e gojës me lëngun e farës së zezë të përzier me uthull ndihmon në forcimin e dhëmbëve dhe të mishit të dhëmbëve.

Në raste nervozizmi

Hedhja e disa pikave të këtij vaji në një filxhan me kafe qetëson sistemin nervor dhe ndihmon gjithashtu të sëmurët me kollë të keqe [kollë të thatë].
Kundër paralizëz faciale dh tetanozit
Thithja e avullit të vajit të vluar të farës së zezë, ndihmon kundër paralizës faciale dhe tetanozin dhe eliminon shkaktarët e saj.

Kolla dhe asma

Fërkoni me vajin e farës së zezë kraharorin dhe shpinën , pini 3 herë në ditë nga një lugë të vogël vaj të kokrrës se zezë (mëngjes drekë dhe darkë), gjithashtu hidhni dy lugë të vogla në ujë të vluar dhe thithni avullin e tij.

Këputja dhe dembelizmi

Një lugë të vogël vaj të kokrrës së zezë e shoqëruar me lëng portokalli, pihet për çdo ditë për 10 ditë rrjesht pas buke ne mëngjes dhe më pas do të shihni ndryshim në vete menjëherë.
Aktivizimi i memorjes dhe rritja e aftesisë për të kuptuar
Një lugë të vogël vaj të kokrrës së zezë e shoqëruar me 100 ml nenexhik të zier, pihet për çdo ditë pas buke në mëngjes për 10 ditë rrjesht.
Gurë në veshka, në tëmth dhe në kanalin e urinës
1/4 kg fara Habe Seude
1/4 kg mjalt Habe Seude
Bluhen mirë farat e zeza dhe përzihen me mjaltin e kokrrës së zezë [Habe Seude] dhe dy lugë nga kjo përzierje i hedhim në një gotë të mbushur përgjysëm më ujë të ngrohtë shoqëruar me një lugë të vogël vaj të kokrrës së zezë. Pihet esell për çdo ditë për një muaj rrjesht.

Të vjellat e shpeshta

Një lugë e vogël vaj të farës së zezë dhe një lugë e vogël karafil i bluar, hidhet në lëng nenexhiku të zier dhe pihet nga kjo përzierje tre herë në ditë në mëngjes, drekë dhe darkë pas buke. Doza këshillohet sa hërë që kemi të vjella të shpeshta.
Për tu mbrojtur nga çdo lloj sëmundje
Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë (mjalti është mirë të jetë i kokrrës së zezë, apo çdo lloj mjalti tjetër) Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë në mëngjes dhe darkë para buke.

Acarimi i lëkurës dhe fërkimi ndërmjet kofshëve


Lahet vëndi i acaruar me ujë dhe sapun. Pasi fshihet me ndonjë copë, fërkohet mirë me vajin e kokrrës së zezë në mbrëmje, dhe lihet ashtu deri në mëngjes.

Zemra dhe ngushtimi i damarëve të gjakut

Pihet vaji i farës së zezë me çdo lloj lëngu të ngrohtë [si çaj, qumësht etj] sepse shkrin yndyrat dhe zgjeron damarët. Kjo mënyrë këshillohet pas buke sa herë që ka ngushtim në damarët e gjakut.

Zbardhja e lëkurës (vende –vende në formë pullash)

Fërkohet vëndi i sëmurë më uthull molle (lëng molle i fermentuar) e më pas me vaj të kokrrës së zezë për çdo ditë për 15 ditë me radhë.

Reumatizma dhe dhëmbja e shpinës

Ngrohet një sasi e vajit Habe Seude e më pas mesazhohet fort në vëndin që ndihet dhimbje (fërkimi duhet të jëtë i fortë sikur fërkohet kocka dhe jo lëkura). Pihet një lugë e vogël e vajit Habe Seude tre herë në ditë (në mengjes drekë dhë darkë) për çdo ditë, për dy javë rrjesht.

Dhembja e kokës

Ngrohet vaji i farës së zezë pak dhe masazhohet koka [pasi janë njomur gishtat me vajin e vakët], duke filluar nga balli dhe duke zbritur anash fytyrës e duke përfunduar rrëzë veshëve. Pihet gjithashtu një lugë e vogël e vajit të farës së zezë në mëngjes esëll për tre ditë rrjesht.

Shërimi nga çdo lloj sëmundje në stomak dhe aciditeti

Pihet një lugë e vogël vaj të kokrrës së zezë në një gotë me qumësht të nxehtë pihet tre herë në ditë (në mengjes drekë dhë darkë)pas buke për 15 ditë me radhë..
Cdo lloj sëmundje tek femrat në lindje dhe për mbajtjen e fetusit (foshnjes në bark)
Një lugë e vogël vaj të kokrrës së zezë e përzier me pak janesun (lat.Pimpinella anisun) dhe një lugë të vogël mjalt të farës së zezë përzihen mirë të gjitha dhe kjo përzierje pihet pesë herë në ditë për 40 ditë me rradhë. Përzierja këshillohet pas buke apo pas ngrenjes së diçkaje.

Dobësi seksuale

200 gr fara të zeza të bluara përzihen me 50 gr vaj ulliri, plus 100 gr çimçakiz arab mashkull i bluar, plus 50 gr vaj xherxhiri, plus 50 gr vaj të farës së zezë, plus 20 gr mjaltë të farës së zezë, me pas përzihen të gjitha. Përdoren tre herë në ditë (në mengjes drekë dhë darkë), pas buke.

Rritja e imunitetit dhe vendosja e ekuilibrit psiqiko-tretës në trup

Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë ditë (ne mengjes drekë dhë darkë), pas buke për një muaj rrjesht.

Migrena

Lyhet pjesa në të cilën ndihet dhimbje dy herë në ditë, dhe më pas pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë (mjalti është mirë të jetë i kokrrës së zezë, apo çdo lloj mjalti tjetër). Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo dite derisa të ndiheni mirë.

Acarimet e mushkërive, kolla alergjike dhe gripi


Lyhet pjësa e kraharorit butësisht, dhe më pas pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo dite, derisa të ndiheni mirë.

Ulçeri peptik (ulçëri i stomakut)


Pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë (mjalti është mirë të jetë i kokrrës së zezë, apo çdo lloj mjalti tjetër). Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë përgjatë një periudhe tre mujore. Largoju përdorimit të frutave të tharta si: [limoni, portokalli i thartë etj]. Këshillohet masazh i lehtë nga jashtë me vajin e farës së zezë si dhe konsumimi i shegës bashkë më cipën e saj të brëndëshme.

Acarimet gjinekologjike

Në rast acarimesh të tilla, vaji përdoret nga jashtë derisa të vërehet përmirësimi dhe nuk këshillohet asnjëhërë pirja e tij nga femrat shtatëzëna. Gjatë shtatëzanisë vaji përdoret për ruajtje nga plasaritjet e lëkurës se gjoksit, të barkut dhe të kofshëve duke u lyer me të.

Plasjet acarimet kronike dhe alergjitë e lëkurës (myku, ekzema et).

Lyhet pjesa e acaruar dy herë në ditë, dhe pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë, derisa të ndiheni mirë.

Diabeti

Pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo dite, duke u shoqëruar me një gotë të zier të çajit të pelinit. Kjo dozë përdoret për diabetikët sa herë që kanë shqetësime ne rritjen e sheqerit në gjak

Ulja e kolesterolit në gjak

Pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë derisa të ndiheni mirë. Shmangu përdorimit të yndyrnave shtazore dhe përpiqu të ulësh peshën.

Impotenca

Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët duke u shoqëruar me pak lëng ftoi të egër, ambergris dhe vitaminë E. Kjo dozë pihet për çdo ditë në mëngjes pas buke për dy muaj rrjesht.

Hemoroide

Përzihet vaji i farës se zezë me vaj ulliri në të njëjtën masë dhe çdo ditë, pihen nga tre lugë të mëdha {në mëngjes, drekë dhe darkë} përgjatë një periudhë 10 ditore. Me këtë përzierje shpërlahet fyti para gjumit një hërë në tre ditë radhasi, dhe konsumohet per çdo ditë 3 kokrra fiq për gjatë një jave.

Guti (cerma, sëmundje që shkakton dhimbje në kyçe, nyje dhe kupat e gjurit)

Pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo dite derisa të ndiheni mirë, dhe konsumohet sa më shumë fiku i thatë.

Shërimi i shputës së këmbës dhe thonjtë


Pjesa e dëmtuar lyhet me vaj të farës së zezë dhe më pas pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo dite derisa të ndiheni mirë.

Mjekimi duke mos u thinjur para kohe

Fërkohen rrënjët e flokëve me lëng limoni, lihet kështu për 15 minuta, e pastaj lahet koka me sapunin e farës së zezë më pas fshihet koka dhe lyhet me vajin e farës së zëzë. Përsëritet ky veprim për disa javë.

Kolla e thatë

Një lugë çaji me vaj të farës së zezë hidhet në një filxhan kafeje dhe pihet kjo në mëngjes dhe darkë pas buke, përzihet 2 herë në ditë. Bëjini masazh gjoksit dhe shpinës me vajin e farës së zezë.

Sëmundjet e syve dhe mos shikimi mirë


Gjysmë ore para se të shkoni për të fjetur lyeni kapakët dhe lëkurën e syve me vaj të farës së zezë. Eshtë e preferueshme që njëkohësisht dhe me lyerje të pini dhe përzierjen e cila përbëhet nga një lugë çaji me vaj të farës së zezë në një gotë me lëng karote. Rezultatet do të duken që në muajin e parë.

Gripi dhe të zërit e hundës

Një pikë të farës së zezë e hedhim në shkopin me të cilin pastrohet veshi pastaj pastrohet brëndësia e hundës. Kjo ndihmon për ato të cilët vuajnë nga gripi dhe dhëmbja e kokës të shkaktuar nga të ftohti.

Dhëmbja e dhëmbit

Gjysëm luge me vaj të farës së zezë hidhet në një filxhan me ujë të nxehtë dhe me këtë përzierje shpërlahet goja, pastaj hidhet një pikë prej saj tek dhëmbi që ndihet dhimbje. Ky veprim e zbut në mënyrë efikase dhimbjen e dhëmbit.
Fara e zezë nuk është e dëmshme, dhe në mënyre efikase mund ta përdori çdo kush. Efektet e saj arrihen duke këmbëngulur në përdorimin e saj. Nëse merret ashtu siç këshillohet më lartë nuk do të shkaktojë kurrfarë irritimesh apo efekte ansore.
Ky vaj përmban ekuilibrin psiqiko-fizik te njeriut dhe shërben në rritjen e qelizave imunitare, vë në kontroll çdo lloj infksioni në trup dhe gjithashtu shton gjëndrat endoktine siç janë aktivizimi i pankreasit tek të moshuarit dhe normalizon gjëndjen psiqike dhe atë të mestrunacioneve.
Vërejtje: Doza për fëmijë është gjysma e dozëz së këshilluar të cilën e përmëndëm më lartë.

Vini re: Vaj i farës së zezë [Habe Seude] përdoret përr gratë shtatzëna vetëm për lyerje dhe nuk këshillohet pirja e tij, por këshillohet lyerja me të në pjesët e gjoksit, barkut kofshëve etj.

Vazhdon insha-Allah...
 
Titulli: Mjekesia Profetike

A dini gje ku mund te gjenden ky vaj ose keto farera ne Shqiperi, dhe nese po a ka emer tjeter apo jo.Faleminderit.
 
Titulli: Mjekesia Profetike

A dini gje ku mund te gjenden ky vaj ose keto farera ne Shqiperi, dhe nese po a ka emer tjeter apo jo.Faleminderit.

Njeshi, mendoj qe quhet ndryshe edhe fara e zeze ose ne gjuhen popullore qimoni i zi(karrabati), Caragati sativa, Nigella sativa/Gjethe thuepule.
 
Titulli: Mjekesia Profetike

Quhet edhe "qorokot me "c" te forte e qe nuk po e ve dot nga ky kompjuter. Pamjen e ka si susam vetem ngjyra eshte e zeze.
 
Titulli: Mjekesia Profetike

Vaj i Ullirit



Betohet Allahu ne Kur'an per ullirin. Dhe kur Zoti betohet per nje krijese tregon se ajo eshte e rendesishme dhe ka miresi te medhaja.

" Pasha fikun dhe ullirin!" (Sure Tin :1.)


Protagonist i padiskutueshëm i tavolinave tona, mik i ngushtë i çdo ushqimi, produkti më "fisnik" i ullirit që, ashtu si qumështi i nënës, me të drejtë meriton të quhet eliksir i jetëgjatësisë



Nëse do të flisnim për vajin e ullirit, sigurisht që në fillim do të na duhej të flisnim gjatë për ullirin, drurin e mrekullueshëm nga i cili përftohet ai. Jo më kot, në shkrimet e shenjta, në Kuran dhe në Bibël, ulliri përmendet si pemë e bekuar dhe e shenjtë për të gjithë popujt që jetonin në brigjet e detit Mesdhe, ndërsa që në kohët më të lashta kjo pemë ishte simbol i pjellorisë dhe i lavdisë. Ai dallohet nga frytdhënësit e tjerë për lashtësinë, jetëgjatësinë gati shekullore, për vlerat ushqimore e shëndetësore të pakrahasueshme. Pema e ullirit njihet si simbol i shpresës, i miqësisë dhe i jetës. Por dhurata më e çmuar e kësaj peme është "ilaçi natyror i artë" (vaji), i pazëvendësueshëm për shijen, dobinë për shëndetin, zemrën, artikulacionet, tretjen dhe lëkurën. Ka veti të mrekullueshme shëruese dhe ndikon në rritjen e fuqisë dhe energjisë së organizmit. Miku i padiskutueshëm i tavolinës dhe çdo ushqimi.

Eliksir i jetëgjatësisë

Studimet e ndryshme kanë treguar se vaji i ullirit luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen ndaj sëmundjeve. Ndër shekuj është protagonist i padiskutueshëm i dietave mesdhetare, duke ndikuar në uljen e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare e duke çuar në parandalimin e disa lloje tumoresh, sidomos atij të gjirit. Kështu, studiuesit në Spanjë dhe në ShBA gjetën se një prej përbërësve të vajit të ullirit ul pothuajse me 30 për qind nivelin e substancave që shkaktojnë kancerin e gjirit. Acidi oleik që gjendet tek ai ndalon veprimin e onkogjenit Her- 2/neu, që është origjinë e kancerit, duke ulur në mënyrë drastike rastet e tumorit në gji. Kjo është edhe arsyeja që gratë mesdhetare preken më pak nga ky lloj kanceri, në krahasim me ato të vendeve të tjera, në sajë të përdorimit të vajit të ullirit. Vitamina E që përmban ai ndihmon në parandalimin e dëmtimeve qelizore, që do të çonin në shfaqjen e kancerit, dhe në këtë aspekt janë duke u bërë studime të shumta. Meqenëse është i pasur edhe me yndyra të pangopura, ai eliminon ndjeshëm rrezikun për t‘u prekur nga sëmundjet e zemrës, pasi ul nivelin e kolesterolit të keq (LDL)-së që grumbullohet nëpër arterie. Po ashtu, dietologët dhe mjekët këshillojnë që, nëse dëshironi të keni një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, ky produkt fisnik i dalë nga ulliri duhet të jetë i pandashëm nga tavolinat tuaja. Që në lashtësi popujt rreth brigjeve të Mesdheut e kanë përdorur vajin e ullirit si balsam për zbutjen dhe rritjen e lagështisë së lëkurës së thatë, për shkëlqimin e flokëve, për masazh të muskujve, mbylljen e plagëve, parandalimin e rrudhave dhe për kurimin e pagjumësisë. Për më tepër, ky "ilaç" është i njohur për ndihmën që i jep zhvillimit të trurit dhe kockave si te fëmijët, ashtu edhe te të rriturit, duke ruajtur metabolizmin e tyre gjatë humbjes së kalciumit. Shumica nuk e dinë se vaji i ullirit nga përmbajtja yndyrore është i ngjashëm me qumështin e nënës. Për këtë arsye ai luan një rol të madh në zhvillimin e sistemit nervor të mesëm te fëmijët. Nga kohërat e lashta, vaji i ullirit është i njohur si ndihmues i bukurisë. Ai ndihmon te lëkura e thatë dhe i jep asaj shkëlqim. Thonjve dhe flokëve u jep fortësi dhe i ruan këta të fundit nga të thinjurit e parakohshëm. Këtë më së miri e vërteton edhe industria kozmetike, e cila në përbërjen e shumë preparateve kozmetike ka edhe vajin e ullirit, siç janë: sapunët, shampot, kremrat, losionet. Po ashtu, shumë maska bukurie e kanë të pazëvendësueshëm vajin e ullirit, që është një nga përbërësit kryesorë të tyre. Me pak fjalë, ushqim i mrekullueshëm nga çdo lloj këndvështrimi. Jo më kot është renditur mes ushqimit dhe medikamentit si ilaçi, që natyra na ka e falur pa na kërkuar asgjë në këmbim. Në shumë vende të botës është e detyrueshme që në etiketat e produkteve të shënohen efektet që kanë mbi shëndetin e njerëzve, por vaji i ullirit bën përjashtim. Industritë e ushqimit, në bashkëpunim edhe me organet shtetërore për kujdesen e konsumatorit, kanë menduar që në etiketën e tij është më mirë të shkruhet: "Dy lugë vaj ulliri në ditë, ju mbrojnë nga shumë sëmundje, por sidomos nga ato të zemrës. Mos e ndani nga tavolinat tuaja". Të gjitha këto "mirësi" që na vijnë nga përdorimi i tij, na bëjnë të mendojmë: Sa mirë që të gjitha sekretet e natyrës janë zbuluar nga shkenca!



Pak histori


Ndodhet prej më shumë se tetë mijë vjetësh në tavolinat tona




Pema legjendare e ullirit dhe vaji i nxjerrë nga "fruti" i saj e kanë shoqëruar prej mijëvjeçarësh historinë e njerëzimit. Rreth 8000 vjet më parë kjo bimë kultivohej në Lindjen e Mesme, por ka shumë mundësi që ndër të parët që janë marrë seriozisht me kultivimin e saj kanë qenë sirianët apo grekët. Në vazhdim, feniksit e shpërndanë kultivimin e kësaj bime në të gjitha brigjet e Mesdheut, nga Afrika në Evropën e Jugut. Me grekët, kultivimi i ullirit po shtohej gjithmonë e më shumë, por në të vërtetë ishin romakët që provuan të kultivonin në çdo territor të pushtuar këtë pemë, që ata e konsideronin të shenjtë. Në shumë raste romakët u urdhëronin popullsive të pushtuara pagimin e taksave, nëse donin të shfrytëzonin pemët e ullinjve.

Po ashtu, ishin pikërisht romakët që arritën të ndërtonin edhe mjetet e para për shtypjen e ullinjve, duke perfeksionuar gjithmonë e më shumë edhe teknikat e konservimit të vajit. Qysh nga fillimi i historisë, ulliri dhe frytet e tij kanë qenë të pranishëm në historinë e njerëzve, që nga ritet e shenjta e deri në jetën e përditshme. Edhe atëherë, vaji i ullirit, në fakt, përdorej jo vetëm për të pasuruar ushqimet, por edhe në masazhet në kozmetikë. Në poemat homerike vaji përdorej ekskluzivisht për pastërti dhe higjienë. Romakët antikë e klasifikonin vajin e ullirit në katër cilësi: "oleum ex albis ulivis" që vinte nga shtypja e ullinjve jeshilë, "oleum viride" që vinte nga ullinjtë e mbledhur në një stad më të avancuar pjekjeje (shumë të pjekur), "oleum caducum" nga ullinjtë e rënë përtokë dhe "oleum cibarium" që bëhej nga ullinjtë thuajse të krimbur, që ishin të destinuar për ushqyerjen e skllevërve. Në Romën e lashtë përdorej zakonisht nga mbretërit dhe familjet e pasura, që kishin mjetet e shumta për mbledhjen dhe shtypjen e ullinjve. Këto mjete janë gjetur nga arkeologët në gërmimet e ndryshme në zonën e Mesdheut. Po ashtu, citimet e ndryshme në Bibël dhe Kuran tregonin rëndësinë historike të këtij "fruti" në jetesën dhe punën e njerëzve. Edhe në prag të mijëvjeçarit të tretë, vaji i ullirit konsiderohet si një produkt plot misticizëm dhe mbi të gjitha si një përbërës i rëndësishëm në dietën e famshme mesdhetare, një modë ku shumë ekspertë çdo ditë arrijnë të nxjerrin në pah aspektet e mira për shëndetin. Sot, vaji i ullirit përdoret para së gjithash në kuzhinë, kryesisht ai "ekstra i virgjër", për t‘u dhënë shije sallatave, ushqimeve të ndryshme dhe për të konservuar perime të ndryshme. Aroma e mrekullueshme dhe vetitë magjike e bëjnë shumë të përshtatshëm edhe për gatime të ndryshme. Shija e vajit mund të variojë në varësi të varieteteve të ullinjve nga të cilët prodhohet, vendi i prodhimit, pjekja dhe mënyra e mbledhjes së tyre.




Vendet prodhuese

Prodhimi i vajit "ekstra të virgjër" përfshin kryesisht zonën e Mesdheut, që është edhe vendi i origjinës së tij. Këtu mund të përfshihen: Shqipëria, Kroacia, Egjipti, Algjeria, Bosnjë-Hercegovina, Franca, Jordania, Greqia, Irani, Libani, Libia, Maroku, Palestina, Portugalia, Siria, Sllovenia, Spanja, Tunizia, Turqia. Nuk duhet harruar të shtojmë këtu edhe vajrat që prodhohen në vende si Argjentina, Australia, Kalifornia, Kili dhe Afrika e Jugut



Ulliri është pa dyshim një bimë mjekësore e mrekullueshme. Bima dhe lëvozhga e ullirit përdoren me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës, temsionit të lartë të gjakut, temperaturat e larta etj.
Nëse vaji i ullirit përdoret si melhem për lyerje, forcon flokët dhe ndalon të thinjurit. Pirja e vajit të ullirit është i dobishën kundër helmimit. Ky vaj lehtëson dhimbjet në lukth dhe zorrë dhe mbyt parazitët në zorrë.
Ibn Omeri transmeton hadithin e njohur:

“Shërbehuni me vajin e ullirit dhe lyhuni me të, sepse ai përftohet nga druri i bekuar”

Allahu thotë në Kur’an:

“Dhe (krijuam) drunjësh që mbijnë në kodrën Sina e që japin vajra dhe mëlmësa për ngrënësit.” (Mu’minun, 20)

Nga Alkame ibn Amir na vjen hadithi vijues:

“اdo lloj ulliri është për ju, prandaj lyhuni me vaj ulliri, pini se vaji i ullirit ndihmon ata që kanë probleme me hemorroide.”

Pejgamberi (a.s.) këshillon pirjen e vajit të ullirit nga të sëmurët me pneoumoni. Ullinjtë e gjelbër kanë vlera të shumta ushqyese e gjithashtu forcojnë barkun dhe stimulojnë potencën seksuale. Ullinjtë e hidhur janë të mirë për trajtimin e djegjeve. Të përtypurit e gjetheve të ullirit ndihmon në rastet e inflamacionit të mukozës së gojës, herpesit, dermatitit buloz dhe kromës. اaji i përgatitur me gjethet e ullirit ul sasinë e sheqerit në gjak. Diabetikët këshillohen të hanë kokrra jeshile ulliri, të cilat ulin etjen që shkakton diabeti.
Vaji i ullirit ndihmon në sëmundjet e mëlçisë dhe në eleminimin e gurëve të fshikëzës së tëmthit dhe gurëve të veshkave.
Nga pomadat dhe preparatet e tjera që përgatien me vajin e ullirit mjekohen plagë të ndryshme, djegje të lëkurës, duke ndhuar në ripërtëritjen e indeve të dëmtuara.

Nese vaji i ullirt i fryhet leximi i ajteve te magjise dhe syrit dhe me te lyhesh dhe pi nga luge ne dite sherben edhe per sherimin e ketyre te fundit.E mire eshte qe vajit ti kendohen dhe keto ajete kuranore.

Betohet Allahu.

"Pasha fikun dhe ullirin!" (Sure Tin :1.)


" All-llahu është dritë (ndriçues, udhëzues) i qiejve e i tokës. Shembulli i dritës së Tij i gjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërus e që ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet as i lidjes e as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajse edhe pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. All-llahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai. All-llahu sjell shembuj për njerëzit. All-llahu çdo gjë di shumë mirë."


" Dhe (krijuam) trupa drunjsh që mbijnë në kodrën Sina e që japin vajëra dhe mëlmesa për ngrënësit." (23:20.)

" E kur të çahet qielli e bëhet kuq si vaji i shkrirë55:38. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
(Rrahman :37)


55:39. Atë ditë nuk pyetet për mëkatin e tij, as njeriu as xhini.
55:40. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:41. Kriminelët njihen me tiparet e tyre, andaj me rrëmbim kapen për flokë dhe për këmbët e tyre.
55:42. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:43. Ja, ky është xhehennemi, të cilin kriminelët e mohonin.
55:44. Ata do të sillen vërdallë ndërmjet atij (zjarrit) dhe ujit të vluar deri në kulminacion.
 
Titulli: Mjekesia Profetike

Rregullimi i peristaltikes
(i punes se zorreve)


Perparesite e mjaltit


Buhariu ne Sahihun e vet e shenon hadithin e treguar nga Ebu Seid el-Hudri, ku thote se nje njeri kishte shkuar tek Muhammedi (a.s.) dhe i kishte thene qe i vellai ankohej se zorret nuk i punojne mire. I Derguari i All-llahut , Muhammedi (a.s.), e porositit:

" Duhet te pije mjalte. Njeriu kishte shkuar perseri dhe i kishte thene: I dhashe te pije mjalte dhe nuk i ndihmoi aspak! I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., e keshilloi njesoj dy-tri here, kurse njeriu i shkonte gjithnje me te njejten pergjigje. Pas heres se trete apo te katert, i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., i tha: All-llahu ka thene te verteten, ndersa barku i vellait tend genjen "

Po ky hadith eshte shenuar ne Sahihun e Muslimit, ne te cilin nje njeri thote:

"Barku i vellait tim eshte nazeqar (i ndieshem)"... duke menduar ne ate se ka mundime, ka shqetesime dhe se aparati (sistemi) i tij digjestiv eshte i ngacmuar (Eshte shenuar ne Sahihu-l-Buhari).

Mjalti eshte shume i dobishem. Ai eshte mjet per shperlarje dhe laksativ. Permban veti pastruese dhe forcuese, i pastron arteriet dhe zorret nga papastertite. Eleminon bllokimin e melcise, te veshkave dhe te fshikezes urinare. Eshte gjithashtu konservans i pergjithshem. Ne mesin e preparateve te tjera natyrore, ndihmon ne ruajtjen e forces se ilaceve mjekesore. Mjalti ndihmon gjithashtu ne parandalimin e hyrjes se lageshtise ne zorre, sic ndodh ne te semuret me diare (barkqitje). Mjalti eshte me i mire se sheqeri, ne shume raste, dhe eshte me pak i embel, por me i forte. Prandaj, nese hahet pertej mases, mund te jete i demshem sepse, nese nuk tretet me uthull, shkakton vrer. Mjalti eshte i mire per njerez te moshuar, e ndal kollitjen dhe ne mjekesi eshte perdorur per sherimin e sekrecioneve jo te pastra (te ndotura) ne lukth dhe per ta nxehur tere strukturen e trupit. Mjalti eshte gjithashtu ilac i mire qe kthen oreksin e humbur dhe kur pihet i tretur ne uje te nxehte dhe ne shurup trendafili, ndihmon sherimin e te semurve nga rabiesi (terbimi) dhe eshte konstatuar se vepron si sistem mbrojtes kunder infeksioneve te metejshme. Mjalti eshte perdorur gjithashtu si kunderhelm (detoksikues) per ata qe perdorin droge dhe, ne mes te tjerash, si antitoksin (kunderhelm) ne sherimin e helmimit te rastesishem nga ngrenia e bimes se famlijes hija e nates (Hyoscyamus niger) ose kerpudhave te egra (helmuese). Kur pihet i tretur ne uje te nxehte, eshte ilac i mire kunder plageve te shkaktuara nga kafshimi i qenit. Si konservans, mjalti mund te perdoret per ta ruajtur mishin deri ne tre muaj. Eshte perdorur per fermentimin e kastravecave, kungujve, patllixhanit dhe te perimeve te ndryshme deri ne gjashte muaj. Duke qene i njohur si konservans i sigurt, mjalti eshte perdorur gjithashtu si perberes kryesor ne balsamimin e te vdekurve.

Kalimi i lehte i dores se lyer me mjalte neper floke, si yndyre, do te zhduke morrat dhe parazitet e tjere. Mund te perdoret gjithashtu si zbutes dhe freskues i flokeve dhe pershpejton rritjen e tyre. Perdorimi i mjaltit si yndyre per sy forcon te paret, ndersa ferkimi i dhembeve me mjalte i zbardhe dhe, kur perdoret si mjet per shperlarjen e gojes, forcon mishin e dhembeve dhe menjanon semundjen e tyre.

Vetite natyrore e bejne mjaltin mjet plotesues dhe tretes te shkelqyer, i hap poret e eneve te gjakut dhe lehteson rrjedhjen e gjakut menstrual, liron sekrecionet, ndihmon metabolizmin , hap gelqerizimet e melcise, te veshkave dhe te fshikezes se urines. Mjalti vertet ka vlere te madhe ushqyese (nutritive) dhe eshte pije e pijeve, embelsire e shkuar embelsires, maja e yndyres dhe nuk ka ushqim tjeter, qe All-llahu e ka krijuar per ne e qe mund te barazohet me vlerat e mjaltit dhe asgje nuk ka strukture sadopak te perafert me te.

Njerezit kane ditur per mjaltin qe ne kohe teper te lashta edhe para fillimit te rafinimit te sheqerit. Ne realitet, mjeket e koheve te lashta kane folur vetem per mjaltin, ndersa sheqerin nuk e kane permendur fare ne shkrimet e tyre. Si ushqim me kalori te larte (metabolik), mjalti eshte i fuqishem dhe i qendrueshem, ndersa sheqeri nuk tretet plotesisht dhe prodhon pak energji te nxehtesise ne trup, e cila zvogelohet shpejt. Nje energji e ketille, e perfituar kaq shpejt, i lejon trupit, i cili e ka crregulluar ekuilibrin e molekulave te patretshme, rikonstruksionin e mureve te brendshme te arterieve qe kane pesuar nga abrazioni (arterioskleroza) i shkaktuar nga kalimi i ketyre molekulave ne gjak (ne qarkullimin e gjakut). Sidoqofte, sheqeri eshte me i rende per lukthin, me pak i embel dhe me pak kalorik se mjalti.

I Derguari i All-llahut, Muhammedi (a.s.), e kishte zakon (ndonjehere) te pinte mjalte te tretur ne uje ne lukth te thate dhe ky zakon i sillte dobi te medha dhe sekrete te papara, dhe, me vullnetin e Zotit, ne do i perpunojme me vone ne kete pjese, ku flitet per sherimin natyror me mjekesine natyrore (tibb).

Ibn Maxhxhe ka shenuar nje hadith te cilin e ka treguar Ebu Hurejre, (All-llahu qofte i kenaqur me te!), ku tregohet se i Derguari i All-llahut, Muhammdi (a.s.), ka thene:

" Kush ha mjalte se paku tre here ne muaj nuk do te vuaje nga semundje te renda."


Ne nje hadith tjeter, i Derguari i All-llahut, Muhammedi (a.s.) ka thene:

" Perdorni dy ilace: mjaltin dhe Kur'anin."


Ne kete fjale te tij, ai, (Muhammedi a.s.), e ka lidhur mjekesine njerezore dhe mjekesine Hyjnore: ilacet per trup dhe ilacet per shpirt; faktorin natyror me ate shpirteror; dhe mjekesine e kesaj bote me ate te Xhennetit. Pasi e kuptuam kete, le i kthehemi rastit historik qe e permendem me siper, njeriut qe eshte interesuar per ilacin kunder shqetesimeve te lukthit te vellait te vet dhe ilacit te pershkruar nga i Derguari i All-llahut , s.a.v.s. Ne kete rast te caktuar (dhe specifik) shkak i kapsllekut (obstipacionit) dhe vuajtjeve te te vellait ishte ngrenia e tepruar e ushqimit dhe oreksi i stermadh, i cili shkaktoi dispepsi (gjendje e tretjes se dobet) dhe pengesa ne tretje te ushqimit. I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., i tha se duhet i jepte vellait per te pire mjalte te tretur ne menyre qe ta zbuse lukthin. Nje leng i tille i nxehte do t'i ndihmoje zorret qe te hapen (ndihmon peristaltiken dhe tonusin e zorreve) dhe do te ndihmoje ekskercionin (daljen) e mbeturinave (jashteqitjes). Pasi qe kjo mbyllje (obstipacion, kapsllek) eshte shkaktuar nga ushqimi i tepert qe ka ngrene per nje kohe te gjate, per cshkak lukthi nga brenda eshte mbeshtjelle me mukus (sekrecion i brendshem) ose me materie yndyrore, e cila ka shkaktuar plogeshtine e indeve te lukthit dhe ka penguar sekrecionin e elementeve, ndersa lukthi eshte veshur me nje shtrese mukoze qimesh te shkurtra, te dendura dhe te ngritura, si te nje peshqiri. Kur nje substance e tille viskoze ngjitet perbrenda, ajo pengon ciklusin normal digjestiv dhe prish ushqimin (hedh ushqimin) prandaj duhet te perdorim pastruesin natyror dhe laksativin (mjete per clirim), sic eshte mjalti, ilaci me i mire nder ilacet e tjera, dhe sidomos kur perzihet me uje te nxehte. Qellimi mjekesor i perseritjes se trajtimit ka vlere te rendesishme terapeutike, sipas se ciles ilaci i vertete duhet te kete cilesi dhe sasi te percaktuar saktesisht per te qene efikas. Kur mungon ilaci i cili do te mund i plotesonte gjendjet e ketilla, ai nuk do te kete efekt, kurse, kur nuk e respekton fuqine e kerkuar (perberesit e kerkuar), ai do te dobesohet dhe do te shkaktoje dobesi te tjera. Prandaj, kur i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka pershkruar receten e dyte dhe te trete per sherim, ai ka treguar se gjendja eshte e mprehte dhe kerkon trajtim te metejshem dhe, eventualisht, se gjendja e caktuar ka kaluar. Kur i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., i tha personit: Zoti e ka thene te verteten, por lukthi i vellait tend genjen, ai e ka perseritur vazhdimisht qendrimin (e vet) se mjalti eshte ilaci i vertete per gjendjen ne te cilen ndodhej vellai i atij dhe se natyra e lukthit te tij e ka hedhur qe nga fillimi i veprimit te ilacit (derisa ilaci kishte zene te vepronte).

Mjekesia e te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s., nuk eshte si mjekesia e mjekeve te tjere, sepse eshte mbeshtetur mbi frymezimin Hyjnor (vahj). Ajo eshte njera nder profecite dhe perfundimet e para te jashtezakonshme, ndersa shumica e diagnozave mjekesore bazohen ne intuite, supozim dhe eksperimente, te cilat nuk mund ta demantojne veprimin e argumentuar te mjekesise se Pejgamberit. Por, pergjithesisht, ai qe e pranon kete, beson ne karakterin sherues te saj, e ndjek me besim dhe i bindet vullnetarisht dhe me kenaqesi veprimeve te saj sheruese, ai, me lejen e Zotit, do te sherohet. Po ky parim i njejte i udheheq besimtaret kur All-llahu i gjithefuqishem thote per Kur'anin se ai eshte Sherimi i asaj qe gjendet ne kraharoret tuaj. (Junus, 57)
Prandaj, kur verejtja nuk eshte pranuar me ate lloj besimi, semundja nuk do te sherohet. Kjo me siguri do ta rrise blasfemine e te pafeve, do te perhape dyfytyresine e mburraveceve dhe do te rrite semundjet e tyre edhe atehere kur ata do ta perdorin mjekesine e percaktuar te Pejgamberit dhe, me siguri, mjekesia e Pejgamberit kryesisht do te jete ne perputhje me trupin e bindur te besimtarit qe eshte bekuar me fe dhe, ngjashem me kete, mjekesia e Kur'anit do i sheroje semundjet e shpirtrave te bekuar dhe me zemra te gjalla. Prandaj, ata qe bejne perjashtim nga mjekesia e Pejgamberit (ne ilacet e Pejgamberit) nuk do te kene dobi nga ajo sikurse edhe ata qe diskutojne kunder ilaceve te Kur'anit nuk mund te kene dobi nga ajo. Ky nuk eshte gabim (mosefikasitet) i mjekesise, por, para se gjithash, rrjedh nga mungesa e frymes shpirterore te saj, perdhosja e vendqendrimit te shenjte te zemres dhe nga moszbatimi i udhezimit te Zotit (Kur'anit).

All-llahu i Gjithefuqishem thote ne Kur'an:

" Nga barqet e tyre (te bleteve) del leng, ngjyra e te cilit eshte e ndryshme dhe ne te cilin ka sherim (bar-ilac) per njerez. Edhe ne kete ka arsye per ate popull qe mendon thelle. "
(En Nahl, 69)

Me siguri, All-llahu eshte ai qe dhuron suksesin. Ai eshte Zoti i Gjithedijshem.

Marre nga:
 
Titulli: Mjekesia Profetike



Mjekësia Profetike

Pejgamberi i All-llahut , s.a.v.s., ka treguar se ekzistojnë dy lloje diturish: dituria mbi fenë (dituria religjoze) dhe dituria mbi trupin. Ekzistojnë dy mënyra (mjekësore) për shërimin e sëmundjeve të trupit. E para, e lindur për njerëzit dhe kafshët, për të cilat nuk nevojitet mjeku. Të tilla janë: uria, etja, ftohja dhe lodhja, ngase ekzistojnë ilaçe natyrore për to; dhe lloji i dytë i sëmundjeve, të cilat kërkojnë diagnostikim dhe shërim, dhe ndikon në kombinimin e sekrecioneve të trupit dhe të dukurive, siç janë: nxehtësia, ftohtësia, thatësia apo lagështia në trup, të cilat tejkalojnë ekuilibrin e tyre natyror. Këto lloj sëmundjesh ndahen në dy lloje: somatike (trupore) dhe kolaterale (indirekte). Pra, sëmundja somatike manifestohet në formë të gjakut të përzier (dallgëzuar) apo në formë të ndarjes në pjesë (elemente), ndërsa sëmundja kolaterale paraqitet (manifestohet) si pasojë e kësaj shpërndarjeje të tepërt (ndarje) dhe pas eleminimit të shkakut të vërtetë (shkaktarit). Prandaj, shkaktarët e sëmundjeve shkatërrohen (mënjanohen), ndërsa ata që kanë mbetur (shumë të paktë) veprojnë në kombinimin e sekrecioneve të trupit.



Sëmundja somatike (e trupit) ka përkatësisht nxitësit ose shkaqet e veta. Kështu, nëse sëmundja është pasojë e nxitjes vetjake (ngacmim), së pari duhet të diagnostikohet shkaktari i parë, pastaj (përcaktohen) shkaqet, pastaj duhet të gjendet ilaçi dhe në fund fare të fillohet mjekimi. Ose, nëse sëmundjet somatike, të cilat paraqiten në formë të ndryshimeve fiziologjike, siç është hapësira në organe, zvogëlimi apo rritja e kanaleve, deformimi i organeve (për shembull zemra e zmadhuar apo barku i vogël), indi i vrazhdë (ashpër) apo i butë (i lëmuar) i murit të mitrës, eshtrat e dislokuar (të shpërndarë) apo organet e zhvendosura si dhe sëmundje të tjera, kur organet janë në lidhje reciproke dhe punojnë në mënyrë harmonike, ato formojnë trup të shëndetshëm, ndërsa, nëse janë abnormale, të paharmonishme dhe funskionojnë gabimisht (në mënyrë të deformuar), në të njëjtën kohë shkaktojnë paraqitjen e sëmundjeve, prej të cilave disa janë organike, ndërsa disa ndikojnë në kombinimin e sekrecioneve të trupit.
Sëmundjet e përgjithshme janë shkak i funksionimit të gabuar (të dobët) të sekrecioneve të trupit. Ky çrregullim quhet “sëmundje” (lëngim). Kur ndjehet dëmi i tyre, ai manifestohet në tetë vende: katër prej tyre janë të përbëra, ndërsa katër të tjerat janë të thjeshta. Të thjeshta janë: ftohtësia, nxehtësia, lagështia dhe thatësia. Gjendjet e përbëra manifestohen nëpërmjet nxehtësisë dhe lagështisë, ftohtësisë dhe lagështisë, nxehtësisë dhe thatësisë dhe ftohtësisë dhe thatësisë. Kjo është shkaktuar me apo pa ndarje të komponentëve, por nëse sëmundja nuk shkakton shqetësim të zakonshëm, kjo tregon se trupit i mungon ekuilibri i duhur.
Trupi i njeriut mund të ketë tri gjendje. Këto janë: gjendja e shëndetshme natyrore, gjendja jonormale dhe gjendja jostabile. Gjendja e shëndetshme natyrore manifestohet me veprime të rëndomta dhe ato e përbëjnë shëndetin e trupit të njeriut; gjendja e dytë është gjendje e sëmundjes, kurse gjendja e tretë është gjendje mesatare dhe qëndron ndërmjet dy gjendjeve paraprake. Ajo është ndërgjendje, e cila trajtohet si toleruese (e pranueshme), pa pasur nevojë për ndihmën e mjekut, dhe shërohet duke marrë mjete për zvogëlimin e dhembjes. Kjo ndërgjendje “e pashëndetshme” dhe “josëmundje” mund të ngecë në të njëjtën gjendje, kur e keqja nuk bëhet më mirë, por më parë mbetet konstante dhe e pandryshuar.
Shkaku i “panatyrshmërisë” së trupit mund të jetë i brendshëm ose i jashtëm. Shkaqet e brendshme paraqiten për arsye të katër gjendjeve të përbëra: nxehtësisë, ftohtësisë, lagështisë dhe thatësisë, ndërsa sa i përket shkaqeve të jashtme, ato paraqiten për shkak të faktorëve të ndryshëm, të cilët mund të jenë të pranueshëm apo të papranueshëm për trupin. Prandaj paraqiten dëmet apo sëmundjet, të cilat kanë për pasojë këtë mungesë ekuilibri dhe mungesë rregullsie, apo të cilat mund të jenë si pasojë e funksionimit të keq të organit specifik ose të plogështisë së përgjithshme të trupit, ose bile edhe dobësisë së energjisë që e mban trupi. Kjo gjendje e përgjithshme është shkaktuar nga: pasivitetii i rritur i atyre substancave që duhet të jenë të ekuilibruara, kur ato substanca nuk i kompensojnë (e duhet të kompensojnë) humbjet e veta; ose duke zvogëluar adaptimin e nevojshëm të faktorëve ekuilibrues të sekrecioneve të trupit kur ata nuk e kompensojnë ngopjen; ose duke mbyllur (gëlqerizuar) agensat, të cilët do të duheshin të bëjnë të mundur rrjedhjen (rrjedhën) e faktorëve ekuilibrues; ose duke lidhur agensat që ndërtojnë lidhjet të cilat bijnë në konflikt me prodhimet e ekuilibrit të drejtë; ose duke rritur sasinë e atij që do të duhej të ishte i matur; ose duke deformuar molekulat; ose duke hequr (transferuar) organet.
Mjeku është personi i cili mund të përcaktojë këto parregullsi dhe të eleminojë gjithashtu shkaktarët që e kanë prishur strukturën karakteristike të trupit të shëndoshë, ose ndoshta do të jetë e mundur të vërë ekuilibrin dhe dalëngadalë, përmes trajtimit adekuat, t’ia dalë në krye me sëmundjen duke u shërbyer me antihelm real ose me dietë adekuate (të saktë) (arab. himja), e cila e zvogëlon tepricën dhe maturinë. E gjithë kjo vërteton se, siç do të shohim këtu, ilaçi më i mirë është shërimi natyror me mjekësinë e të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s., në të cilën, me lejen e All-llahut, ndodhet ilaçi.

pastres.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top