“Mjaft me kishën k***ë!”

Titulli: “Mjaft me kishën k***ë!”

Prostitucion, gjak, orgji dhe rite mafioze - ngjarjet e kishës tronditin Italinë
Publikuar: 11:09 / 5.11.2015

prostitucion-gjak-orgji-dhe-rite-mafioze-ngjarjet-e-kish-euml-s-tronditin-italin-euml_hd.jpg


Pakt të nënshkruar me gjak, vula me hekur të nxehtë dhe përdorim kamzhikësh. Ritet e një kishe italiane që ngjajnë me “ndraghetan” kanë tronditur Italinë.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Itali, në qytetin e Avelinos.

Murgeshat betoheshin me gjakun e tyre për besnikëri ndaj At Stefano Manellit, drejtuesit dhe bashkëthemeluesit të kishës.

Ka qenë një murgeshë që shërben prej 22 vjetësh në këtë kishë që ka dhënë dëshminë tronditëse.

Madje ajo rrëfeu se aty ka patur abuzime, prostitucion, madje edhe orgji.

Dyshimet rreth kishës nisën për herë të parë në 2013 por pas hetimeve tashmë është zbardhur gjithçka rreth ngjarjeve të tmerrshme që kanë ndodhur brenda kishës, përcjell Tema.

“Kam nënshkruar me gjak betimin tim për besnikëri 22 vjet më parë. Mbrëmjeve rrihnim veten me kamzhik si shenjë disipline ndërkohë që gjaku përplasej në mur”, rrëfen murgesha.

Ajo më tej tregon për prostitucionin brenda kishës.

“At Manelli sa herë shkoja të rrëfehesha shtynte dorën time drejt gjenitaleve të tij, por unë asnjëherë nuk pranova. Ai madje sillte ‘bamirës’ që dhuronin dhjetëra mijëra euro për kishën por në shkëmbim kërkon seks me murgeshat. Mu propozua disa herë por nuk pranova kurrë. I thashë At Manellit se isha e gatshme të vdisja vetëm për të mos bërë seks me ta”, rrëfen murgesha për “Il Corriere Della Sera”.

Nga hetimet e bëra nga prokuroria e Avellinos rezultoi se kisha kishte bërë lëvizje të mëdha parash.

Madje u lëshua edhe një mandat sekuestrimi për një pasuri prej 30 milion eurosh.
 
Titulli: “Mjaft me kishën k***ë!”

Ty te duhet mesuesi per te lexuar abetaren?

Edhe nje here:

Ty te duhet mesuesi per te lexuar abetaren?



Keta te mesojne besimin, rregullat e tij, sjelljen. Bibla ka rregulla, Kurani eshte Kushtetute. Dikush duhet te mesoje se si duhet te sillen individet ne rrethin e vet shoqeror. Dhe dikush duhet te gjykoj ne kete bote per sjelljet devijante te individeve brenda grupit shoqeror qe i perkasin ata.

Te krishteret kane hapur shkollat dhe te gjitha institucionet e veta shteterore te bazuara ne bibel. Poashtu edhe muslimanet.

e mire e leme si te thuash ti....
tashi po diskutuam ty te duhet abetarja e mia librat qe mi ha dhia....vl u bo mhb

shnet e jete vlla

ne fund mendimi im eshte ky qe eshte , une jam formuar dhe edukuar ne forme te tille qe skam nevoje per biblen e kuranin qe te dij parimet baze.
per mua kushtetute nuk eshte kurani, por edukimi prinderor
 
Titulli: “Mjaft me kishën k***ë!”

Po ndoshta nuk ekzistonte kisha e xhamia si ndertesa Lol por diku mblidheshin e ata per te predikuar fjalen e zotit,per te degjuar,per tu lutur etj etj... Nje familje ka rregullat e saj per te bashkejetuar ne harmoni Lol! Besimi eshte dicka tjeter,nese ishte keshtu nuk do te ekzistonte asnje fe e per me teper njerezit do kishin humb besimin dhe shpresen ne jete dhe do vetvriteshin te gjithe... :p

50 vjet nuk degjuam as vrasje e vetvrasje....20 vjet na u bene keto fenomene si muzike per veshet!
 
Titulli: “Mjaft me kishën k***ë!”

nino spirli duhet te informohrt me mire:
per pagezim..martes dhe vdekje nuk ka fatura ....
jetoj ne it dhe sesht e shenuar askund qe mos i kurrnac para krishtit...lutja eshte te ndihmojme ate qe ka nevoje ..
qiriu nuk kushton 10 euro dhe ti je i lire ta ndezesh por llogjikisht esht paguar ai qiri kur eshte ven ne dispozicionin tim!!
perse nuk fliska zoteria per te gjitha pikat e hapura per bamiresi ..??
perse nuk permend ato qe naten terhiqnin nga duart e skllaveris trupore mijera femra??
perse nuk thote qe edhe sot ne cdo qytet eshte nje karitas ku ushqehen e stresohen sh persona???
perse nuk njeh misionet ne afrik ...qofte edhe ne shqiperi??
perse nuk permend sa e sa martir qe sot prifta apo murgesha i vrasin per besimin e prap ka vullnrtar qe ikin??
gjithesesi meqense eshte i krishtere perpara se te shkruante kete duhet te kishte lexuar :

"le te hedhe gurin e pare ai qe nuk ka mekat"

per ta perfunduar se u zgjata pak dhe me falni fo tregoj nje ndodhi personale..
kam nje klient shume te pasur ka vetem nje vajze e cila eshte terminale ( pak kohe jete) dhe me thoshte nje dite qe kam lakmi njerzit qe kan besim per disa motive : -pranojne cndodh si nje "fat"te secilit te shkruar nga dikush ...- kan besim ne te qenit me mire...- kan ku drejtohen kur jan keq ...- gjejne gjithmone dike qe edhe pse per mua eshte iracionale por qe ju jep nje angazhim (qofte lutje apo dedikim)...kam lakmi ke beson sepse ne fund pranon vdekjen si proces te natyrshem e pret qe me ardhjrn e momentit te tije te vdekjes te ritakoje... une ndihem bosh pa shpres dhe pa llogjikim te gjithkesaj.....
 
Titulli: “Mjaft me kishën k***ë!”

50 vjet nuk degjuam as vrasje e vetvrasje....20 vjet na u bene keto fenomene si muzike per veshet!

ky seshte krahasim i drejte ..kishte shume te vrar e jo se cmendeshin apo ishin ne depresion apo qe kishin mundesi te kishin makina apo jet te blinin helme te bardha apo me ngjyra.. .. kishte te vrar ne ato vite se kishin ate mbiemer ..ate lidhje gjaku.. ate ide.. qe guxonin te kishin nje vizion me larg se muret e padukshme.. kishte te vrar se ishin urdheruar te trasportonin pasurine e dikujte diku dhe duheshin egzekutuar.. kishte te vrar qe sju lejohej familjes as ti fuste ne arkivol...me e keqja as nje shami mby fytyre.... kishte te vrare qe ne 90 jan cvarrosur akoma me kyqet e kembeve te lidhura nga armiqesia e madhe e drika mos arratiseshin....
por nuk kishte liti shtypi.. gjerat nuk diheshin... dhuna nuk flitej.. sepse partia ishte shembull dhe ne te "mrekulluarit nga ajo ishim nje parajse... si vete sllogani "amerika per ne eshte nje tiger prej letre "..
 
Titulli: “Mjaft me kishën k***ë!”

50 vjet nuk degjuam as vrasje e vetvrasje....20 vjet na u bene keto fenomene si muzike per veshet!

Ku te linte xhaxhi me be vetvrasje moj,te vinte fishekun ne ball... pastaj ehu sa vrasje e vetvrasje kish atehere po sti theshte xhaxhi ty se humbje besimin ne te..
 
Titulli: “Mjaft me kishën k***ë!”

e mire e leme si te thuash ti....
tashi po diskutuam ty te duhet abetarja e mia librat qe mi ha dhia....vl u bo mhb

shnet e jete vlla

ne fund mendimi im eshte ky qe eshte , une jam formuar dhe edukuar ne forme te tille qe skam nevoje per biblen e kuranin qe te dij parimet baze.
per mua kushtetute nuk eshte kurani, por edukimi prinderor

Mos i ha llafet moj moter e pilatit. Kur te thuash "e leme si te thuash ti", aty mbylle muhabetin, dhe mos e zgjat me teper.

Edukimin baze e mer cdo njeri nga prinderit. Por gjate jetes edhe shume edukime te tjera te nevojiten.
 
Titulli: “Mjaft me kishën k***ë!”

Ku te linte xhaxhi me be vetvrasje moj,te vinte fishekun ne ball... pastaj ehu sa vrasje e vetvrasje kish atehere po sti theshte xhaxhi ty se humbje besimin ne te..

Se dija qe vetvrasja eshte e komanduar apo kerkohej leje ne komitet te behej.

megjithate se kuptoj kete devijimin tuaj kaq pa lidhje
 
Titulli: “Mjaft me kishën k***ë!”

Pse me pagese qenka hyrja ne kishe? Edhe ceremonite e pagezimit?? Wow.. KEte sot e mesova...

O Sol, pse e humbet kaq shpejt e. A ka gje falas? Jo, si kishat, xhamit apo ca ka tjeter (flas per keto qe njihen nga gjithe bota,
Vatikan, Duomo Milano, Sagrada Familia e shume te tjera) nuk jane falas, qe te futesh, duhet te paguash.

Kjo se pin me gota te arta kam ndegju dhe me eshte duk e tepert.

Arf, vatikani ka qene perandori me vete prandaj dhe eshte shtet me vete. Po te shikosh historin do habitesh.
Prandaj fakti qe kane gotat e arta ska ndonje gje per tu habitur. Kane patur dhe vazhdojn te kene nje sasi
parash te madhe! Cdo gje eshte e mbuluar me flori.

Me denoni nga kjo tem perpara se ti vej bomben

Shkojm bashke ne Vatikan moj i vem bomben (nei sotterranei) se atje eshte plote flori :D

50 vjet nuk degjuam as vrasje e vetvrasje....20 vjet na u bene keto fenomene si muzike per veshet!

Sepse, tani eshte perhapur media, deri dje nuk ishte kaq e zhvilluar dhe gjerat qe ndodhnin mbeteshin brenda mureve te Vatikanit.
Shteti qe ata kane patur dhe kane ka baza te forta, ata qe u kunderviheshin vriteshin. Tani gjejn menyra te tjera..

nino spirli duhet te informohrt me mire:
per pagezim..martes dhe vdekje nuk ka fatura ....
jetoj ne it dhe sesht e shenuar askund qe mos i kurrnac para krishtit...lutja eshte te ndihmojme ate qe ka nevoje ..
qiriu nuk kushton 10 euro dhe ti je i lire ta ndezesh por llogjikisht esht paguar ai qiri kur eshte ven ne dispozicionin tim!!

Nuk e di ku jeton ti por ndoshta nuk njeh vende te tjera te Italis. :)

Ke te drejt kur thua qe qiriu nuk kushton 10 euro, e kane egzagjeruar kete. Mund ta gjesh 1/2 euro.
Por nuk eshte ofert, smund te hedhesh sa do ti, sepse afer qirinjve gjen nje flet ku te thote sa mund
te hedhesh. Normale ata qirinj i kane bler me leke por nje besimtar qe shkon e do te lutet per te
afermit e tij qofte te gjalle apo vdekur, mbase nuk ka leke, keshtu e detyron tjetrin te hedhi. Do
thuash ti ca jane 1 apo 2 euro. Per dike qe ska te haje bejn pune. Me to blen nje cop buke.

Te gjitha celebrimet qofte pagezim, martes, vdekje duan leke. Ne cdo kishte te Italis ti kerkojn, ofert
ofert po te detyron prifti ty te paguash. Se si thua dot, sti jap. Se mund te thoj shko gjej kishe tjeter.
Ose dhe po ti thuash s'kam, mund te thoje jep sa te duash (prap je e detyruar te japesh).

Ja po them edhe dicka tjeter, qe jo te gjithe e din. Zakonisht kur behet mesha te shtunen/djelen,
prifti mund te thote emrat e atyre qe kane vdekur, ne kerkim te familjareve, dhe vetem per kete
kerkon 10 euro. A e imagjinoni dot, qe duhet te paguash kete shume per te degjuar (se sa thote emrat e)
emrin qe ti do..
Mos te harrojm faktin qe ne cdo mesh qe behet prifti dergon nje femij me nje kosh qe kalon neper
stola qe kerkon leke. Te thote: oferta, oferta. Normale je ti qe vendos do japesh apo jo por prap te
ve ne siklet, prap te detyron.

Pra, po ti futesh thelle kesaj pune ka shume shembuj qe kisha sot mendon vetem te mari sa me shume leke.
Nuk mendon per njerezit, jane shume te pakt ata qe ecin me ate qe besimi ska nevoj per para.
 
Titulli: “Mjaft me kishën k***ë!”

ky seshte krahasim i drejte ..kishte shume te vrar e jo se cmendeshin apo ishin ne depresion apo qe kishin mundesi te kishin makina apo jet te blinin helme te bardha apo me ngjyra.. .. kishte te vrar ne ato vite se kishin ate mbiemer ..ate lidhje gjaku.. ate ide.. qe guxonin te kishin nje vizion me larg se muret e padukshme.. kishte te vrar se ishin urdheruar te trasportonin pasurine e dikujte diku dhe duheshin egzekutuar.. kishte te vrar qe sju lejohej familjes as ti fuste ne arkivol...me e keqja as nje shami mby fytyre.... kishte te vrare qe ne 90 jan cvarrosur akoma me kyqet e kembeve te lidhura nga armiqesia e madhe e drika mos arratiseshin....
por nuk kishte liti shtypi.. gjerat nuk diheshin... dhuna nuk flitej.. sepse partia ishte shembull dhe ne te "mrekulluarit nga ajo ishim nje parajse... si vete sllogani "amerika per ne eshte nje tiger prej letre "..

Shiko se po rreshket nga ideja e temes dhe po del ne disa propoganda te kota.
e kam te qarte cfare ka ndodhur e si ka ndodhur dhe nuk i thura lavde asaj kohe.
jini me teper objektiv dhe kini deshiren e mire te kuptoni drejt e sakte ato qe thuhen...ne mos te pakten mos keqkuptoni.

ajo cka shkruajta me siper i referohej asaj qe WOW shkruan ne lidhje me mos ekzistencen e "institucionit FE" , sepse edhe ne ato vite besimi ne shume familje ishte prezent.

kur merrni kot i here ,....
 
Titulli: “Mjaft me kishën k***ë!”

Citim Postimi origjinal është bërë nga Monique Shiko postimin
50 vjet nuk degjuam as vrasje e vetvrasje....20 vjet na u bene keto fenomene si muzike per veshet!
Sepse, tani eshte perhapur media, deri dje nuk ishte kaq e zhvilluar dhe gjerat qe ndodhnin mbeteshin brenda mureve te Vatikanit.
Shteti qe ata kane patur dhe kane ka baza te forta, ata qe u kunderviheshin vriteshin. Tani gjejn menyra te tjera..


Did , nuk kishte lidhje me vatikanin kjo replike ,por nejse se u be mhb terkuz dhe kur lexohesh me njerez qe nuk kane as miresine te lexojne e lere me te kuptojne thelbin e asaj cka po do te thuash/....

qofsh mire
 
Titulli: “Mjaft me kishën k***ë!”

Did , nuk kishte lidhje me vatikanin kjo replike ,por nejse se u be mhb terkuz dhe kur lexohesh me njerez qe nuk kane as miresine te lexojne e lere me te kuptojne thelbin e asaj cka po do te thuash/....

qofsh mire



Dakord, ste kam kuptuar dhe nuk ishte me vend citimi. Por prap kjo puna e mediave
ndikon si per Vatikanin ose dhe per gjerat qe ndodhin ne vend tek ne. Gjithsesi kerkoj
ndjes se mase sduhet te citoja.

Me te mira dhe ty. :)
 
Titulli: “Mjaft me kishën k***ë!”

Pune vullnetare me dedikim ndaj zotit dhe ne miresi te njerezimit, te haj e te pij ne kish, pa buk se lem po ama xhiro llogaria ska ci duhet :)

Po thuaj vl u mor vesh dhe puna ketyre

Pune vullnetare nga Kishat po behen,te pakten ketu ku jetoj une ka mjaft Kisha qe perdorin mence per njerezit ne nevoje Lol dhe ajo kishe per te mbajt keta njerez ndihmohet nga 5 leket e qirinjve qe marrin njerezit cdo te djele.Pastaj kjo kishe ka e harxhe te tjera po ato kush i paguan apo falas?

Zakonisht kur behet mesha te shtunen/djelen,
prifti mund te thote emrat e atyre qe kane vdekur, ne kerkim te familjareve, dhe vetem per kete
kerkon 10 euro.

O Didi andej nga je ti ndoshta ju vene tarife se ketej nga une akoma jo,sa ka deshire cdo njeri mund te veje ne qeske bashke me emrat qe shpesh nuk vene asgje edhe kur vene nga ato te hollat qe su hyne ne pune per asgje Lol
 
Titulli: “Mjaft me kishën k***ë!”

Dakord, ste kam kuptuar dhe nuk ishte me vend citimi. Por prap kjo puna e mediave
ndikon si per Vatikanin ose dhe per gjerat qe ndodhin ne vend tek ne. Gjithsesi kerkoj
ndjes se mase sduhet te citoja.

Me te mira dhe ty. :)

ne fakt se kisha me ty ate pjesen e nervit qe te jem e qarte....e kam me keto vajzat qe edhe besimin fetar e duan me institucione :p
 
Titulli: “Mjaft me kishën k***ë!”

nuk ja vlen debati apo pergjigjet me ton secili ka idet dhe bindjet e tije dhe kjo duhet respektuar.. gjithesesi te gjitha keto i kam provuar cerimonin e pagzimit.. te marteses.. te vdekjes..meshen perkujtimore e skan patur cmime por oferte .. perse mos te ofroj nese kam mundesi per dicka ne fund besimi im bazohet ne humanitet, dashuri per "vellain" me pafat se mua... ne falje.. ne meshire.. dhe nese ajo meshe ai qiri eshte ndezur me shpirtin e "te qenit te detyruar " mos e ndizni mos e ngrini ate meshe qe ju kushton ..
por serish perseritem nese ofroj dicka un mendoj se dosherbejn dicka per dike e nese nuk eshte ashtu per kush beson ne zot di qe zoti shikon shpirtin dhe jo mundesine...
ju uroj nje pasdite te qete.
 
Titulli: “Mjaft me kishën k***ë!”

Po ai Snajpi (AWP) ne foto, sa kushton ? Eshte blere edhe ai apo vetem foto lajmi
 
Titulli: “Mjaft me kishën k***ë!”

@jana, ketu nuk flitet per deshirat e njerezve. Por se cfare behet kur dikush tjeter te detyron,
sic eshte bere ne shume kisha. Askush nuk te gjykon ty perse mund te lesh nje ofert.Ti je e lire ta besh.

Thelbi i atij qe ka shkruajtur artikullin eshte te ndalohen kete ata qe vjedhin ne kurriz te popullit besimtar.
Qe mos te perdoret emri i Zotit per tu zhvatur leke. Sepse shume qe besojn kane hallet e tyre dhe ikin me
mendjen qe Zoti do i ndihmoj.

Ketu flitet se cfare ka arritur te bej paraja dhe sesi manipulohen njerezit e shkret.
Besimi nuk ka nevoj per leke, ai qe eshte vertet besimtar ska nevoj per kisha apo
cfare tjeter. Seshte nevoja te harxhoj leke.




Po ai Snajpi (AWP) ne foto, sa kushton ? Eshte blere edhe ai apo vetem foto lajmi

Po ti cke e? A jane leket e tua ato? :p

Nqs ke ndonje gje interesante per temen fol. :)
 
Titulli: “Mjaft me kishën k***ë!”

pikerisht didi ..per ket motiv komentova sepse nuk ka cmim apo detyrim.. dhe ato nr qe ishin ne artikull nuk jan te vertete pra si rrjedhoj po diskutojme nje artikull pa material te besushem.. e gjitha ketu.
 
Titulli: “Mjaft me kishën k***ë!”

Arf, vatikani ka qene perandori me vete prandaj dhe eshte shtet me vete. Po te shikosh historin do habitesh.
Prandaj fakti qe kane gotat e arta ska ndonje gje per tu habitur. Kane patur dhe vazhdojn te kene nje sasi
parash te madhe! Cdo gje eshte e mbuluar me flori.
E dim tani se eshte shtet ne vete ,por nuk i jep ni imazh aspak te mir nese aty mblidhet ajo shum e madhe parash e aqe me pak te pin nga gotat prej arit kur sa e sa familje nuk kan buk per te ngren..per cfar duhet pin ne gota prej arit? rregulloren e ka dhe xhamija dhe nuk jam asgje kunder se edhe per xhami japim lek ,antarsimet plus dhe cermonin e varrimit (ku paguhet hoxha se e pastron te vdekurin dhe i kryne ritet fetare gjat cermonins) eshte mese normale edhe atje teke kisha ...por jo te shkoj aqe ne ekstrem edhe me pensioniste , siq u cek ne shkrime ..Un e shof shum mendjemadhsi edhe atje ne shtet arabe ,ata Sheik se kan banjot me ar( rubinetat )po ashtu kam lexu ne nje shkrim se han embesirat me disa pjes nga ari ..se nuk ishte e demshme per shendet.. e sa femijet ka se nuk kan stre mbi koke.Pse eshte vatikan, nuk do thot se nuk kan te meta dhe ata gjat managjimit dhe populli duhet ti mbyll syt ..jo jo me mir ti qesim gjerat mbi tovolin se njerz jan edhe ata si ne vatikan si ne arabi.
 
Titulli: “Mjaft me kishën k***ë!”

Ketu po diskutoni rreth zhgenjimit (me te drejte)te nje besimtari mbi kleriket e besimit te tij. Dhe jo mbi nje analize ku shtrohen fakte ne te cilet mund te kapesh vertete.
Tani me c'lexoj teme, ky po shfryhet duke ekzagjeruar mbi shifrat qe permend per pagimet qe behen ne rite te ndryshme. Nuk ka asnje detyrim mbi shifrat, mund te paguash c'te lind ne zemer ty si 10cent apo 1milion euro nqs do, perjashtohen ndonje praktike syrtare e cila ka te beje me arkive te ndryshme qe ka te beje me punonjes lajk te cilet paguhen me rroge, ne keta raste ka tarife (simbiloke).

Problemi qendron tek devijimi i ofertave, qe behen nga besimtaret per motive si psh: per te varferit, kunder nje semundje diku neper bote, ndihma te ndryshme qe kane nje destinacion perciz. Ne vend qe te shkojne ne destinacion manexhohen ne drejtime te tjera. Mesa kam marr vesh ky eshte problemi, qe dikush e zgjat doren dhe e fut ne xhepin e vet. Qe disa kardinal shetisin me makina luksoze dihet, e kjo eshte ne kundershtim me parimet e nje kleriku qe kerkon oferta besimtarve per te varferit.

Keta tipa klerikesh jane si kanceri qe duhen shkulur nga rrenjet njehere e mire.
 
Titulli: “Mjaft me kishën k***ë!”

"Ndjehem keq kur shikoj nje murgeshe o nje prift me makine te tipit te fundit. Nuk mund te shkohet me makina luksoze. Makina eshte e nevojshme per te bere shume pune, por merrni nje makine sido... E nqs doni nje makine te bukur mendoni me pare femijet ne bote qe vdesin per buk". ka thene Papa Francesco perpara 6000 seminaristeve te te gjithe botes (korrik 2013)
 
Titulli: “Mjaft me kishën k***ë!”

Ja një rast tjeter të koherences katalike.Kardinal Bertone akuzohet qe ka marre 200.000 € per sistemimin e apartamentit të tij të vogel(296mq) ,nga fondacioni i Bambin Gesù.E si thot Lauri "papa Franz na u ndjehka keq .Pse nuk e merr një bombe atomike mini sa per vatikanin dhe të hidhet ne ere bashke me pedofilt e tij.
http://www.byoblu.com/wp-content/uploads/2015/11/Bertone-Calunnie.jpg
 
Titulli: “Mjaft me kishën k***ë!”

Si kishat edhe xhamite vetem luftera e gjak kane sjelle .... Kush justikohet ne emer te fese, le te mendohet mire se ne c'fare beson e nga kush perfaqesohen. Kriminele!!!!
 
Titulli: “Mjaft me kishën k***ë!”

Thelbi i atij qe ka shkruajtur artikullin eshte te ndalohen kete ata qe vjedhin ne kurriz te popullit besimtar.
Qe mos te perdoret emri i Zotit per tu zhvatur leke. Sepse shume qe besojn kane hallet e tyre dhe ikin me
mendjen qe Zoti do i ndihmoj.

Ketu flitet se cfare ka arritur te bej paraja dhe sesi manipulohen njerezit e shkret.

I lexova te tera, koment me vend ky i Didit :)
 
Titulli: “Mjaft me kishën k***ë!”

Ja një rast tjeter të koherences katalike.Kardinal Bertone akuzohet qe ka marre 200.000 € per sistemimin e apartamentit të tij të vogel(296mq) ,nga fondacioni i Bambin Gesù.E si thot Lauri "papa Franz na u ndjehka keq .Pse nuk e merr një bombe atomike mini sa per vatikanin dhe të hidhet ne ere bashke me pedofilt e tij.
http://www.byoblu.com/wp-content/uploads/2015/11/Bertone-Calunnie.jpg

Nuk po te flas per linkun qe solle pasi nuk shoh asgje per te diskutuar sepse pergjigjet i paska dhe i akuzuari. Shpresoj qe di te lexosh italisht.

Jo pa qellim postova dy here rrjesht, duke ndar ne dy kategori nivelesh. Ne postin e pare ju pershtata nivelit te temes bashke me debatin qe po behet ne nje kuader shfryrjesh-mllefi.
Ne te dytin c'mendon Papa per kete fenomen paradoksal ne gjirin e kishes. Si i pari i tyre.
Nga ti desha te kuptoj se ne cilin nivel do me terheqesh per diskutim. Do te nxjerresh ne pah hipokrizine Papes, apo cfare? Se Ai e di por nuk do te reagoje?
Per nivelin e pare ke postimin 50 dhe nuk i kushtoj me kohe. Per nivelin tjeter kam sjelle nje citim te Jezusit ne Vangjelin e Mateut ne fillim te temes, ne kete kend mund te zgjerohem sa te duash ti, por nuk e di sa do jeshe ne gjendje te me ndjekesh.
 
Titulli: “Mjaft me kishën k***ë!”

Sa mir keni kohe me shkrujt per fejat :) se qa ban prifti edhe hoxha punt e tyne.!
 
Titulli: “Mjaft me kishën k***ë!”

Me pelqen fryma qe po percjell Lauri. Sjell versetin biblik qe tregon se Feja eshte kjo, c'bejne prifterinjt eshte pune tjeter. Pse se ke kete fryme perher ti Laur:p
Dukesh bukur vertet :D
 
Titulli: “Mjaft me kishën k***ë!”

Cdo here ka pasur dhe do kete njerez qe e keqperdorin fene. Njerezit mendje-ndritur dhe largpames nuk e gjykojne asnje besim fetar ne baze te pasuesve te tyre.
 
Titulli: “Mjaft me kishën k***ë!”

Nuk ka asnje detyrim mbi shifrat, mund te paguash c'te lind ne zemer ty si 10cent apo 1milion euro nqs do,
Do te kishte kene ma e drejte me shkru:qe une nuk kam rastis ne detyrim mbi shifrat.Sepse ti nuk je kudo qe ta dish ne menyre absolute.Andej nga jugu i Tales prifti thote oferta fillon me 50 euro

Nuk po te flas per linkun qe solle pasi nuk shoh asgje per te diskutuar sepse pergjigjet i paska dhe i akuzuari. Shpresoj qe di te lexosh italisht.

Jo pa qellim postova dy here rrjesht, duke ndar ne dy kategori nivelesh. Ne postin e pare ju pershtata nivelit te temes bashke me debatin qe po behet ne nje kuader shfryrjesh-mllefi.
Ne te dytin c'mendon Papa per kete fenomen paradoksal ne gjirin e kishes. Si i pari i tyre.
Nga ti desha te kuptoj se ne cilin nivel do me terheqesh per diskutim. Do te nxjerresh ne pah hipokrizine Papes, apo cfare? Se Ai e di por nuk do te reagoje?
Per nivelin e pare ke postimin 50 dhe nuk i kushtoj me kohe. Per nivelin tjeter kam sjelle nje citim te Jezusit ne Vangjelin e Mateut ne fillim te temes, ne kete kend mund te zgjerohem sa te duash ti, por nuk e di sa do jeshe ne gjendje te me ndjekesh.
Pse ne intervisten e ketij kardinal ftyre bagel mendove se ai do quaj fajtor veten? akuza flet qarte 200.000€ kane dale nga fondazione e ky gjoja nuk e dika pse.Pastaj ky harxhon gjithe keto leke per nje pallat qe do ti kthehet governatorit?
a jam une qe nuk di italisht apo ti qe lexon me funde kavanozazh artikullin.Kaq per momentin se edhe per papa franzin do te pergjigjem.
 
Titulli: “Mjaft me kishën k***ë!”

pse me i dashka murgeshat te ndershme ky lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top