Misha Gleni: Ju rrëfej lidhjen e politikës me mafien

eGo0sTyle

System Engineer
misha-gleni-300x240.jpg

ثshtë ndër personazhet që ka dhënë informacionet më të rëndësishme për rënien e komunizmit në Europë e luftërat në ish-Jugosllavi.Gazetar, publicist, historian, si dhe konsulent i disa qeverive, Misha Gleni (Misha Glenny) ishte i ftuari special i Blendi Fevziut në emisionin “Opinion”. Ashtu siç është speciale historia e tij në fillim të viteve ’90 në Shqipëri, ku ka takuar Ramiz Alinë, Ismail Kadarenë, Gramoz Pashkon, Sali Berishën, Fatos Nanon etj, histori të cilat i botuam në numrin e djeshëm të gazetës “Panorama”. Zoti Gleni, atëherë gazetar i BBC-së dhe laureat i shumë çmimeve, është dëshmitar i lindjes së opozitës së parë zyrtare në vendin tonë. Ashtu siç është dëshmitar për konfliktin e luftës në ish-Jugosllavi dhe përgjithësisht në të gjithë Europën. Për informimet mbi Jugosllavinë e

Libri i Misha Gleni-t: Mek Mafia
atëhershme, ai ka shkruar tre libra për Europën Lindore dhe Ballkanin (në gjuhën serbe janë botuar në botimin “Samizdat B92” – “Rënia e Jugosllavisë” dhe “Ballkani mes viteve 1804 dhe 1999”). Ndaj, ai me të drejtë konsiderohet si një nga ekspertët më të mirë për të bërë një skaner të Kosovës 20 vite më parë dhe, për shkak të studimeve si historian, edhe për të vlerësuar gabimet që bënë Fuqitë e Mëdha për ndarjen e shqiptarëve në katër shtete, në vitin 1913. “Gabimi i tyre i madh ishte fakti që donin të kontrollonin rrugët anësore në Ballkan… Kështu, skena e luftës, teatri i konfliktit, u bë Ballkani”, thotë Glen, ndërsa shton se në historinë moderne, nxitëse e dhunës në juglindje të Europës ka qenë gara e madhe mes Fuqive të Mëdha dhe jo konfliktet e rajonit. Duke u kthyer në ditët e sotme, sërish në qendër të vëmendjes së gazetarit me përvojë ka ngelur Ballkani, por tashmë jo vetëm në aspektin e raportimit. Ai ka nxjerrë në qarkullim librin “Mek Mafia”, ku duke iu referuar të dhënave, rrëfen lidhjet e politikës me mafien. “15% e GDP-së së botës kontrollohet nga mafia. Janë diku tek 7-8 trilionë dollarë. Por, këtu po fus edhe korrupsionin që UN (Kombet e Bashkuara-organizate) e llogarit çdo vit. Shkon tek 3 trilionë dollarë në vit. Po ashtu, këtu futen edhe tregjet e financimit kriminal. Paratë aty janë nga bashkëpunimet bankare dhe shmangiet e taksave; Bëjnë pastrim parash përmes taksave: në qytetin e Londrës, Uoll Strit. Pra, është një zonë ku bankat, krimi i organizuar dhe korrupsioni takohen. Dhe është shumë e vështirë t’i shkoklavitësh…”, thotë shkrimtari, i cili tashmë është në përgatitje të librit tjetër për krimin virtual. Deri atëherë, nuk mund t’ju shpëtojë krimi real në “Mek Mafia”…
FEVZIU: Por, po të kishin nisur në Kosovë, mendoni se do të kishte rezultate shumë më të ndryshme?
MISHA GLENI: E keni fjalën nëse tashmë do të kishte luftë në Kosovë? Mendoj se kështu do të kishte një disintegrim shumë më të shpejtë. Se po të kishte dhunë serioze në Kosovë, duke marrë parasysh edhe ato që po ndodhin në skenën politike vendëse në Kroaci dhe Slloveni, Sllovenia do të ishte larguar pa pyetur fare: kroatët do të ishin mobilizuar dhe do të luftonin menjëherë, sepse do të kishin kuptuar logjikën e asaj që po bënte Millosheviçi. ثshtë një gjë, kur Jugosllavia në mars të vitit 1981 hyn, ku autoritetet federale hyjnë dhe vendosin gjendjen e jashtëzakonshme: ai pak a shumë ka qenë një vendim federal. Mbaj mend, edhe pse Kosova ishte disi në gjendje të vështirë në gjysmën e parë të viteve 1980, është bërë një përpjekje për të integruar shqiptarët në strukturën e Kosovës. Ju keni decentralizimin dhe forca e policie ishte kryesisht me shqiptarë. Mbaj mend që kam biseduar me policë shqiptare në mesin e viteve ’80 në Kosovë. Azem Vllasi ishte kryetar i partisë e kështu me radhë. Pra, shqiptarët ishin të integruar në struktura në një farë mase, ndërkohe që Millosheviçi me atë që bëri, thoshte se shqiptarët në Kosovë nuk kanë asnjë të drejtë dhe këtu mbyllet gjithçka.
FEVZIU: Tashmë, Kosova është një shtet i pavarur. Por dua t’ju pyes… Tashmë ne flasim, madje edhe në Kosovë flitet për identitet kosovar dhe identitet shqiptar. Mendoni se ne tashmë kemi dy identitete të ndryshme, për shkak të zhvillimeve të 20 viteve të fundit? Sepse, nëse më lejoni t’jua shpjegoj, që nga viti 1912, kur Shqipëria U kthye në një vend të pavarur deri në vitit 1990 ëndrra e të gjithë shqiptareve ka qenë bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Në vitin 1990, Rugova nisi pavarësinë e Kosovës si një vend me vete.
MISHA GLENI: Mund të ketë qenë një ëndërr në teori për të gjithë shqiptarët. Por, po të shohim më thellë, Prishtina dhe Tirana nuk kanë rënë gjithmonë dakord për rrugën e përbashkët të një shteti shqiptar. Dhe, kjo theksohet më tepër në vitet 1990, pjesërisht prej shtetit demokrat shqiptar. Kjo ka qenë një politikë e qëndrueshme e shqiptarëve. Kanë thënë se sigurisht që ne i mbështesim vëllezërit tanë në Kosovë dhe në Maqedoninë perëndimore, por nuk do të shkojmë në luftë për hatër të tyre. Ne do të përdorim fuqinë tonë diplomatike për të ndikuar tek njerëzit. ثshtë një vend tjetër dhe ne nuk do të pushtojmë. Ne do të pranojmë refugjatë. Shqipëria ka bërë një punë jashtëzakonisht të madhe duke pranuar refugjatët. Por, ne nuk do te ndërhyjmë në mënyrë të drejtpërdrejtë në politiken e dy zonave të tjera. Situata në të cilën gjendemi tani, sfida e vërtetë për të gjithë është se si do të zhvillohet marrëdhënia mes Beogradit dhe Prishtinës. Kujtoj që në këtë territor ka pasur shumë dhunë dhe gjakderdhje. Në fakt, edhe pse jemi të gjithë të shqetësuar për mënyrën se si marrin gjërat, nivelet e paqes dhe të bashkëpunimit që kemi parë këto 5 a 6 vitet e fundit që prej fundit të luftës në Maqedoni, kanë pasur një transformim shumë të dukshëm dhe bashkëpunim në një gamë të gjerë çështjesh në të gjithë rajonin. Tashmë e dimë së forca e Bashkimit Europian ka shumë për të bërë që te inkurajojë njerëzit në bashkëpunim. Ka disa shenja të hershme që Serbia mund të përgatitet për një farë modus vivendi (marrëveshje) me Kosovën. Sapo të ndodhe kjo gjë, përqendrimi i të gjithëve do të jetë futja ne Bashkimin Europian. Por, unë mendoj se Kosova do të hyjë si një shtet më vete dhe Shqipëria si një shtet më vete.
FEVZIU: Por nëse unë ngulmoj t’ju pyes, përse duhen dy shtetet shqiptare në Ballkan?
MISHA GLENI: Sepse kështu kanë ardhur gjërat.
FEVZIU: Meqë ju e njihni mirë rajonin, jo vetëm nga aktualitetet, por edhe nga historia, cili do të jetë roli i shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe në Mal të Zi?
MISHA GLENI: Absolutisht që do të ketë një rol vendimtar. Mendoj se vetë Shqipëria do të jetë vendi kryesor, anija kryesore, sepse ka numrin më të madh të popullsisë dhe po ashtu lidhje të drejtpërdrejtë me Italinë e Greqinë, në atë mënyrë që Kosova nuk e ka. Pra, fizikisht dhe ekonomikisht Kosova do të varet nga Shqipëria.
FEVZIU: E keni parë rrugën e re mes dy vendeve?
MISHA GLENI: Sigurisht, më tepër përfitim nga ajo ka Kosova sesa Shqipëria.
FEVZIU: Varet se si e shihni turizmin.
MISHA GLENI: Ju i doni vëllezërit tuaj kosovarë, por nuk doni që ata të vijnë të jetojnë këtu në Tiranë. Ishte shumë interesante; Po bisedoja me dikë për Shqipëri-Bosnjë, ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Europian.. Ai është nga Tirana dhe po thoshte…
Vuri re se sa mbështetës, po në mënyrë agresive ishin kosovarët dhe shqiptarët e Maqedonisë Perëndimore:
FEVZIU: Shumica e tyre ishte nga Kosova dhe nga Maqedonia?
MISHA GLENI: Po. Ai tha se e kishin të tepruar.
FEVZIU: Por më në fund paguajnë me euro dhe jo me patriotizëm.
MISHA GLENI: Shumë mirë. Rroftë euroja! Dhe, sa herë të jetë ajo në telashe… Por, duket qartë se lidhja do të jetë shumë e ngushtë. Një nga gjërat që duhet të mos harroni për Bashkimin Europian është fakti që kufijtë kanë synimin të jenë sa më pak të dukshëm.
FEVZIU: Cilat ishin problemet që forcat e mëdha krijuan në Ballkan në fillim të shekullit të XX? Gabimet e mëdha që bënë…
MISHA GLENI: Gabimi i tyre i madh ishte fakti që donin të kontrollonin rrugët anësore në Ballkan. Ballkani kishte arsye të fortë të tregohej kritik.
FEVZIU: A ishte Ballkani i ri peshore për Fuqitë e Mëdha në atë kohë?
MISHA GLENI: Tani? Për shembull, Gjermania në 10-vjeçarin e parë të shekullit XX kishte si qëllim Bagdadin. Si të shkojnë në Bagdad, duhet të kthehen… Britania, Rusia dhe Franca u siguruan që të mos e linin Gjermaninë të arrinte në Bagdad. Kështu u interesonte. Kështu, skena e luftës e teatri i konfliktit u bë Ballkani. Unë besoj shumë që në historinë moderne, nxitëse e dhunës në juglindje të Europës ka qenë gara e madhe mes Fuqive të Mëdha dhe jo konfliktet e rajonit.
FEVZIU: Nëse më lejoni t’ju bëj dy pyetje: Përse shqiptarët janë ndarë në dy pjesë gjatë fundit të Luftës Ballkanike, në 1913?
MISHA GLENI: Po, sepse në atë kohë Shqipëria e kishte më pak të zhvilluar ndërgjegjen kombëtare, nëse për momentin do të linim mënjanë Maqedoninë. Dhe po ashtu infrastrukturën më pak të zhvilluar. Serbët, grekët dhe bullgarët në veçanti ishin shumë më shumë ndikues. Po ashtu, të mos harrojmë se Shqipëria dhe shqiptarët ishin më shumë të lidhur me Turqinë dhe perandorinë osmane për shkak të besimit fetar. Pra, për sa i përket mobilizimit, ishte më e lehtë. Tani ne e dimë që pas Luftës së Dytë Ballkanike edhe të krishterët nuk ishin miqësorë me njëri- tjetrin.
FEVZIU: Po pse mbeti Shqipëria vendi i fundit në atë kohë që fitoi pavarësinë?
MISHA GLENI: Për shkak të këtyre arsyeve nuk ishte aq e fortë si trup politik dhe nuk ka pasur aq shumë kontakt me Fuqitë e Mëdha. P.sh. Britania ka pasur një ndikim shumë të madh tek Greqia për lëvizjen kombëtare… Po ashtu edhe Gjermania ka pasur një ndikim shumë të madh tek Greqia, ndërkohë që sa vinte e rritej lëvizja kombëtare; Serbia, këto dy dekadat e fundit, në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, ka pasur lidhje shumë të fortë me Gjermanisë. Ushtria serbe mori si model ushtrinë pruse dhe shumë ushtarë serbë janë stërvitur në Prusi.
FEVZIU: Po ashtu edhe oficerët dhe ushtria osmane?
MISHA GLENI: Po, edhe shqiptarët kanë pasur pjesërisht ndikim në strukturën e ushtrisë osmane. Por ata ishin thjesht të dobët dhe jo në shkallën e zhvillimit të duhur. Të mos harrojmë se zhvillimi industrial i Shqipërisë në atë kohë nuk dukej asgjëkund. Por, Kroacia dhe Serbia kanë qenë vende me territore, me një zhvillim të madh industrial për arsye rajonale. Pra, për sa i përket zhvillimit, ju keni qenë poshtë kurbës. Dhe kjo gjë përkthehet në para, në ushtri, në ndikim dhe pushtet politik.
FEVZIU: Dua të të pyes, pas ndarjes së Jugosllavisë dhe të luftës në Kosovë, mund të themi se Fuqitë e Mëdha i kanë ndrequr gabimet që bënë në fillim të shekullit XX?
MISHA GLENI: Kanë filluar ta adresojnë problemin dhe të rivendosin ekuilibrin. Sigurisht, gara mes Fuqive të Mëdha nuk ndalet asnjëherë. Ka shumë spekulime se cila do të jetë faza tjetër e ndikimit. Për shembull, Rusia nuk vihet në dyshim që ka një ndikim të madh për sa i përket zhvillimit të saj ekonomik dhe energjisë. Në Shqipëri që në vitin 1990 ka pasur një garë shumë të fortë mes Greqisë dhe Italisë. Sidomos infrastruktura dhe ekonomia e Italisë në këtë vend kanë qenë domethënëse. Kjo nuk ndodh thjesht se italianët besojnë se Shqipëria e meriton, por se në Shqipëri ata shohin se ka gjëra që atyre u pëlqejnë.
FEVZIU: Njëri nga librat tuaj kohët e fundit është “Mek Mafia”. Mendoni se kjo organizatë në të gjithë botën është aq e fortë sa e thoni ju në libër?
MISHA GLENI: Po, mendoj se po. Fillova ta shkruaj duke u nisur nga ajo që po ndodhte në ish-Jugosllavi dhe në Ballkan tërësisht. Luftërat në Jugosllavi ishin nismë e një elite kriminale që mundohej të fitonte sa më shumë para të ishte e mundur dhe të përgatiteshin për të sakrifikuar dhjetëra, qindra dhe mijëra njerëz. Kur vëzhgoja ato sipërmarrje kriminale ku ishin përfshirë e që kryesisht furnizonin me shërbime dhe mallra të paligjshme nga njëra pjesë e botës në tregun e Bashkimit Europian, doja të dija lidhjen me ato pjesë të tjera të botës. اdo pjesë të botës që kam vizituar, që ka qenë i gjithë kontinenti përveç Australi-Azi, kam zbuluar korrupsionin në shkallë të lartë, grupe të komprometuara politikisht.
FEVZIU: Lidhjen mes politikës dhe mafies?
MISHA GLENI: Shumë e afërt. Mund të shohësh rrotull. Jo vetëm këtu dhe s’kam ndërmend të përmend emra, por të shohim Millosheviçin dhe rrjetin e tij të krimit të organizuar, parlamentarët e kështu me radhë. Po një gjë të tillë e shohim edhe në Brazil.
FEVZIU: Ai e përdori mafien për atdhetarizmin…
MISHA GLENI: Po, por ishte edhe një periudhë kohe kur mafia përdori atë. Në shkëmbim të mungesës së stabilitetit që ata i siguruan atij, morën shumë para shpërblim. ثshtë një rast shumë interesant, nëse do të shohim Rusinë deri në vitin 1990. Në vitin 1990, Olle Gags dhe krimi i organizuar kontrollonte shtetin rus drejtpërdrejt, duke përdorur personalitetin Boris Jelcin. Kur vdiq Jelcini, pushtetin e mori Putini, i cili mori përsipër gjithçka, që shteti rus të kontrollonte Olle Ggas dhe krimin e organizuar. Kjo nuk do të thotë se krimi i organizuar është zhdukur, por është një tip më i sistemuar.
FEVZIU: ثshtë e vërtetë se 20% e GDP-së së botës kontrollohet nga mafia?
MISHA GLENI: Unë do të thosha 15%. Në libër thuhet 15-20%.
FEVZIU: Nuk është shumë?
MISHA GLENI: Tërësisht është 15%, por prisni derisa të arrijmë në një përfundim.
FEVZIU: Mund të gjendet se sa është 15%?
MISHA GLENI: Po, diku tek 7-8 trilionë dollarë. Por këtu po fus edhe korrupsionin që UN (Kombet e Bashkuara-organizatë) e llogarit çdo vit. Shkon tek 3 trilionë dollarë në vit. Po ashtu këtu futen edhe tregjet e financimit kriminal. Paratë aty janë nga bashkëpunimet bankare dhe shmangiet e taksave. Bëjnë pastrim parash përmes taksave: në qytetin e Londrës, Uoll Strit. Pra, është një zonë ku bankat, krimi i organizuar dhe korrupsioni takohen. Dhe është shumë e vështirë t’i shkoklavitësh.
FEVZIU: Si është mafia në Shqipëri dhe cilat janë karakteristikat e saj?
MISHA GLENI: Duhet të tregoj kujdes, sepse po flas në një televizion shqiptar. Por në thelb, mafia këtu harliset nëpërmjet kontrabandës. Ka disa lloje kontrabandash. Deri në një farë mase hyn duhani. Operacionet në Malin e Zi. Nuk ka dyshim se Shqipëria ka qenë pjesë e mafies, kokainës që u hap gjatë viteve ’90. Të gjithë duke futur Kroacinë u përfshinë në hapjen e një rruge të re për në Evropën Perëndimore nga Amerika e Jugut. Sigurisht, siç e dimë, ka shqiptarë që janë të përfshirë edhe në trafikimin e qenies njerëzore. Dhe kështu me radhë…. Po një ose dy gjëra që dua të theksoj është se ideja që mafia shqiptare apo ajo kosovare është disi më e egër sesa ajo e serbëve, maqedonasve apo e kroatëve, janë gjepura. Të gjithë janë të përfshirë dhe shkalla e përfshirjes varet nga niveli i zhvillimit ekonomik të vendit. Gjëja tjetër është se pjesa më e madhe e aktivitetit ka strukturë të tillë që t’u sigurojë njerëzve të Bashkimit Europian mallrat dhe shërbimet që ata kërkojnë. Drogë, prostituta, cigare pa taksë e kështu me radhë. Pra, nuk mund ta shohim aktivitetin kriminal ndërkombëtar global të tillë se si mafia është shumë e fortë këtu, por në Britani në fakt nuk është edhe aq keq, sepse roli ynë në atë industri është i ndryshëm. Ju keni zona prodhimi si Afganistani dhe Kolumbia, ku prodhohet heroina dhe kokaina, zona shpërndarjeje si Ballkani dhe zona konsumimi. Dhe çdo zonë ka rolin e saj të rëndësishëm për mafien.
FEVZIU: Po procesi më i rëndësishëm i mafies shqiptare cili është?
MISHA GLENI: Trafikimi njerëzor, por lëndët narkotike. Kosova dhe Serbia e Jugut luajnë një rol shumë të madh në këtë gjë.
FEVZIU: ثshtë mafia shqiptare pjesë e mafies ndërkombëtare?
MISHA GLENI: Jo, janë pjesë të njëra-tjetrës dhe bashkëveprojnë. Për shembull, nëse ju fusni cigare kontrabandë në Britani, që le
të themi se vijnë nga Egjipti, ju duhet të kaloni përmes Bullgarisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Italisë. Lidhja mes njerëzve që veprojnë në mafia këtu dhe Sacra Corona Unita (Kurora e Shenjtë e Bashkuar) apo Comorra, Indrangheta. Nuk mund të veprosh në Itali pa u lidhur me Sacra Corona Unita, Comorra, Indrangheta.
FEVZIU: Niveli i mafies në Shqipëri është i njëjtë me vendet e tjera?
MISHA GLENI: Jo, është më i ulët sesa në Kosovë.
FEVZIU: Po Serbia?
MISHA GLENI: Serbia depërtohet nga këto aktivitete kriminale të organizuara, por në vitet e fundit duhet të them se në drejtimin e presidentit Tadiç ata kanë bërë një përpjekje të bashkërenduar, për të bërë diçka në lidhje me këtë gjë dhe është diçka vërtet interesante ajo që shohim. Për herë të parë ka bashkëpunim të vërtetë dhe të sinqertë, veçanërisht mes Kroacisë dhe Serbisë. Gjithashtu, duke përfshirë edhe Bullgarinë, për të bërë gjithçka rreth kësaj. Në fakt, nëse hidhni një shikim nga Serbia në këto kohë, ata po fusin në burgje kriminelë të rrezikshëm, për vite me radhë.
FEVZIU: Po marrin pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë në politikë anëtarët e mafies? Jo përmes lidhjeve, hallkave, por në mënyrë të drejtpërdrejtë?
MISHA GLENI: Zakonisht, në kohët e sotme, pak a shumë po ndodh nëpërmjet lidhjeve, por në vitet 1990 kjo gjë bëhej në mënyrë të drejtpërdrejtë. P.sh. ju keni Arkanin. Interesante, një nga gjërat që Arkani bënte… Kjo është shumë e rëndësishme dhe udhëzuese; CIA kishte vetëm një mundësi për të kapur Arkanin para se ai të vritej. Dhe kjo ishte kur ai shkoi të takohej me ortakun e tij të heroinës, i cili ishte shqiptar/kosovar në kufi të Kosovës dhe dikush e kishte paralajmëruar CIA-n se ai do të ishte atje. Arkani po bashkëpunonte me mafien e heroinës në Kosovë. Të mos harrojmë se Arkani ishte anëtar i Partisë Nacionaliste në Kosovë. Kjo zbulon se ç’po ndodh në të vërtetë me mafien. Ata përdorën atdhetarizmin.
FEVZIU: Po përse nuk e kapën atë?
MISHA GLENI: Po, sepse atë e kishte paralajmëruar dikush tjetër dhe nuk shkoi në takim. CIA ma ka thënë këtë gjë.
FEVZIU: Në fakt, është një histori shumë interesante.
MISHA GLENI: Po, vërtet.
FEVZIU: Kam dëgjuar se ju po shkruani një libër tjetër mbi internetin dhe kiber-krimin ose krimin në kompjuter. ثshtë më se i dukshëm apo është ende në fillim?
MISHA GLENI: ثshtë përhapur ngado. Pirateria në internet (kiberkrimi) filloi si një farë industrie në 2001, kur një grup piratësh nga Ukraina, Odesa, gjetën një faqe interneti që quhej “kartaplanet”. Njerëz nga e gjithë bota i përkasin kartaplanetit dhe, nëse je anëtar blen, karta krediti, llogari bankare, shet viruse dhe trojane në të gjithë faqen. Kështu u bë shumë e përhapur. Që atëherë, çdo gjë në internet, ku përfshihen paratë është nën sulmin e piratëve, më besoni. Piratët janë njerëz shumë interesantë. Ju keni këtu në Shqipëri dhe në Kosovë po ashtu. Puna është se nuk e di kurrë arsyen e tyre; Janë kriminelë, punojnë për një kompani që spiunon një tjetër apo janë të përfshirë në sigurinë kompjuterike të shteteve? Pra, nuk e di. Duhet të prisni derisa të dalë libri. Por, kjo është një fushë që sa vjen e zgjerohet dhe bëhet edhe më shumë e çuditshme.
FEVZIU: Kur botohet libri?
MISHA GLENI: Këtë kohë, pas një viti. Në tetor të vitit që vjen.
FEVZIU: Dua t’ju falënderoj për intervistën.
MISHA GLENI: Ishte kënaqësi e madhe.
FEVZIU: Faleminderit, faleminderit!

BLENDI FEVZIU
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top