Ministrat e jashtëm takohen për të ulur tensionet kundër emigrantëve në Itali

alfonci

Veri investigatio
Ministri i Jashtëm italian Franko Fratini (djathtas) dhe homologu i tij rumun Kristian Xhakonesku shtrëngojnë duart në Romë javën e shkuar.

Një mori krimesh të dhunshëm apo seksualë në Itali që u janë veshur në disa javët e fundit imigrantëve rumunë ka rindezur ndjenjat ksenofobike një vit pas një gjendje të ngjashme. Përdhunimi i një vajze 14-vjeçare dhe vrasja rrëqethëse e një mbikqyrësi blloku ndezi thirrjet për përjshtim në masë dhe një seri sulmesh të dhunëshme nga të djathtët ekstremë kundër pjesëtarëve të bashkësisë gati një milionshe rumune në Itali.

Në përgjigje, qeveria italiane vuri në fuqi një dekret të diskutueshëm më 20 shkurt që përmban "masa urgjente lidhur me sigurinë publike dhe luftimin e krimeve seksuale". Ai u lejon kryebashkiakëve të krijojnë patrulla civile.

Opozita politike dhe Kisha Katolike, megjithatë, e denoncojnë ligjin si një ftesë për vixhilantizëm. Komiteti Ekonomik dhe ai Social Europian gjithashtu u kërkuan autoriteteve italiane të shmangin stigmatizimin e të gjithë emigrantëve rumunë për shkak të akteve të izoluara kriminale.

Ministrat e jashtëm të të dy vendeve u takuan në 23 shkurt për të diskutuar gjendjen dhe ranë dakord të miratojnë një politikë kundër krimit "të tolerancës zero". Ata konsideruan midis hapave të tjera, dërgimin e më shumë policëve rumunë në Itali, përveç 15 që janë tani.

Ministri i Jashtëm italian Franko Fratini tha se si shenjë e vullnetit të mirë midis të dy vendeve, rumunët e dënuar për krime në Itali mund të vuajnë dënimet e tyre në Rumani. "Ne besojmë se është e drejtë që të dënuarit ... nga drejtësia italiane të kthehen në vendin e tyre për të vuajtur dënimet," tha ai.

Ministri i Jashtëm rumun Kristian Xhakonesku ra dakord mbi nevojën për tolerancë zero dhe premtoi se vendi i tij do të bashkëpunojë plotësisht me italianët. Megjithatë, theksoi ai, Bukureshti nuk do të lëkundet nga vendosmëria e vet për t'u lejuar shtetasve të tij lëvizjen e lirë.

"Ne nuk do të ... marrim asnjë masë që kufizon [këtë të drejtë]," tha ai, duke shpjeguar se populli rumun e pa këtë si një frut të fituar me mjaft mund pas fitores mbi komunizmin.

Fratini, një ish-komisioner i drejtësisë i BE, tha se gjithkush që vjen në Itali nga jashtë zonës Shengen do t'i bëhet kontroll pasaporte. Ata me dënime të mëparshëm nuk do të jenë në gjendje të hynë në vend. Fratini shtoi se ai pret që autoritetet rumunë të vënë në dijeni zbatimin e ligjit në Itali kur ndokush me të dhëna penale niset për në Itali.

Ministri i Brendshëm rumun Dan Nika pati takimin e tij me homologun italian Roberto Maroni. Më 26 shkurt, Nika tha se të dy ranë dakord se çdo italian apo rumun që shkel ligjin në vendin e tjetrit do të procedohej.

Ndërkohë, Ministri rumun i Drejtësisë Katalin Predoiu vuri në dukje se 40% e të dyshuarve të kërkuar nga autoritetet rumune janë në Itali, për shkak se ekstradimi është i vështirë. Ai shtoi se 1,773 shtetas rumunë janë në burgjet italianë, të cilët asnjë gjykatë nuk i ka dënuar për ndonjë krim.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top