fcbesia
Anëtar i Respektuar
Mijëra vajza të virgjëra, gjysmë të zhveshura kanë konkurruar për të fituar Mbretin e Swzilandës, një zonë në Afrikën e Jugut, me një kërcim tradicional të zonës.
Duke ecur midis turmës që kërcente, dhe i veshur me një lëkurë leopardi, monarku absolut i shtetit Afrikan pritej të zgjidhte gruan e tij të 14-të.
Kritikët thonë se Mswati, bën një jetë të shthurur dhe harxhon shumë para, ndërkohë që dy të tretat e vendit të tij jetojnë në varfëri të plotë. Ai ka vendosur një shembull të keq duke lejuar poligaminë dhe seksin te adoleshentët, në një vend ku 40% e adoleshentëve janë me SIDA.
“Kam ardhur këtu të kërcej. Shpresoj që mbreti të më zgjedhë pasi është bukur të jetosh në pallatin e mbretit. Gratë e tij jetojnë mirë” – thotë Tenene Dlamini, 16 vjeç, e veshur me një veshje tradicionale ngjyrë kafe.
“Ai bën gjithçka për ato. Ato nuk punojnë”.
Dita e kërcimit është e shënuar në kalendarin Swaziland që kur Mswati e vendosi në vitin 1999.
Që atëherë, shumë gra nga Swazilandi vijnë në fshatin mbretërore të Ludzidzinit për të treguar admirimin e tyre për monarkun.
“E respektoj mbretin dhe kulturën tonë” – tha Nontobeko Sidlamini, 16 vjeç, e cila mban një veshje me lëkurë kafshësh dhe një byzylyk ku shkruhej “Seksi pret”.
Disa vajza thanë se nuk kanë dëshirë të bëhen pjesë e poligamisë së mbretit dhe kishin ardhur në ceremoni vetëm për të provuar virgjërinë e tyre.
“Motra ime është gruaja e 10-të e mbretit. Nuk mendoj se mund të më zgjedhë mua pasi ai ka zgjedhur motrën time” – tha Zandisile Ntentesa, një punonjëse 21 –vjeçare.
Mbreti, i rrethuar nga bodigardë me pistoleta dhe shkopa, merr gjithmonë vërejtje nga kritikët guximtarë.
Muajin e kaluar, revista Forbes e renditi në vendin e 15-të si monarku më i pasur në botë. Ai ishte i vetmi afrikan në listë.
Gjatë ceremonisë, njëra nga gratë e mbretit u paraqit në një BMW luksoze. Policia u kërkoi njerëzve të kalonin nga ana tjetër dhe të mos i afroheshin makinës.

Shekulli