“Midori” në vend të “Windows”

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Microsoft është gati të nxjerrë në pension WindoWs, programin më të përdorur në të gjithë botën. Një sistem i ri operues i quajtur Midori e shumë i ndryshëm nga Windows po përgatitet në laboratorët e kompanisë . Midori fokuson tërësisht internetin dhe tejkalon varësinë që e lidhin Windowsin me një PC të vetëm . Që tani Midori paraqitet si përgjigja ndaj sfidave të kohës.

Aktualisht sistemi i operimit është i lidhur ngushtë me atë të Hardware-it. Në të kundërt Midori është një përpjekje ambicioze e Microsoft për të prezantuar virtualizimin në industrinë e kompjuterit. Sistemi i virtualizimit është prezantuar tashmë me sukses në kompani që kanë në përdorim një numër të madh serverësh. Sikundër sugjeron dhe vetë emri duke vendosur servera virtualë brenda një kutie fizike kompanitë kanë arritur të kufizojnë numrin duke maksimizuar aftësitë e kompjuterëve.

Për rrjedhojë një aplikim i virtualizuar mund të kalojë me lehtësi nga një kompjuter tek tjetri duke lejuar një diapazon më të gjerë përdorimi të të dhënave që nuk janë tashmë të lidhura me një kompjuter të vetëm. Ndonëse sistemi i ri është në fazë përpunimi kritikët pyesin veten se si do të arrijë Microsoft të nxjerre fitime duke ditur se aktualisht 80 % e shitjeve të Windows lidhen direkt me shitjen e një kompjuteri.


Alsat
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top