“Metropol”, një teatër për fëmijë

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Një mundësi më shumë argëtimi për fëmijët dhe adoleshentët e Tiranës. Teatri i Metropolit, do të hapë sezonin e shfaqjeve në muajin shtator me një sallë të re, e cila do të ofrojë vetëm shfaqje për moshat e vogla. Drejtori i Qendrës Kulturore “Tirana”, Kiço Londo, thotë se shumë shpejtë do të kemi Teatrin e Metropolit për fëmijë. Dhe duket se nuk bëhet fjalë thjesht për një ide në letër. Tanimë po punohet për shfaqjet e para. Londo thotë se pjesa e parë që do të ngjitet në këtë skenë, në hapje të sezonit është “Gracka” me regji të Eduard Aliut dhe pjesëmarrjen e një kasti aktorësh të rinj. “Ashtu si edhe në teatrin për të rritur, edhe këtu do të synojmë në thithjen e artistëve të rinj”, - thotë Londo, ndërsa shton se nuk do të ketë një trupë fikse, por teatri do të funksionojë mbi bazën e projekteve dhe kontratave. “Shqipëria nuk e ka komoditetin për të pasur trupa fikse, pasi pas një periudhe kohe, krijohen gjendje moçalore, të cilat janë shumë të vështira për t’i shkallmuar më pas”, - thotë ai. Ndërsa shfaqja e dytë do të vihet nga një regjisor francez dhe bëhet fjalë për një teatër marionetash. “Do të kemi një program “agresiv”. Dhe me këtë kuptoj aplikimin e të gjitha teknikave të reja, të cilat i kanë munguar skenave shqiptare. E kemi nisur me shfaqjet bilinguale në italisht e frëngjisht dhe do të vijojmë me teatrin e vendeve të braktisura, të lëndinave dhe shfaqjet e rrugës. Por nuk do të heqim dorë nga shfaqjet serioze. Me shumë përgjegjësi jemi duke punuar për vënien e “Hamleti”-t të Shekspirit dhe “Elektra”-s të Sofokliut”, - vazhdon Londo, i cili shfaqet tepër optimist për faktin që fëmijët tanimë do të kenë dy skena teatri, Teatrin Kombëtar të Kukullave dhe teatrin e ri të Metropolit, i cili nuk do të mbledhë rreth vetes vetëm fëmijët e moshave të vogla, por edhe adoleshentët. Projekti për ngritjen e këtij teatri të ri, mbështetet nga Bashkia e Tiranës. Ndonëse i ri në moshë, Teatri i "Metropolit", tanimë ka krijuar imazhin e vet. Gjatë sezonit që shkoi, në skenën e këtij teatri, u shfaqën disa pjesë të suksesshme, si spektakli "One man show - Ej, mos i thuaj njeriu", nga Arian اani, me regji të Hervin اulit, "Kopshti i vishnjave" i اehovit, me regji të Kiço Londos, etj. Gjithashtu skena e këti teatri bujti aktivitete të tjera si Festivali i xhazit, apo festivalin muzikor "Apolonia".
*panorama*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top