Kresha
A pretty face can never trick me
1- Të zbukurohesh për gruan ashtu siç dëshiron që ajo të zbukurohet për ty.
2- Të zgjedhësh metodën më të mirë për qortim, dhe ajo të jetë vetëm me arsye.
3- T'i plotësosh dëshirën kur ajo dëshiron të bisedojë apo qajë hallet me ty.
4- Ta thërrasësh me emra apo pseudonime më të bukura .
5- Të sillesh butë dhe të mahitesh (të bësh shaka) me të.
6- T'i shmangësh ngatërresave të cilat ndikojnë në dëshpërimin e saj shpirtëror.
7- Të vërejë te ti sinqeritetin dhe besnikërinë që ke ndaj saj, apo në një mënyrë ajo të sigurohet nga shkurorëzimi apo mashtrimi i saj.
8- Shumë janë të dobishme surprizat apo befasitë me gjëra të cilat ajo i pëlqen.
9- Kur të hysh në shtëpi të jesh përgëzues dhe i buzëqeshur.
10- Të kesh urtësi dhe butësi gjatë bisedës me të duke i matur fjalët që të mos e ofendosh me diç.
11- Të flasësh për gjërat të cilat atë e gëzojnë.
12- Ta lavdërosh atë në prezencën e familjes tënde dhe të saj.
13- T’ia zbukurosh gjërat para saj me fjalë edhe nëse nuk janë realitet.
14- Të zhduket monotonia e përditshme qoftë ajo me ndonjë shëtitje apo me ndonjë njoftim me një grua të ndonjë shoku të ri, etj.
15- T’ia mbulosh të metat e saja qofshin fizike apo mentale që ajo të mos e ndiej mangësinë e saj para teje.
16- Duhet të kesh kujdes që problemet e vogla të zgjidhen e të mos i lëmë vend djallit që ato t'i zmadhojë e t'i bënë të pazgjidhura dhe për shkak të tyre të pasojë shkurorëzimi.
17- Ta ndihmosh në punët e shtëpisë e sidomos kur ka nevojë për ndihmë.
18- Të respektosh mendimin e saj e jo vetëm ti të vendosësh për çdo çështje.
19- Të kesh mendim të mirë ndaj saj dhe të mos merresh me paragjykime.
20- Duhet ta lavdërosh atë aq shumë saqë ajo të mendojë se vetëm ajo ka ato cilësi dhe se është më e shkëlqyeshmja.
21- Duhet të kesh në konsideratë trupin e saj që të mos e mundosh shumë me punë kur ajo është në ciklin mujor apo shtatzënë.
22- Ta ndihmosh në mbikëqyrjen e fëmijëve.
23- Të respektosh familjen e saj dhe mos e ndalo nga vizita e tyre.
24- Duhet ta shoqërosh gjatë ngrënies së ushqimit duke u ulur së bashku në një tryezë.
25- Ruaj fshehtësitë e saja të cilat i bisedoni mes vete.
26- Mos ia ceno të drejtat e saja që ia lejon feja.
27- Të mos largohesh nga shtëpia duke u vonuar nga kthimi për kohë të gjatë, me ditë, muaj e vite.
28- Mos përkujtoni ngatërresat e kaluara.
29- Mos lejo askënd që të futet në jetën tuaj familjare apo në problemet tuaja bashkëshortore.
30- Të kujdesesh urgjentisht për shëndetin e saj kur ajo keqësohet.
31- Ta shoqërosh atë në gëzimet e saj edhe nëse nuk është shumë me rëndësi për ty.
32- Të jesh në kontakt me të kur të udhëton për në ndonjë vend të largët.
33- Të jesh i qartë në shprehje kur kërkon diç nga ajo, në mënyrë që të mos keqkuptoheni.
34- Mos llogarit gjithmonë se vetëm ti e thua të vërtetën apo vetëm ti ke të drejtë.
35- Duhet që t'i jepen ca të holla vullnetarisht në mënyrë që ta ndijë vetveten të pa nënçmuar.
36- Dhe në fund duhet ta dimë të gjithë se ne jemi njerëz, dhe si çdo krijesë tjetër edhe ne jemi të mangët dhe gabojmë, sepse vetëm Zoti i Lartësuar është pa të meta dhe i pa gabim, andaj të mos presim nga gratë që të ndodh ndonjë mrekulli e të jetë e përkryer, e pa gabim, e pa nevrikosur etj., por ta falënderojmë Zotin për të mirat që i kanë e të bëjmë durim për të metat e saj dhe ta lusim Zotin për udhëzimin tonë dhe të tyre .