Meshkujve që u bien flokët mund të kenë probleme me zemrën

Arfenilla

Themelues i Forumit
Meshkujt të cilët fillojnë të humbin flokët në majë të kokës sipas gjasave kanë probleme me zemrën, pohohet në studimin e ri të cilin e kanë kryer shkencëtarët japonezë.

Hulumtimi në të cilën kanë marrë pjesë madje 37.000 njerëz ka treguar që 32 për qind e meshkujve tullacë kanë mundësi më të madhe nga sëmundjet koronare të zemrës.

Pas hulumtimeve disavjeçare shkencëtarët nga Universiteti në Tokio kanë konstatuar që meshkujt të cilët fillojnë të humbin flokët në majë të kokë jo rrallë kanë probleme të zemrës. Sigurisht, parasysh është marrë edhe mosha e tyre dhe historia e sëmundjes në familje, përcjell BBC.

“Kemi konstatuar që ekziston lidhja në mes humbjes së flokëve në majë të kokës dhe rrezikut nga sëmundja koronare e zemrës. Sigurisht, kjo është e ndërlidhur, por megjithatë duhet të theksojmë që pirja e duhanit, trashja dhe kolesterina dhe tensioni i gjakut i lartë shumë më shumë e rrisin rrezikun nga sëmundjet e zemrës”, ka thënë udhëheqësi i studimit, Tomohide Yamada.


f1_12tulla1365771251.jpg


Ai ka shtuar që meshkujt e rinj të cilët fillojnë të humbin flokët në majë të kokës kanë nevojë të punojnë në stilin e tyre të jetesës dhe të fillojnë të ndryshojnë shprehitë e jetesës dhe të jetojnë sa më shëndetshëm. Megjithatë, mjekët kanë theksuar që meshkujt që bëhen tullacë nuk kanë nevojë të shqetësohen për së tepërmi për rezultatin e studimit.

“Nevojiten hulumtime shtesë për t’u konstatuar në të vërtetë që ekziston lidhja në mes humbjes së flokëve dhe rrezikut nga sëmundjet zemrës. Gjithsesi, konsideroj që për meshkujt është shumë më mirë të kthejnë vëmendjen nga beli i tyre, respektivisht pesha, në vend se nga flokët. Meshkujt vështirë që mund të bëjnë diçka në lidhje me atë që humbin flokët, veçanërisht nëse është trashëguese, por duhen të dinë që me siguri mund të reduktojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës ashtu që do të ndalin duhanin, kujdesen për peshën dhe ushqehen shëndetshëm”, ka thënë dr. Doireann Maddock.tel..
 
Titulli: Meshkujve që u bien flokët mund të kenë probleme me zemrën

E kam vene re, me therr zemra pak :( :p
 
Titulli: Meshkujve që u bien flokët mund të kenë probleme me zemrën

na shtinen hatan me kto studime :p
 
Titulli: Meshkujve që u bien flokët mund të kenë probleme me zemrën

hahahha o cfar frigacak hahhahah...Po mos keni frik se burrat nuk friksohen nga renja e flokve.
 
Titulli: Meshkujve që u bien flokët mund të kenë probleme me zemrën

une kam frik zemren jo floket :D
 
Titulli: Meshkujve që u bien flokët mund të kenë probleme me zemrën

un jam mire me floke deri tash. Quku , si je me zemrat ?
 
Titulli: Meshkujve që u bien flokët mund të kenë probleme me zemrën

une kam frik zemren jo floket :D
ateher mos i mbaj floket e gjata,kshtuqe kan distanc zemra -floku
 
Titulli: Meshkujve që u bien flokët mund të kenë probleme me zemrën

un jam mire me floke deri tash. Quku , si je me zemrat ?
itu i kam var :p
 
Titulli: Meshkujve që u bien flokët mund të kenë probleme me zemrën

Te gjithe tullace na dolet ju :p

Ndoshta edhe ka lidhje por si besoj shume.
 
Titulli: Meshkujve që u bien flokët mund të kenë probleme me zemrën

:D Djema avash avash e treguat te gjithe qe jeni pa floke :p ncncncnc
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top