Meshkujt me mjekër duken agresivë dhe të moshuar..

Love

βeℓℓe â๓e
Në takimin e parë meshkujt vlerësohen në bazë të asaj nëse janë rruar ose jo. Edhe pse dikur mjekra ka qenë simbol i mashkullit dhe pjekurisë, femrat bashkëkohore nuk mendojnë ashtu.

meshkujt-300x239.jpg


Në ditët e sotme, gjithnjë e më shumë femra shmangin meshkujt me mjekër, sepse ata iu duken agresivë dhe jo joshës.
Ndërkaq, mjekra vlerësohet te meshkujt më të moshuar, te të cilët nxit respekt nga pala tjetër.
Ekspertët pohojnë se arsyeja që meshkujt kanë lëshuar mjekër në të kaluarën nuk ka qenë për çështje estetike, por për t’u mbrojtur nga dielli, për të lehtësuar goditjet, ndërsa u ka ofruar edhe imunitet më të fortë.
Burimi: Telegrafi



Femra: Cfare mendimi keni per meshkujt me mjeker?
Mendoni se jane jo joshes dhe agresiv?
 
Pe: Meshkujt me mjekër duken agresivë dhe të moshuar..

ehh le te vijne sa te duan kohe mederne,,mjekra eshte e mire tek meshkujt,,:p:p...
 
Re: Meshkujt me mjekër duken agresivë dhe të moshuar..

une i kam fixim meshkujt me 3 dite mjeker, i themi ketu ku jetoj :)
 
Pe: Meshkujt me mjekër duken agresivë dhe të moshuar..


Mjkrra eshte e bukur dhe tregon si nje lloj pjekurie tek meshkujt.

Mvaret shumher nga personi sesi e mban at?

 
Titulli: Meshkujt me mjekër duken agresivë dhe të moshuar..

Per mendimin tim jo te gjithe meshkujve u shkon mjekra, ka persona qe u ka lezet dhe ka persona qe ta shpallin.
 
Titulli: Meshkujt me mjekër duken agresivë dhe të moshuar..

Ne momentin qe do e kisha rruar mjekrren shume, do e kisha kujtuar kete foto:



:lol:

P.s: A man without a beard is like a lion without a mane
 
Pe: Meshkujt me mjekër duken agresivë dhe të moshuar..

Jo, vetem Chuck Norris duket agresiv :p
George Clooney eshte thjesht huggable, s'te krijon kurresesi pershtypjen e te qenit agresiv.:skuq:
Kshu qe varet nga mimika e fytyres, s'ka te beje fare mjekra.
 
Titulli: Meshkujt me mjekër duken agresivë dhe të moshuar..

bllakkk i kam bezdi ata me mjeker...sme pelqejne fare.......
 
Titulli: Meshkujt me mjekër duken agresivë dhe të moshuar..

Mos.... Un qe rruhem i her ne jave dmth se 4 dite sme shikon asnje femer :p
 
Pe: Meshkujt me mjekër duken agresivë dhe të moshuar..

Une skam asnje mendim as te mir as te keq...Eshte zgjedhje e gjithsecilit,por ne aspektin estetik me pelqen mashkulli pa mjeker...Sikur i jep me shume seriozitet edhe me shume prezence...Per pamjen qe duket me i moshuar,se besoj,dikujt i shkon mjekra,dikujt jo varet...Ja une po punoj me zemren time tja heq mjekren LOL
 
Re: Meshkujt me mjekër duken agresivë dhe të moshuar..

Personalisht sme pelqen mjekra. Kur shoh disa vertet me tromaxin, se sdine ta mbajne, dhe te trembin :(
 
Titulli: Meshkujt me mjekër duken agresivë dhe të moshuar..

Jam kunder mjekrres ne cift:)
 
Titulli: Meshkujt me mjekër duken agresivë dhe të moshuar..

Megjithate dikujt edhe i shkon, por perfundimisht leshi nuk te bene as me shume burre e as me pak kshu qe kot graria kapen pas leshit. :p
 
Pe: Titulli: Meshkujt me mjekër duken agresivë dhe të moshuar..

Jam kunder mjekrres ne cift:)

hidhu loverburri se mos kap ndonje me mjeker kur me sy nuk ia prish dot mendjen :p
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Meshkujt me mjekër duken agresivë dhe të moshuar..

Mos.... Un qe rruhem i her ne jave dmth se 4 dite sme shikon asnje femer :p

te shikojn te shikojn ato motrat se kan mjekerr:kendo:

jo te gjithve ju shkon mjekrra,ka till se veretet duken bukur , ama ata se i bejn te holl mjekrren tamam si bisht mini me shpifin.
 
Pe: Titulli: Meshkujt me mjekër duken agresivë dhe të moshuar..

Jam kunder mjekrres ne cift:)

Pse plak ke marr vesht qe dhe grate po majn mjekrra e, lol

Ps : Nuk na dashka asnjeri, ca behet kshu, e mire se e duam vete veten, lol
 
Titulli: Meshkujt me mjekër duken agresivë dhe të moshuar..

Ka lezet faqja e bute e mashkullit te sapo ruajtur, ose buzet pa gjemba anash kur te puthin doren:p.

Personalisht, si pelqej meshkujt me mjeker. Me duken me te pashem ata me fytyren e ndricuar nga djelli, jo ata te "rethuar" nga mjekra.
Gjithsesi, eshte zgjedhje personale, secili mban pamjen qe mendon qe i pershtatet!
 
Titulli: Meshkujt me mjekër duken agresivë dhe të moshuar..

E vendosa do rruhem... ka njeri korse bari ketu ...? se me brisqet e makinat kam ber sherr... :p:p
 
Titulli: Meshkujt me mjekër duken agresivë dhe të moshuar..

Ka lezet faqja e bute e mashkullit te sapo ruajtur

Pse ke provuar faqen e "eger" qe flet kshu :p
 
Titulli: Meshkujt me mjekër duken agresivë dhe të moshuar..

Eh po ca thone keto femrat e sotme ?
Po mashkulli gjeti idealin nga qe pertonte te rruhej tani e mban mjekren per trend ,e rrallon cdo 4 dite kshu qe ska nevoje te behet me shkume e te qethet.heq pak konturet e direkt ne linje :D
Mjeker qe nuk shkon i them mjekres qe qimja i ka vajt me shume se 1 cm,ashtu squhet me mjeker por fytyre me gezof leshi :)
 
Pe: Meshkujt me mjekër duken agresivë dhe të moshuar..

I kam qejf meshkujt me mjeker.. por ama atyre qe u shkon, se ka qe u duket beterr si mjekercjap.. :D
Ka meshkuj qe u ka shume hije.. sidomos brunét (zeshkanét, flokézinjté)..
 
Pe: Meshkujt me mjekër duken agresivë dhe të moshuar..

Ne hall te madh pasket rene dhe ju ... lol
 
Me mjeker, apo pa mjeker, si e pelqejne femrat nje mashkull?

Meshkujt pa mjeker jane me terheqes per femrat.

Images.jpg

Mjekra le pershtypjen e agresivitetit dhe e ben mashkullin me te vjeter. Edhe pse femrave nuk u pelqen edhe aq, te meshkujt tjere ajo nxit respekt dhe eshte simbol i burrerise.
Meshkujt duken shume me terheqes me fytyre te rruar se sa me mjeker, ka zbuluar hulumtimi i Universitetit kanadez Lethbridge, ne me shume se 200 femra.
Mjekra ne nje menyre e ben mashkullin me te vjeter, ndersa shton dhe pershtypjen e agresivitetit, shpjegojne psikologet per Daily Mail.
Ata iu kane treguar femrave fotografite e 19 meshkujve pa mjeker dhe fotografite me mjeker 6 jave te vjeter, te parregulluar. Shumica e femrave me nota shume me te larta ka vleresuar terheqjen e mashkullit ne fotografi ku nuk kane pasur mjeker. Megjithate, femrave iu pelqen pamja e mashkullit me mjeker treditore.
Per dallim nga femrat, mjekra te meshkujt tjere ka efekt me te favorshem, eshte sinjal i burrerise, respektit dhe autoritetit.
Megjithate, te dy gjinite kane vertetuar qe meshkujt te cilet kane mjeker duken me te fuqishem dhe me te suksesshem. Shkencetaret deri tani kane pasur teori te ndryshme per ate se pse meshkujve iu rritet mjekra, nga mbrojtja e lekures delikate te fytyres nga dielli deri te mbrojtja e eshtrave te mjekres nga goditjet me shuplaka.
Disa shkencetare konsiderojne qe mjekra mund te jete tregues i imunitetit te forte, çka mbeshtet teorite evolucionare qe parazitet te cilet transmetojne semundje banojne ne mes qimeve te njerezve, ndersa ata qe mund te “rrisin” mjekren pa u semure, jane ekstra te shendetshem.
“Ne hulumtim kane marre pjese femrat nga Zelanda e Re dhe Samoa, keshtu qe mendimi mesatar i te dy kulturave ka treguar qe femrat ne pergjithesi nuk i terheqin meshkujt me mjeker”, ka perfunduar udheheqesi i studimit, Paul Vasey. (Marre nga albannews.gr)
 

Attachments

  • Images.jpg
    Images.jpg
    17.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Meshkujt me mjekër duken agresivë dhe të moshuar..

Kesaj pune i thone qysh t'kesh qejf: Me lesh ose Pa lesh, por perfundimisht leshi s'tban as ma burre po as ma pak burre. :detektiv:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top