Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

A mos na hiq shpresat aman!! :(

Psh Ceni eshte komplet e kunderta nga cf shkruhet ne artikull hm hm
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Dakord me artikullin,gjithçka perputhet me realitetin e rrugeve te Tiranes...
Por a mund ta di pse kur UNE komplimentoj nje vajze,ajo me pergjigjet me keq se kto mishngrenesit?

Pse duhet te limitohet nje femer ne veshje?
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Tani kjo shkruesja e artikullit them te drejten na paska kursyer ne cunave dhe e paska zbutur shume fjalorin tone aq te pasur erotik. Tani me ekto qe ka shkruar artikullshkruesja them te drejten do ndiheshin mjafte te privilegjuara femrat tona kundruall asj qe ne zakonisht perdorim ne fjalorin tone te perditshme. :nxef:

Them te drejten, ky fjalori yne eoriko - rrugor eshte aq banal sa munde te beje ndonje burre (si puna ime zemerlig) te ndjehet edhe keq edhe pse ne ato momente eshte vetem kalimtar rasti dhe thjeshte nje degjues rasti i fjaleve. Komplimentet (nuk di ne meritojne ti quajme komlimente) kan aq egersi banale sa te mbushet mendja se po ju ra ajo ''cop mishi'' ne duar do pretendoje se ke te besh me kanibal.

Ca e ca ngacmime edhe jane te lezetshme. Ndonje fishkellim kshu, apo edhe ndonje fjale ca me ledhatuese e gershetuar me ndonje shikim si shenje paralajmeruese, apo ndonje kompliment i lidhur me situaten dhe kohen momentale edhe munde te jene te arsyeshme ngase ato kam mendjen se ndodhin ne cdo rruge bote, por te shofesh ate qe me verejn mua syte, pra, te shofesh nenen me kalamaj rruges, femren me femije duarsh e t'ja perplasesh pas hpine banalitetet me te egra them te drejten nuk ka asnje fije logjike.

U permend edhe veshja. Them te drejten kur del ne rruge edhe shef gjithcka, por ne pergjithesi, nje veshje e bukur edhe pse pak ka nxjerre ne pah vijat e trupit nuk dmth. apriori se meriton nja 2 milion te hengsha andej e ketej. Pastaj veshjet me gusto i shef cdo dite e me shume, por nese ''ne'' (cunat) kemi pare nje gjysme cice te nxjerre pak jasht apo nje kofshe te bukur nuk dmth. se jemi te kasapi per te kerkuar mishin.
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

sa tragjike e paska sjellur, ne fund te fundit komplimenta jane ne formen e vet, s'mund te presesh nga shitsi i bulmetit te te thote "sot qenke bere shume e mire, te shkoka ky modeli i flokeve" sic dhe nuk mund te presesh nga nje doktor shkencash te te thote "te hengsha macokun zemra". Ne fakt ideja e te dy perkufizimeve kjo puna e macokut eshte, po secili ka individualitetin e vet edhe ne komunikim :)

hajduti
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

ah tashi e kuptoj une pse femrat shqiptare po ju bere komlimente , ne vend qe te pergjigjen me faleminderit thone ik or idiot lol
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

sa tragjike e paska sjellur, ne fund te fundit komplimenta jane ne formen e vet, s'mund te presesh nga shitsi i bulmetit te te thote "sot qenke bere shume e mire, te shkoka ky modeli i flokeve" sic dhe nuk mund te presesh nga nje doktor shkencash te te thote "te hengsha macokun zemra". Ne fakt ideja e te dy perkufizimeve kjo puna e macokut eshte, po secili ka individualitetin e vet edhe ne komunikim :)

hajduti

ua sa diskriminues kto mendimet lol


spo ve doren ne zjarr qe ndoll edhe e kunderta ahahahah
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Une jam mishngrenes, po se di ca recetash ka shkruar kjo autorja ketu :lex:

Kush i ka provuar te me tregoje si jan???

oh wait ....sqenka per kuzhinen :lool:
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Sa trishtim duhet te ndjeje nje femer kur ecen rruges e askush si hedh nje fjale! Ose edhe syte. Ka nje poezi Xh.Spahiu per nje femer qe hyn ne nje lokal meshkujsh e te gjithe u bene sy-thote. Ceshtje gjuhe, ceshtje stili per ta percjell admirimin sa me fin. Gjithe arti dhe letersia reth koteles vertitet. Por me stil ama. Pak stil ju lutem, pak stil.

Edhe veshja minimale ose zhveshja maximale (e cila trajtohet si burim provokimi sipas disave) duhet te eci paralel me veshjen e gjuhes.

hajduti
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Pastaj kur e degjova tuj thane: Ta hengsha diamantin (xixen) qe ke ne dhembe!!! qyqe

pa prit kur ti thone ndonje dite: Te hengsha kariesin :kohe:
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Do dilnim per te ngrene embelsire me gocat se kishte njera ditlindjen ,mirepo isha fare pa make up se kisha pas msim qe ne 8...e nejse kur dola nga shkolla dhe te nje rrugice nxjerr ato gjerat e make upit dhe shifem te xhami i nje makine kshu qe ishte me xhama te zinj ..rri un nja 10 min sa lyva syt ,buzet e kto budalliqet,,,

pastaj ne momentin qe po rrotullohesha per te pare si po mrrinin xhinset ulet xhami edhe mflet i cun nga brenda '''sa e shemtume keke maj ,na treme....po sot keka dita jote me fat ma jep numrin edhe ka mundsi tmarr najher sa me ta ba qejfin'' hahahahahahah m erdhi me qesh e mberi pershtypje se ky nuk u tregu mishngrenes ..e mu kujtu tema qe ka dhe cuna qe ngacmojn me inteligjence :p
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Nje video dedikuar "mishngreneseve"...

[video=youtube;kpfaza-Mw4I]http://www.youtube.com/watch?v=kpfaza-Mw4I[/video]
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Parametrat e formimit njerzor shkojn paralel e pak si paket tek nje njeri.
Pa dasht te paragjykoj,por nje njeri i formuar ne bagazh dhe element kulturor,tip fisniku thuhet nganjehere per kete kadegori,nga femrat.
Sigurisht qe dhe gjuhen erotike dhe te flirtit e ka ne nje nivel te lart,ka klas dhe shtjellim sensual brenda saj,e mbi te gjitha nuk do denjonte ta perdorte kete gjuhe kundrejt c"do lloj femre.
Se e konsiderojne ulje ndaj tyre.
Te tille burra kerkoni vajza,ju qe jeni akoma beqare..:) :p . E mos e shifni si hipotez ne zhdukje nje zhaner te tille,ka plot meshkuj te mire..:))
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Une mendoj se e gjithe kjo deshire per "mishegrenie" vjen si fakt i grupit te gjakut 0..duke qene se ne si pjese e mesdheut kemi dominance ne kete grup

pastaj cte keqe ka te thuhen kto?? mua me pelqen ti them ...po ty?

keshtu duhet te ishte ndertuar tema mendoj!
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Flm Marla qe solle artikullin :)

Me pelqeu jashtmase kjo fraza: "në një vend ku ka dhe nga ato raste kur edhe polici në detyrë mund të të drejtojë një "psss!" teksa kalon rrugës në punën tënde."
Un jetoj jashtshtetit dhe mund tju konfirmoj pa problem qe jo vetem psss por edhe me shume kur ti je duke bo vrap per qefin tat ne park (jo mes rruges ehhhh ne parkun me te madh te Torinos) ose thjesht je duke punuar jasht e veshur dhe e lyer thjesht.

Te gjithe meshkujt e botes kan ket sjellje ... vetem qe shqiptaret e kan me te theksuar.
U trondita kur u riktheva ne Durres ne moshe adoleshente nga komentet pa vend, banale dhe pafund... dhe mund tju siguroj qe nuk isha as e lyer dhe skisha as taka as mini ose gjoks perjashta.
Isha 15 vjece kur isha te vollgat me familjen time dhe njoni qe po kalonte me preku pa piken e turpit Faqa*n duke perfituar nga rremuja dhe zhurmat. I lumte, sepse po te kisha qen me e zgjuar dhe ta kisha shajt tani do ishte pa ndonje pjese te trupit!
Shum e shum epizode te tjera me cuan te evitoja meshkujt shqiptar... ose me sakt ato qe benin hapin e par.
Sic eshte shkruar me siper, mjafton dhe nje buzeqeshje... vleresohet 100 her me shume.
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Oh se desh harrova, mos harrojme 2 profesorat e fiskultures qe me kan van ne siklet per vite te tera.
Aq e deshperuar kam qen sa cfare nuk vishja per te mbuluar format, shtypur gjoksin... per te evituar komentet e tyre banale qe benin me ze te lart mes klases.
Per te evituar komentet e gocave "e ke van re qe sti heq syt?", "e degjove ca komenti beri?"...
Ktu kush e ka fajin? Natyrisht femra qe ka lind me gjoks dhe bythe :yeah:
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Me te "fortit" jane ata qe i mbushin dy xhepat me fara te lulediellit dhe dalin e i zene pozitat e tyre strategjike, zakonisht para hyrjeve te banesave apo para ndonje shitore te lodhur, dhe fillojne me ksss ksss gjithe diten. Gjasat qe te ndalet ndonje femer jane 1 ne 30.000 :D

Gjithashtu ekziston edhe kategoria tjeter, ku bejne pjese ata qe zbresin nga fshatrat, kryesisht ato me te thella, per 'qendrim ditor' ne qytet. Ne fillim te dites jane me te bute, kah mesi i dites kur e shofin se po ju ik dita 'pa sukses' fillojne e behen me agresiv. Po nuk ju eci mbare deri ne mbremje, kur u ofrohet koha per kthim ne fshat...vaj halli. Agresiviteti ne kulm.
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

un thash qe jetoj jasht shtetit,,dhe jo jasht katundit,, kur flasim per shtet,,nenkuptohet e drejta per ti ngren keto kepuce dhe modele flokesh,,
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Nga Nina Cara

faji i vetë femrave për mënyrën se si vishen ("majë takave që në pikë të mëngjesit") etj.......

Jo vetem takat po dhe nxjerrja e gjokseve , veshja me mini per te pir nje kafe aty tek lokali posht shpis e shum te tjera jan disa faktor kryesor ..Te ksaj sjelljeje nga ana jon si meshkuj ..Sigurisht skan te gjith te njeten gjuh komplimentimi kundrejt femres.....Por ndodh dhe dicka e bukur nga ana e femrave ka raste qe ju drejtohesh me nje kompliment te bukut dhe si pergjigje te vjen ndo nje e shar e mir nga ajo :p lool ..Dhe pse shkrimi ne fjal me duket se e ka ber teper tragjike kte ceshtje ..
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Jete makabre pa pike intimiteti

Bicikleta luante nje pjese te rendesishme, nga njera ane bicikleta nga ana tjeter dora e mbeshtetur te muri, kshu qe ajo skishte nga te shkonte, do degjonte propozimin deri nfun.

Mu kujtu nje beauty queen ;)

hajduti
 
Titulli: Meshkujt e rrugeve shqiptare, keta mishngrenes te medhenj

Thojn se po nuk u shkunde para cunave asnje ngacmon
pallavra ne qe shofim punen ton hapin syt si te shashtis
Meshkujt kshu jan npergjithsi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top