Mesazhet telefonike: të tradhtosh me tekste

SempreBarca

Anëtar i Respektuar
Meshkujt dhe femrat janë përfshirë në histori tradhtish e marrëdhëniesh të paligjshme që në fillim të kohëve. Sot në epokën e celularëve dhe internetit gjërat janë lehtësuar shumë nga njëra anë, sikundër edhe janë vështirësuar në një tjetër këndvështrim

Partnerët, që në fillim të kohëve e kanë tradhtuar njëri-tjetrin me partnerë të tjerë. Arsyet janë nga më të ndryshmet, sikundër edhe mënyrat e tradhtisë. Por në këtë rast, duke qenë se kemi të bëjmë me një marrëdhënie, pra me një mënyrë komunikimi, mjetet e komunikimit kanë një rëndësi shumë të madhe. Dikur një marrëdhënie e paligjshme kryhej përmes pusullave, takimeve në vende të fshehta dhe mënyrave shumë të avashta e të pasigurta të dërgimit të mesazheve. Sot në epokën e teknologjisë dhe të përhapjes së mjeteve moderne të komunikimit shpejtësia nuk është më problem e deri diku edhe konfidenca e mesazhit, megjithëse kjo e fundit është një thikë me dy presa.

Tashmë gjithçka kryhet kryesisht përmes telefonit celular, i cili është shndërruar edhe në “bashkëpunëtorin” dhe “bashkëfajtorin” e lidhjeve të fshehta. Madje ajo dridhja e lehtë e celularit që lajmëron ardhjen e një mesazhi apo e-mail-i të ri është një nga kënaqësitë më të mëdha të ndaluara që përjetojnë ata që kryejnë aktin e tradhtisë. Në momentin që perceptojmë dridhjen e lehtë, që e dimë se çfarë mesazhi përcjell, veprimi i parë që bëhet është ai i të parit rrotull dhe kur partneri mund të jetë aty pranë çohet për të marrë diçka, apo shkon në një dhomë tjetër, ne e shijojmë shumë momentin e të hapurit të shpejtë të mesazhit, leximit të tij me një frymë, gjithmonë me një sy e një vesh në gatishmëri. Ajo që lexojmë ndonjëherë është aq përfshirëse, sa vetëm një partner i kujdesshëm mund të vërë re pasi të kthehet se ndërkohë diçka ka ndodhur, sepse ngjyra e fytyrës, apo qartësia e një vështrimi nuk janë më të njëjtat me ato të mëparshmet. Por sigurisht që jo të gjithë janë të vëmendshëm dhe mbi të gjitha askush nuk e çon nëpër mend se partneri është duke e tradhtuar pikërisht në një moment kur marrëdhënia mund të duket më e sigurt dhe solide se kurrë. Kjo lloj marrëdhënie dhe kënaqësie sigurisht që nuk do të kishte ndodhur kurrë pa shpikjen e e-mail-it dhe veçanërisht të celularit, që e bën aksesin në mesazhe të menjëhershëm. Në këtë rast, një rol të madh nuk luan vetëm shpejtësia e mesazhit, por edhe anonimiteti i tij, duke qenë se gjithçka shkruhet në mungesë të pranisë së tjetrit dhe njëherazi tjetri e merr mesazhin në një kohë reale. Por fakti i mospranisë të jep më shumë guxim se zakonisht dhe “loja” bëhet më interesante. Në raste të tilla ka më shumë guxim për të shkruar edhe gjëra tronditëse, të cilat ndoshta nuk do të shkruheshin, apo pranoheshin në situata ose rrethana të tjera edhe mes dy të dashurve. Dhe mbi të gjitha nuk është fjala për mesazhet që shkëmbehen nga të dashurit “e ligjshëm”, por nga ata “të paligjshmit”, lidhja e të cilëve mbart me vete edhe rrezikun e zbulimit të marrëdhënies dhe mbi të gjitha të shembjes së marrëdhënies së “ligjshme”. Në raste të tilla celulari është një mjet që mbahet përgjatë gjithë kohës me vete, madje edhe në gjumë vendoset nën jastëk. Nëse një partner do të dijë për ndonjë marrëdhënie të paligjshme të partnerit tjetër mjafton të niset nga premisa e celularit të kudondodhur për të filluar një hetim që me siguri do të zbulojë dhe të tjera e më në fund edhe marrëdhënien e fshehtë.

Njerëzit mësojnë që edhe në gjumë të lënë një shqisë të gatshme për të perceptuar dridhjen e ziles dhe gati automatikisht ata shtypin butonat e duhur për të parë brendinë e mesazhit dhe më pas për të dhënë në mënyrë të shpejtë përgjigjen e kështu për të vazhduar pafundësisht lojën. Shpesh njerëzit e përfshirë në lidhje me “të paligjshmin” dhe celularin njëherazi, që në këtë rast është “i treti” i domosdoshëm, zhgënjehen kur u vijnë mesazhe nga persona të tjerë, ndërkohë që presin vazhdimisht prej tij/saj. Kjo varësi mund t’i bëjë shumë kollaj edhe të pakujdesshëm, duke qenë se përqendrimi maksimal është ai ndaj partnerit “të fshehtë”. Janë të shpeshta rastet e zënkave dhe madje edhe ndarjeve për shkak të pakujdesive të njerëzve që harrojnë të fshijnë mesazhet “djegëse”, të cilat faktojnë tradhtinë. Megjithatë bota nuk është aq tradhtare sa ç’mund të ketë dalë nga këto radhë, vetëm se ka një të vërtetë të madhe në këtë mes dhe ajo është lehtësia e komunikimit dhe shumëllojshmëria e tij, që në njëfarë mënyre “të shtyjnë në mëkat”. Ndonjëherë një këmbim mesazhesh me dikë që na pëlqen nis thjesht për të shuar monotoninë e një marrëdhënie të gjatë martesore, por që nëse individët nuk tregohen të kujdesshëm, kjo nisje mund të jetë edhe fillimi i fundit të vetë martesës.


gazeta-shqip
 
Titulli: Mesazhet telefonike: të tradhtosh me tekste

Tashmë gjithçka kryhet kryesisht përmes telefonit celular, i cili është shndërruar edhe në “bashkëpunëtorin” dhe “bashkëfajtorin” e lidhjeve të fshehta. Madje ajo dridhja e lehtë e celularit që lajmëron ardhjen e një mesazhi apo e-mail-i të ri është një nga kënaqësitë më të mëdha të ndaluara që përjetojnë ata që kryejnë aktin e tradhtisë. Në momentin që perceptojmë dridhjen e lehtë, që e dimë se çfarë mesazhi përcjell, veprimi i parë që bëhet është ai i të parit rrotull dhe kur partneri mund të jetë aty pranë çohet për të marrë diçka, apo shkon në një dhomë tjetër, ne e shijojmë shumë momentin e të hapurit të shpejtë të mesazhit, leximit të tij me një frymë, gjithmonë me një sy e një vesh në gatishmëri. Ajo që lexojmë ndonjëherë është aq përfshirëse, sa vetëm një partner i kujdesshëm mund të vërë re pasi të kthehet se ndërkohë diçka ka ndodhur, sepse ngjyra e fytyrës, apo qartësia e një vështrimi nuk janë më të njëjtat me ato të mëparshmet. Por sigurisht që jo të gjithë janë të vëmendshëm dhe mbi të gjitha askush nuk e çon nëpër mend se partneri është duke e tradhtuar pikërisht në një moment kur marrëdhënia mund të duket më e sigurt dhe solide se kurrë. Kjo lloj marrëdhënie dhe kënaqësie sigurisht që nuk do të kishte ndodhur kurrë pa shpikjen e e-mail-it dhe veçanërisht të celularit, që e bën aksesin në mesazhe të menjëhershëm. Në këtë rast, një rol të madh nuk luan vetëm shpejtësia e mesazhit, por edhe anonimiteti i tij, duke qenë se gjithçka shkruhet në mungesë të pranisë së tjetrit dhe njëherazi tjetri e merr mesazhin në një kohë reale. Por fakti i mospranisë të jep më shumë guxim se zakonisht dhe “loja” bëhet më interesante. Në raste të tilla ka më shumë guxim për të shkruar edhe gjëra tronditëse, të cilat ndoshta nuk do të shkruheshin, apo pranoheshin në situata ose rrethana të tjera edhe mes dy të dashurve. Dhe mbi të gjitha nuk është fjala për mesazhet që shkëmbehen nga të dashurit “e ligjshëm”, por nga ata “të paligjshmit”, lidhja e të cilëve mbart me vete edhe rrezikun e zbulimit të marrëdhënies dhe mbi të gjitha të shembjes së marrëdhënies së “ligjshme”. Në raste të tilla celulari është një mjet që mbahet përgjatë gjithë kohës me vete, madje edhe në gjumë vendoset nën jastëk. Nëse një partner do të dijë për ndonjë marrëdhënie të paligjshme të partnerit tjetër mjafton të niset nga premisa e celularit të kudondodhur për të filluar një hetim që me siguri do të zbulojë dhe të tjera e më në fund edhe marrëdhënien e fshehtë.

Ca pershkrimi maniakal LOL LOL LOL LOL
 
Titulli: Mesazhet telefonike: të tradhtosh me tekste

ahahahaha sikur me qen adoleshente...
 
Titulli: Mesazhet telefonike: të tradhtosh me tekste

E ka fajin teknologjia ndaj :D ....po i ben gjithmone e me shume trasparente gjerat .
 
Titulli: Mesazhet telefonike: të tradhtosh me tekste

Prandaj ata qe nuk e lene telefonin ne shikim ose e kan me parull kan dicka per te fshehur...

Me duket nje stres ne +, te mbash 2 lidhje paralelisht... adrenalina qe te jep lidhja e 2 e qe ste kap parteneri sme duket nje gje e vlefshme, nqs ste pelqen parteneri, ndahu njehere e pastaj fillo me tjeterin...
 
Titulli: Mesazhet telefonike: të tradhtosh me tekste

Megjithatë bota nuk është aq tradhtare sa ç’mund të ketë dalë nga këto radhë, vetëm se ka një të vërtetë të madhe në këtë mes dhe ajo është lehtësia e komunikimit dhe shumëllojshmëria e tij, që në njëfarë mënyre “të shtyjnë në mëkat”. Ndonjëherë një këmbim mesazhesh me dikë që na pëlqen nis thjesht për të shuar monotoninë e një marrëdhënie të gjatë martesore, por që nëse individët nuk tregohen të kujdesshëm, kjo nisje mund të jetë edhe fillimi i fundit të vetë martesës.
gazeta-shqip

Gazeta dhe gazetari ka bere nje pershkrim perfekt te ngjarjeve te cdoditshme qe ndodhin pran, rrotull apo edhe brenda nesh ne keto kohe moderne. Komunikimet elektronike kompjuterike perfshi edhe telefonin kane lehtesuar mundesit deri ne pafundesi duke na mashtruar te gjejme ngushtllimin ndoshta edhe tek i/e panjohura, ngushtllim te cilin munde ta gjejme fare prane nese investojme dhe hulumtojme i cik me shume. Ndoshta vet jeta eshte enigme dhe eshte e prirur drejte enigmave, ndoshta. :gjujpeshk:

Habitem nga debatuesit se sa me lehtesi japin pergjigje ne mjafte gjera shume te komplikueshme te cilat cdo dite i takojme ne perditshmerit tona. Shpesh i ndaje ne dy kategori: 1. Te papervoje fare per te mos thene jetojne me endrra dhe 2. Jo guxim per te debatuar mbi realitetin qofte kjo edhe ne virtualitet.:ciaoo:
Javen e kaluar takova dike, qe njihja dikur, dhe fatkeqesisht me tregoi se kishte perjetuar nje ndarje mu nga nje lidhje e tille e bashkbisedimeve kompjuterike (tradhetise elektronike) :lexim:
 
Titulli: Mesazhet telefonike: të tradhtosh me tekste

Ah telefoni telefoni i rent bomba atij qe e shpiku mir me mesazhe ne telefon po kisha dhe mesazhe dhe ne fb lol Se doja dhe te shkruaja ne fb meqen se ishte me 0.facebook mos te harxhoja lek me mesazhe lol lol

Hera e par qe tradhtova dhe hera e par qe me zbuluan tradhtin nga telefoni lol lol
 
Titulli: Mesazhet telefonike: të tradhtosh me tekste

cti bejm teknologjis kan humbur njerezit dita dites ne te e spo dalin me :(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top