Merkel: Nuk kemi gabuar me Kosovën

Ado

FISEBILIL-LAH
Kancelarja gjermane, Angela Merkel në një intervistë për “Deutschland-Radio” është përgjigjur ndaj kritikave të ish-kancelarit Shroeder, se Perëndimi kishte bërë gabime në trajtimin e Rusisë dhe për çështjen e Kosovës. Mergel ka thënë se për zgjidhjen e konfliktit të Kosovës për shumë vite ka pasur një bashkëpunim të ngushë, përfshirë këtu edhe planin Ahtisaari.

"Ne sidoqoftë i kemi bërë shumë oferta bashkëpunimi Rusisë. Për shembull, për zgjidhjen e konfliktit të Kosovës ne kemi bashkëpunuar për shumë vite shumë ngushtë, përfshirë edhe planin Ahtisaari. Rusia ka qenë gjithmonë e pranishme. ثshtë miratuar gjithmonë në OKB rezoluta në bazë të së cilës vepruam ne tani, edhe përsa i përket njohjes, kemi një rezolutë, e cila u bashkë-aprovua nga Rusia, d.m.th këtu nuk mund të bëhet fjalë fare për një përjashtim të Rusisë. Gjermania u angazhua në mënyrë të veçantë që të organizohej edhe një raund i ri negociatash", ka thënë të dielën Merkel.

Merkel në këtë intervistë kritikoi reagimin e Rusisë në konfliktin në Gjerogji. “Ne ishim të mendimit dhe këtë BE edhe e bëri të qartë, se reagimi ndaj konfliktit në Osetinë Jugore ishte joproporcional. Ne e konsiderojmë edhe njohjen e Osetisë Jugore dhe të Abkazisë jo në pajtim me të drejtën ndërkombëtare".

Kancelarja gjermane mendon se Moska është vetë shumë e interesuar, që bashkëpunimi me Perëndimin të vazhdojë: "Por përbashkësi në bashkëpunim bazohen natyrisht në një sistem të përbashkët vlerash, dhe prandaj neve na duhet të luftojmë herë pas here në kontaktet me Rusinë". /D-Welle/Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top