Mercenarët e dreqit të mallkuar!

Emri mercenarë i pershkruan nga prejardhja të gjithë ata që afrojnë ndonjë shërbim ne kundërshpërblim - pagesë. Mercenarius nga latinishtja, rrjedhë nga fjala merces – rrogë, pagë, pagesë. Një mercenar është një luftëtar i huaj në një konflifkt të huaj; ”i rekruatuar në shtetet e huaja” dhe i cili “merr pjesë drejtpërdrejtë në një armiqësi”. Ky lyftëtar duhet të ketë “përparësitë vehtjake” që të merr pjesë ne atë konflikt apo atë luftë duke qenë “shumë mirë i paguar, bile shumë më mirë“ se sa të obliguarit e asaj lufte apo konflikti.

Një mercenar është një luftëtar i zanatit të luftës i rekrutuar me para nga një Shtet, një ndërmarrje apo ndonjë lëvizje politike në mënyrë të ligjëshme apo jo, jashtë sistemit të rregullt të ndonjë vendi (Qejt e luftës. The Dogs of War, 1974, Frederic Forsyth)

“FBI e zbulon një shqiptar terrorist që po pregatiste sulme në Florida lajmeruan agjensitë botërore. Shokuese! Tmerr! Kulmi i papërgjegjësisë kombtare shqiptare! Shqiptari terrorist, shqiptari mercenar. “Policia amerikane ka arrestuar një shtetas amerikan me kombësi shqiptare i cili po përgatiste një sulm terrorist me bombë në zonën Tampa në Florida.

Agjentët e FBI-së kishin arritur të zbulonin se Sami Osmakaç 25 vjeç me origjinë nga Kosova, kishte shprehur interes për flamuj dhe material të tjera të Al- Kaedës. Gjithashtu ata zbuluan se i riu shqiptar kërkonte që të blinte një armë të tipit AK-47, një sasi fishekësh, granada, etj. “

“Sipas të dhënave të policisë, Osmakaç ka xhiruar edhe një video, në të cilën shpjegon motivet që e detyronin të kryente sulmet. Sipas FBI-së janë dhe dy shqiptarë të tjerë të implikuar në ngjarje, një nga Mali Zi dhe një nga Kosova.“

Po, për kend? Po, për çka? Për cilin atdhe?

Përditë e më tepër po jemi dëshmitarë të një dukurie e cila na bën që si komb të jemi më largë botës së civilizuar. Jo pse ata na largojnë, por ne po ia kërkojmë vehtës këtë largim nga e vërteta pa të drejtë ankese dhe pa të drejtë arsyetimi ndaj brezave që do të vijnë.

“Shërbimi i mercënarëve në përgjithësi kërkon njerëz të aftë qoft për një operacion ushtarak dhe për një kohëgjatësi të kufizuar, qoft për një tip të shërbimit të specializuar. Kohëzgjatja e angazhimit është e karakterit të përkohëshem ose të përjetëshëm.”



Pse jemi aq të lehtë, që aq lehtë të rekrutohemi? Për kend? Kush po na rekruton?

ا`farë lakmije e dreqit të mallkuar, na shtyen që të lidhemi më forcat më të errëta e më të urrejtura të botës? Ku janë fajet?



Duhet të dihet një gjë. Krejt propaganda fetare është në duart e Sërbisë.Të vetëdijshëm apo jo, me para apo pa to, të gjithë jemi në kurthën e atyre që të ardhmen tonë e shohin ndryshe e jo ashtu se si e duam ne. Ne vetëm jemi duke i shkuar mbrapa një të pa pritureje e cila do të na kushtojë shumë shtrenjtë. Brezat kanë për të na mallkuar.

Më 8 Korrik 1977, Konventa e Gjenevës ratifikoi definicionin (përkufizimin) e një mercenari (neni 47).:

- Mercenari nuk e ka te drejtën e një luftëtari apo të të burgosuri të luftës.

-ثshtë posaqërisht i rekrutuar për një luftë të caktuar për të luftuar në një konflikt të armatosur.

-Në të vërtetë merr pjesë drepërdrejt në një armiqësi.

- Mercenari merr pjesë ne një armiqësi për të përfituar shumë nga ajo që iu është premtuar nga një shtet, parti apo grupacion.

- Mercenari nuk është pjestarë i atij grupi apo atij shteti, i cili e dërgon në një mission të “rëndësishëm“ të të ashtuquajturit Shtet.



Përgjithësisht termi mercenar e ka një konotacion te shumë negativ përshkak se motivimi për këtë mënyrë të luftës për të huaj e nxitë paraja. Të jesh mercenar duhet të jesh edhe nga zemra i prishur. Vrasës. Në rastin tonë vrasës i ardhmërisë sonë.



Mercenaret janë vegla për kompletimin e një kauze të huaj. Kjo kauzë, kauzë e mercenarëve tonë, që aspak nuk është në nderin e kombit e as të familjës së tyre e as të atyre që janë kyqur në te, nuk është rastësi., për këtë janë bërë përgaditjet që moti.

ثshtë dijtur se lufta do të fitohet,është ditur se Kosova do të jetë e pavarur., e mu për këtë kanë pas filluar përgatitjet nga ana e humbësit (në bashkëpunim me dashamirët tonë që na njofin shumë mirë) që luftën tonë, heret a vonë t`a qesin në errësirë; herët a vonë ta njollosin me njollat më të shëmtuara, dhe këtë shkatërrim të mundit tonë qindra vjeqar, dhe ndihmës historike të botës së civilizuar të bëjnë me njerëzit tonë. Po, po me nerzit tanë.

Ku janë intelektualët që nuk flasin? Pse janë pseudointelektualët (intelektualët e rrejshëm) aq të zëshëm në mohimin e çdo gjëje që vlenë? Vallë, çfarë lloji i mbinjeriut janë ata që kënaqën duke na ngrehur zvarrë në errësirën e ë së kaluarës tragjike?

Mercenar është edhe ai që me shkrimet e tija ,paraqitjet e tija publike dhe me mendësinë e tij lufton për kauzën e tjetërkujt. Ai merr pjesë në një armiqësi, për të përfituar më shumë materialisht. Heu mos kofshin!

Kush po i ndjellë këta mercenarë të së keqës që t`i qesin hije të keqe e të pashlyeshme tërë kombit? Kush krekoset me shkrimet e tija duke ne ndarë identitetin tonë? Kush njollosë figurat e Skënderbeut, Ismail Qemalit, Nënës Tereze vetëm e vetëm të njollosë kombin, historinë, të arrijturat dhe me e keqja të na lër pa ardhmëri.?

Të dalish në anën e kurrkujt për një grusht parash, apo nga njëinfekciom patogjen i shpërlarjës së trurit, i përngjanë mercenarit të hapësirës (film i vizatuar), me dëshirë e i bindur në agjësimin e Planetit X diku largë në Galaktikën e Don Kishotit.

Mercenarët (henchmen) janë vegla të pa vlera, që nuk i dhimsen as dreqit, e që shërbejnë vetëm për të kryer detyrën e dhënë, e pastaj nëse mbijetojnë mbyten nga vetë paguesi. Ata kanë uniformë të cilën duhen bartur, ata kanë ide qe shkonë përtej shprtit të predikuar nga vetë zoti i tyre



Nuk jemi ne ata e as që na takon neve të bëhemi pjesë e xhihadave. Le t`i mbajnë ata, ato xhihade përveti se e kemi tokën tonë e cila ka nevojë më shumë se kurr për ne.

Nga Fahri Xharra / 12 Janar 2012
 
Titulli: Mercenarët e dreqit të mallkuar!

Mercenari si profesion eshte i vjeter sa vet njerezimi. Ka egzistuar dhe do egzistoje edhe me tutje.

Fahria e paska egzagjeru shume sepse mos te harroje Fahria se individet nuk njollosin kombin. Nje Sami, apo nje Arid, duhet ta dij Fahria dhe te tjeret se para se te ishin shqiptar ishin shtetas Amerikan dhe Gjerman. Pra mercenarizmi, radikalizmi, huliganizmi, kriminaliteti nuk njohin fe, ngjyre e besim fetare. Ndodhin kudo.

Pra as une nuk pajtohem me veprat e Samiut por te tentojme ta lidhim Samin me fatin e kombit keto jane budallalleqe.
 
Titulli: Mercenarët e dreqit të mallkuar!

Nuk eshte artikulli i pare i ketij lloji kitrrush, as nga fahrushi e as nga dikushi tjeter. Keta sulmojne Islamin ne pergjithesi, por ne menyre te terthorte. Ndaj, kush i njeh me mire, e din edhe qellimin e tyre. E shume budallenje bien pre e artikujve te tyre. Te tillet, vet jane anti-shqiptare, mos t'shkojne me larg....!
 
Titulli: Mercenarët e dreqit të mallkuar!

Besoj qe ne artikull behet pyetja se kush fshihet pas kesaj thirrje, dhe citohet Serbia. Keta personat, Kitrra, jane nenshtetas te huaj por me kombesi shqiptare, edhe per kete behet pyetja se per cilin komb jan betuar...!?!
Eshte e lehte te kuptohet nje "loje", por kur ajo behet e dyfishte behet e pa kuptueshme. Askush nuk mendon qe ky ekstremizem eshte loje e dyfishte serbe qe leviz levat fetare tek shqiptaret..??
 
Titulli: Mercenarët e dreqit të mallkuar!

Mercenaret Lauri nuk kan etni. Sami, nga mosha 4 vjecare ishte ne SHBA. Ishte shkolluar ne SHBA. Punonte atje. Kishte bisnes privat atje dhe madje kishte mbi kater vite qe as ne Kosove nuk kishte qene. Ishte thjeshte nje Amerikan po aq sa munde te ishte edhe vet Presidenti Obama.
 
Titulli: Mercenarët e dreqit të mallkuar!

prrrrrrrrrrrrrrrrr prralla me mret
 
Titulli: Mercenarët e dreqit të mallkuar!

@Kitrra, bjeri shkurt. Mbron nje te akuzuar per terrorizem, per c'motiv? Ku ka lindur, ku banon, ku eshte shkolluar e gjera te tjera qe nuk kane rendesi perpara asaje qe eshte shqiptar, ekstremist islamik!!

@Lover, une bije preh e nje artikulli? Te pakten nuk i bej dem asnjerit, po shoket tuaj qe biejne preh e ideologjive ekstreme islamike, kujt nuk i bejne dem..?[“Ne të gjithë duhet të vdesim, pse atëherë të mos vdesim në mënyrën islamike?”] ME BOMBE...?..;)

@Quku...., aty qendron problemi, se eshte nje fakt real. Dhe jo prralla..

Nga kronika..
Kosovari arrestohet për planifikim terrorist në SHBA
 
Titulli: Mercenarët e dreqit të mallkuar!

Mercenari si profesion eshte i vjeter sa vet njerezimi. Ka egzistuar dhe do egzistoje edhe me tutje.

Fahria e paska egzagjeru shume sepse mos te harroje Fahria se individet nuk njollosin kombin. Nje Sami, apo nje Arid, duhet ta dij Fahria dhe te tjeret se para se te ishin shqiptar ishin shtetas Amerikan dhe Gjerman. Pra mercenarizmi, radikalizmi, huliganizmi, kriminaliteti nuk njohin fe, ngjyre e besim fetare. Ndodhin kudo.

Pra as une nuk pajtohem me veprat e Samiut por te tentojme ta lidhim Samin me fatin e kombit keto jane budallalleqe.

Kta me qellim i lidhin ktyre nuk ju intereson kombi aspak.
Tjetra eshte qe ai Sami Osman... qysh e pat mbiemrin ai s'eshte shqiptare por boshnjak , pra ky po tregohet ose injorant ose me qellim e ka lidh me kombin sepse ai s'eshte shqiptare.
Tash i bie qe nje shka nese ben ndonje gje te keqe e ai shka te jet nga kosova po duka me lidh me kombin haha.
Nejse varja ........ se jem mush me persona te tille spo na bejne me pershtypje.
 
Titulli: Mercenarët e dreqit të mallkuar!

Lover, une bije preh e nje artikulli? Te pakten nuk i bej dem asnjerit, po shoket tuaj qe biejne preh e ideologjive ekstreme islamike, kujt nuk i bejne dem..

Ti e din shume mire qe Loverit nuk i pengojne fare keta artikuj e as njerezit e tille, ngase Islami eshte i delire. Nuk e perfaqeson Islamin as nje shqiptar e as bota arabe. Kur them bien pre e ketyre artikujve, e kam per qellim se njerezit si ju, plaken me nje pale mend thote populli, mu sikur disa kunguj qe nuk po u pjekshin kurre. Njeriu qe ka pak logjike te shendoshe, nuk shiqon pasuesit e besimeve fetare cfare bejne, por burimet e shenjta te atyre besimeve fetare, gje qe per ty jane tejet te renda, ngase s'ka kapacitet truri yt per t'i kuptuar, ndaj mirresh me gjera ZHGL KATEGORI.

Ajde tash tung, qarkullo pak merr ajer te pastert, dita e mire sot lol
 
Titulli: Mercenarët e dreqit të mallkuar!

besoj se fjala mercenar eshte cik me e thelle se sa thjesht nje qe lufton per nje ideologji ......
 
Titulli: Mercenarët e dreqit të mallkuar!

@Kitrra, bjeri shkurt. Mbron nje te akuzuar per terrorizem, per c'motiv? Ku ka lindur, ku banon, ku eshte shkolluar e gjera te tjera qe nuk kane rendesi perpara asaje qe eshte shqiptar, ekstremist islamik!!
Nga kronika..
Kosovari arrestohet për planifikim terrorist në SHBA

Degjo Lauri mos ja nxire ngjyren per te cilen edhe ke hapur temen. Degjo futja nje analize se cfare je ka thua: ''Ku ka lindur, ku banon, ku eshte shkolluar e gjera te tjera qe nuk kane rendesi, sipas kesaj qe thua ti i bie se Amerikanet cfardo qe te bejne nuk bene ti akuzojme sepse nuk paska amerikane pro te gjithe ne njefar menyre jane te ardhur. Pfffffffffffffffffffff

Se cfare shkruajn gazetarucet tane eshte pak me rendesi, por ti do ishte mire te lexoje komplet artikullin qe ke sjelle CNN si gazetar profesionist: ''
Sami Osmakac, 25 vjeç,
shtetas amerikan
i lindur në Kosovë, kishte planifikuar bombë me veturë që do të pasohej me marrje pengjesh dhe shpërthim të një rripi vetëvrasës që kishte planifikuar ta mbante në trup, thuhet në kallëzimin penal të bërë publik të hënën, raportoi CNN''.

Mesoje njehere e pergjithmon ti dhe keta gazetarucet se per
shtetasin amerikan
nuk jep llogari askush tjeter pos vet Shteti i tyre.

Ti po harron se ne Kosove qe 12 vite eshte baza me e madhe Amerikane ne Ballkan. Gjithashtu po harron se ushtaret amerikane cdo dite jane ne rruget e Kosoves, ne parqet, ne shitoret, ne kafiterite, ne restorante, ne shetitoret, ne diskotekat, me uniform dhe pa uniform dhe qe ta dish ti dhe te tjeret cdo kund keta priten me buzagaz, me kenaqesi, me lule, me falenderime dhe em gjithe te mirat. Madje koheve te fundit ne vendet e botes shetit nje barcolet: ''Duaje atdheun si shqiptaret Ameriken''.

Une do shqetesohesha nese nje shtetas Kosovar do bente nje veprim te tille dhe do me vinte keq, por te filloj e te shqetesohem per nje shtetas Amerikan them se me behen shume shqetesime.

Megjithese nuk e perkrahe aktin qe ka dashur te beje. Ah, se harrova te te them edhe dicka:

Ky Samiu, kur ishte per here te fundit ne Kosove para 4 vitesh, nuk kish vizituar as familjen e vet dhe thuhet se ka qene ne percjellje te dy shtetasve shqiptar nga Shqiperia dhe dy shtetasve Boshnjak nga Bosnja.

Me mire do ishte te shqetesohemi se kush jane keta dy shtetasit Shqiptar qe shetisin me nje terrorist shtetas amerikan.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Mercenarët e dreqit të mallkuar!

Cili ishte mendimi im mbi artikullin e keni tek postimi i pare, ne te cilen shaprehem se dikush tjetr fshihet pas kesaj ngjarje. Por e anashkaluat duke analizuar fjalen mercenar, apo "armiqt e islamit". Nqs doni te diskutoni ne kete drejtim, le te diskutojme. Ekstremistet te kesaj natyre bazohen ne fene islame te mos ju vije keq aspak, se nuk eshte nje opinjon personal i dikujt, por konfermime te shume "njerzeve bomba" neper bote. Apo ne rastin konkret te artikullit ku thote: "Ne të gjithë duhet të vdesim, pse atëherë të mos vdesim në mënyrën islamike?”.....!

-Nuk eshte e lehte te diskutohet me ju ne nje drejtim, pasi kaloni nga nje dege ne tjetren. Gjithsesi po ju knaq dhe po ju vi pas. Duke filluar nga ti Loverboy ku nuk ta permendi njeri kungullin qe ke mbi koke.... apo ke deshire te degjinerosh diskutimin?(permbaju temes. paralajmrim..)
Parimet e fese islame qe permend ti siper thone edhe kete qe: nuk duhet te kritikosh vellane mysliman ne asnje menyre dhe ne asnje rrethane. ..Edhe kur ai vret njerez!!!?!

ps.
@Ado, edhe ky eshte boshnajk..? Sinqerisht do me pelqente te ishte jo shqiptar.... bashke me ty&co.

http://www.gazetatema.net/web/2012/...nohet-me-45-vjet-burg-ne-shba-per-terrorizem/
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Mercenarët e dreqit të mallkuar!

Lauri : kjo me bombe eshte perdorur nga kamikazet ne vietnam pra mos ishin Musliman edhe ata qe u bazokan ne FE ?!
Pastaj po i bika qe krishterizmi qenka e gjitha dhun sepse dhunen masakrat dhe demet me te mdhaja i bejne personat qe kan fe katoliko-ortodokse?
duke filluar nga kryqezatat edhe ne kohen e sodit.
 
Titulli: Mercenarët e dreqit të mallkuar!

Lauri, je bira me e vogel e kavallit per t'me mesuar mua rreth parimeve Islame. Ndaj, mos u lodh kot. Shiqoje veten ne cfare pozite ke rene....!!! Hap cdo teme, per t'shkaktuar percarje. Nate e dite hulumton neper webfaqe te ndryshme per te gjetur nje gjilpere, hajt ...t'ua nguli muslimaneve te forumitvirtual lol. Je i vetmi person qe kurre nuk i je permbajtur nje temes, ndaj keshilloja veten tende se pari, pastaj te tjeret.


Ne të gjithë duhet të vdesim, pse atëherë të mos vdesim në mënyrën islamike?”.....!

Ku din cifty yt se si vdiset apo si duhet t'vdese njeriu ne menyre Islamike ? S'ka mbetur Islami te sqarohet/shpjegohet/komentohet nga jo-muslimanet, e sidomos nga njerezit si ti, anti-shqiptare.
 
Titulli: Mercenarët e dreqit të mallkuar!

Lauri, je bira me e vogel e kavallit per t'me mesuar mua rreth parimeve Islame. Ndaj, mos u lodh kot. Shiqoje veten ne cfare pozite ke rene....!!! Hap cdo teme, per t'shkaktuar percarje. Nate e dite hulumton neper webfaqe te ndryshme per te gjetur nje gjilpere, hajt ...t'ua nguli muslimaneve te forumitvirtual lol. Je i vetmi person qe kurre nuk i je permbajtur nje temes, ndaj keshilloja veten tende se pari, pastaj te tjeret.




Ku din cifty yt se si vdiset apo si duhet t'vdese njeriu ne menyre Islamike ? S'ka mbetur Islami te sqarohet/shpjegohet/komentohet nga jo-muslimanet, e sidomos nga njerezit si ti, anti-shqiptare.

Ti deshiron ta besh temen corbe fare si gjithmone, dhe une po te knaq: Ate frazen (ne te kuq) e ka thene ai shoku yt terrorist dhe jo une..lexo temen!
Se cfare eshte islami tregohet nga komentet qe beni dhe si i perkrahni njezit ekstrem.
Cfare do mesoj tjeter nga islami yt: qe bota eshte e rrafshet dhe jo e rrumbullaket? Si duhet te vdes si islamik me bomba ne brez? Si te mos festoj nje gezim familjar si;ditelindjen e femijeve, nje vit te ri, nje pervjetor martese, si eshte mekat ti dhurosh nje trendafil te dashures-gruas? Te mos pershendes komshiun tim jo mysliman? Te mbroj myslimanin edhe nqs ai eshte ne gabim? Te shaj dhe te perbuz cdo person jo mysliman, qofshin ata edhe figura kombetare? Te konsideroj femren si nje qenje te nje niveli te dyte pa te drejta te barabarta? fe qe te lejon te martosh vajzen e tezes, nje kushrire te shkalles se pare?
Disa nga keta gjera nuk jane te shkruara ne ata librat qe lexon ti, por jane ne predikimet e predikatorve te fese tane. Lista e ndalimeve do ishte kaq e gjate sa do te arrinte ne Kosove tek ti lool.

ps. siq e shikon nuk po te flas per ate kungullin qe ke mbi shpatulla, hera e dyte qe po ta them. Por po i drejtohem postimit tend, keshtu bej edhe ti nqs do te flasesh, perndryshe do ulem edhe une ne nivelin tend dhe ti them nja dy fjale ne vesh....;)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Mercenarët e dreqit të mallkuar!

Ky postim i yti tregon edhe njehere se ti nuk e ke idene se cfare porosit Islami. Nuk eshte se nuk e din, e din shume mire por, ti ua jep kuptimin ashtu sic deshiron ti vet. Ketu s'kam cfare te shtoj me shume, vetem "beja qejfin vetes" lol.

Po te them edhe njehere, s'ka mbetur Islami te vleresohet nga cifti yt. Po perqafohet dita dites nga anembane bota. Po te ishte Islami sic e pershkruan ti, do t'pakohej kjo fe , "lauri i nderuar".

Une respektoj njeriun si qenje njerezore. Urrej cilesite e tyre dhe hipokrizine (perfshire ketu edhe hipokrizine tende).

S'je asgje me shume vecse "wanna be SHQIPTAR" (gje qe s'mund t'jesh kurre shqiptar i vertete).

Ajde tash, shko ne google kerko meso studijo me shume rreth Islamit. Nqfs deshiron t'shpetosh nga treni, pret ne stacion dhe hyn brenda pa problem. Po i dole perpara, t'i fshin hashuret. Si shpesh po i del perpara, andaj edhe gjithmone ke per t'humbur. =)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top