Mercedesi nuk është vetëm i gjermanëve

eGo0sTyle

System Engineer
Beq%C3%AB-Cufaj-192x300.jpg




“Last Exit Degerloch” quhet pjesa e parë teatrale e shkrimtarit nga Kosova, Beqë Cufaj, premiera e të cilës u shfaq më 1 korrik 2011. Teatri ndërkulturor ka lindur gjatë një projekti zhvilluar në Shtutgart, ku autori shqiptar jeton që prej 15 vjetësh. Një stuhi e papritur i detyron 19 njerëz me prejardhje nga kultura të ndryshme të kalojnë natën në pikën e karburantit “Last Exit Degerloch” që ndodhet midis qytetit dhe aeroportit. Rrëfimet e tyre biografike janë një udhëtim përgjatë historisë 50-vjeçare të migracionit në Gjermani. Ato kanë humor, por edhe një dozë të madhe reflektimi për rolin e imigrantëve në landin gjermano-jugor Baden-Vyrtemberg, ku para 125 vjetësh Carl Benz-i shpiku automobilin e parë të botës. Autori Beqë Cufaj flet për Deutsche Welle-n para premierës.

Ju jetoni në vendin e mercedesave. A lëvizni edhe ju me mercedes?


Beqë Cufaj

Jo. Ime shoqe ka një Opel. Ndërsa unë udhëtoj me tren dhe tramvaj. Destinacioni im më i shpeshtë është aeroporti, vetëm tetë minuta larg vendit ku banoj.

Në Degerloh?

Po, Degerloch quhet lagja ku banoj. Por aty nuk ekziston një pikë karburanti me emrin “Last Exit Degerloch”. Ky është një emër që e trilluam së bashku me regjisorin Friedrich Alt. Degerloh është një lagje paksa elitare ku jetojnë qytetarë të moçëm të Shtutgartit, shumë prej tyre janë të kamur e aty ka pak të huaj. ثshtë një botë stabël që u jep rëndësi vlerave dhe që bie ndesh me atë të migrantëve: plot ëndrra, por edhe me dështime e zhgënjime. Por sfidat që duhet të përballojnë këto dy botë sot janë pak a shumë të ngjashme.

Këto janë?

Pasojat e qytetërimit dhe industrializimit. Ngjarja është vendosur enkas në një restorant pranë një pike karburanti në autostradë, ku në mes të verës fillon një stuhi dëbore dhe të gjitha personazhet mbyllen brenda. Secili ka një histori që ka të bëjë me një kulturë tjetër. Si ballkanasi, turku, portugezi apo spanjolli, megjithëse kanë arritur të integrohen fare mirë në shoqëri, ata e kanë ruajtur një farë distance nga kultura e këtushme.

Aktorët janë një përzierje mes profesionistëve dhe amatorëve. Përse bëtë këtë zgjedhje?

Nuk ishte rastësi. Nga 21 aktorët që luajnë në shfaqje pjesa më e madhe janë migrantë. Donim që kjo shfaqje të kishte edhe elemente dokumentarë, sepse donim të tregonim që migrantët janë pjesë e vetëkuptueshme e shoqërisë dhe kanë dhënë kontributin e tyre gjatë 50-vjeçarit të fundit të historisë 125-vjeçare të automobilit.

Përse duhej theksuar ky aspekt?

Sepse gjermanët, por edhe të tjerë që adhurojnë automobilin gjerman, e shohin atë si produkt gjerman, si diçka shumë fisnike gjermane. Por ka edhe një dimension tjetër që harrohet shpesh: janë edhe migrantët. Të huajt nuk kanë punuar vetëm në ndërtim duke ngritur shtëpi, por kanë punuar edhe nëpër fabrika, kanë ndërtuar edhe makina, apo si ekonomistë, e inxhinierë.

Mendoni se shoqëria gjermane ka ende deficite në njohjen e kontributit të migrantëve për ekonominë e saj?

Ndoshta njerëzit vetë janë të vetëdijshëm për këtë kontribut, por mendoj se ka deficite në dokumentimin ose trajtimin e tij letrar. Një i huaj i cili ka jetuar në Gjermani para 40 viteve, me siguri që dallon shumë nga fëmija i tij, i cili sot jep kontributin e tij, paguan taksën në Gjermani. Sot është më e vetëkuptueshme që të jesh pjesë e kësaj shoqërie. ثshtë fshati global ku përfundojnë të gjithë. Dalja e fundit e tyre është në Degerloh, sfidat e globalizmit.



Beqë Cufaj (40), lindur në Deçan, shkruan rregullisht nëpër fejtonet e gazetave gjermanishtfolëse “Neue Zuercher Zeitung” dhe “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Në qershor doli në treg romani i tij më i fundit “Projekt@Party” (Edicion Zëri.) “Last Exit Degerloch” është pjesa e parë teatrale e tij dhe do të shfaqet disa herë gjatë korrikut në “Laboratorium” dhe “Theaterhaus Shtutgart”.

Shekulli.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top