Medresisti 15 vjeçar nga Berati, shpallet piktori i ri më i mirë në botë

Arfenilla

Themelues i Forumit
Berat, 29 janar 2013, NOA.al- Nxënësi i Medresesë së Beratit Adi Totaj, ka fituar çmimin e parë në Konkursin Ndërkombëtar të Piktorëve “A Youthful Vision 2012” për moshat 13-15 vjeç, që u zhvillua në Sllovaki, organizuar nga UNESCO në kuadër të projektit ثorld Haritage.


piktor-370x290.jpg


Ky është çmimi i dytë i tij pas atij të vendit të tretë të marrë në vitin 2011.A.sh
 
Titulli: Medresisti 15 vjeçar nga Berati, shpallet piktori i ri më i mirë në botë

I lumte, bravo per talentin:)
 
Titulli: Medresisti 15 vjeçar nga Berati, shpallet piktori i ri më i mirë në botë

Bravo djali urime!
 
Titulli: Medresisti 15 vjeçar nga Berati, shpallet piktori i ri më i mirë në botë

Djaloshi nga Berati shpallet piktori i ri më i mirë në botë



Në konkursin ndërkombëtar të piktorëve “A Youthful Vision 2012” për moshat 13-15 vjeç, që u zhvillua në Sllovaki, organizuar nga UNESCO në kuadër të projektit “World Heritage”, Adi Totaj nga qyteti i Beratit ka fituar çmimin e parë.
Adi Totaj është shpallur piktori më i mirë mes 1458 të rinjve nga e gjithë bota me pikurën e urës së Goricës në Berat. Edicioni i 18-të i konkursit “Një vizion rinor 2012” u organizua në Banska Štiavnica të Sllovakisë. Ky konkurs synon të ftojë dhe angazhojë fëmijët e shkollave duke përdorur kreativitetin e tyre për të paraqitur trashëgiminë botërore të qytetit të tyre ose të çdo qyteti që është pjesë e trashëgimisë kulturore në të gjithë botën.
“A Youthful Vision 2012” është një konkurs ndërkombëtar pikture, ku marrin pjesë persona nga të gjitha vendet që janë në mbrojtjen e UNESCO-s, Institutit të Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore në botë. Në organizimin e këtij viti morën pjesë mbi 1458 të rinj nga 80 shkolla të ndryshme nga 26 qytete të trashëgimisë botërore dhe nga 19 shtete të ndryshme. Shtete pjesëmarrëse ishin, Shqipëria, Brazili, Kanadaja, Kina, Kuba, Republika اeke, Hungaria, Italia, Japonia, Lituania, Letonia, Malajzia, Mali zi, Polonia, Rumania, Rusia, Turqia, Ukraina dhe Sllovakia.
ADI TOTAJ
Adi Totaj, ka mbaruar shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani” në Berat dhe aktualisht është nxënës në vitin e parë në Medresenë “Vexhi Buharaja” të këtij qyteti. Rrugën si piktor e ka nisur që në klasë të 6-të, duke u inkurajuar nga mësuesit dhe prindërit e tij. Një nga objektivat më të rëndësishëm të Adit është të vazhdojë shkollën e lartë për arkitekturë. Krahas talentit të tij në pikturë që nga klasa e 6-të, njëkohësisht ka qenë dhe një nxënës shembullor me rezultate të larta në mësime./Shekulli Online
 
Titulli: Medresisti 15 vjeçar nga Berati, shpallet piktori i ri më i mirë në botë

Nuk eshte medresanti i pare qe merr cmime te medha . Brravo Aditit . Kjo eshte menyra me e mira tregimit te sukseseve nga nxenesit .
 
Titulli: Medresisti 15 vjeçar nga Berati, shpallet piktori i ri më i mirë në botë

Urime dhe suksese me tej ketij shokut
 
Pe: Medresisti 15 vjeçar nga Berati, shpallet piktori i ri më i mirë në botë

Bravo cunit per dhuntine e pasionin qe ka...Besoj te njejtin cmim do kishte marr edhe sikur te ishte ne nje shkolle laike...
 
Titulli: Medresisti 15 vjeçar nga Berati, shpallet piktori i ri më i mirë në botë

I lumte djalit , pasi padyshim ka 1 vullnet te skalitur per te cilin mendoj se i ndikon edhe besimi fetar. Ne fakt menjehere me shkoi mendja per "keq" pasi me shqetsues eshte fakti paragjykues dhe ndalues per kete artist, lufta fetare qe ekziston nuk do ta lejoj te heci perpara. Deri sot nuk njof as1 artist te spikatur qe ka proklamuar hapur besimin e tij. Nga ana tjeter di qe piktorer me te medhenj kane qene mekataret me te medhenj.
 
Titulli: Medresisti 15 vjeçar nga Berati, shpallet piktori i ri më i mirë në botë

bravo allahut qe i ka rrit talentin djalit


lol
 
Titulli: Medresisti 15 vjeçar nga Berati, shpallet piktori i ri më i mirë në botë

Me behet qefi kur lexoj lajme te tilla,gezohem :) (ketu gezohem dyfish se qenka dhe nga berati :p)
Urime djalit dhe suksese te metejshme ne vazhdim
 
Pe: Medresisti 15 vjeçar nga Berati, shpallet piktori i ri më i mirë në botë

Prandaj ka dal ajo shprehja "O Berat çe pate fat"....paska qene me fat ky çuni :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top