Mediat e huaja: Rama fitues

Angel_Devil

Kush ma vodhi diturinë !
V.I.P
Agjensia e lajmeve Reuters shkruan për fitoren e liderit të Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili e fitoi mandatin e tij të katërt si kryebashkiak i Tiranës me një rezultat të ngushtë.
Sipas saj, Rama mundi kundërshtarin, Lulzim Basha të Partisë Demokratike vetëm me 10 vota. Të njëjtin fakt nënvizon edhe agjensia franceze e lajmeve AFP, sipas të cilës diferenca mes dy kundërshtarëve ishte shumë e ngushtë.

“Megjithëse Rama fitoi, përkrahësit e të dy forcave të mëdha politike u mblodhën pranë qendrës së numërimit numër 5 në Tiranë duke festuar fitoren”, shkruan Reuters.

“Ndërsa procesi i numërimit vazhdon ende në disa pjesë të Shqipërisë, rezultatet paraprake tregojnë fitues opozitën në zonat urbane, ndërsa partia në pushtet flet për rezultate të mira në zonat rurale”, shton Reuters.

Asoshijejtid Pres i referohet pranisë së ambasadorit amerikan në procesin e numërimit. Aleksander Arvizu u bëri thirrje palëve të presin për rezultatin perfundimtar. Sipas kësaj agjensie, do të duhen disa javë që KQZ të japë rezultatin zyrtar të këtyre zgjedhjeve.


Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s sipas Reuters, vazhdon të vuajë plagët e pas-komunizmit, përfshirë përleshjet e dhunshme të Janarit, gjatë të cilave u vranë katër protestues antiqeveritarë.

Këto zgjedhje lokale ishin testi i parë pas rezultatit të kontestuar të 2009, çka ngadalësoi progresin e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Brukseli, që rrëzoi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim nëntorin e kaluar, e shprehu qartë se vota duhet të jetë e lirë dhe e ndershme që të merret në konsideratë statusi për vendin kandidat në fund të këtij viti.

:27T.CH:27
 

Attachments

  • rama-voton-ok.jpg
    rama-voton-ok.jpg
    11.7 KB · Shikime: 22

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top