Mediat e huaja jehonë qeverisë teknike në Maqedoni

legjenda

Tetova
Kriza e madhe politike që ka kapluar prej disa vitesh Maqedoninë, dhe qëndrimi dhjetë vjet kryeministër Nikola Gruevski, shpesh i akuzuar si diktator dhe i korruptuar nga të huajt, tani ka ngjallur interes dorëheqja e shefit të qeverisë maqedone, që duhet të ndodhë përprara 15 janarit.

"Kryeministri jetëgjatë, Nikola Gruevski, duhet të japë dorëheqje për ti dhënë rrugë zgjidhjes së krizës politike dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në 24 prill. Ai pritet të japë dorëheqje në 10 janar, " shkruan media e njohur austriake Der Standard, duke shtuar më tej se deri në 15 janar duhet të emërohet kryeministri i ri nga partia konzervatore, VMRO.

Edhe gazeta tjetër austriake Kleinezeitung, ka shkruar mbi zhvillimet e fundit politike në Maqedoni.

"Marrëveshje e arritur me ndërmjetësuesin europian, Johanes Hahn, shkon drejt zbatimit," shkruan në të mes tjerash.

Edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar për gazetën Utrinski Vesnik, se Nikola Gruevski do japë dorëheqje dhe se vendi do shkojë në zgjedhje të parakohshme./Bota sot
largea_mediat-jpg1451909193.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top