Tonyss
G!
- Më shumë se 350 të vrarë dhe 1600 të plagosur në Palestinë!
Nga ofenziva çifute(zioniste) në tokën e Palestinës, përkatësisht në Gazza, që nga sulmet e së shtunës (27.12.2008) e deri më tani, mbetën të vrarë rreth 250 persona prej tyre 40% jan gra, 35% fëmijë dhe rreth 25% jan të moshës mbi 40 vjeçare. Për këto sulme ministria e brendshme e izraelit fajëson hamas-in duke deklaruar kinse lëvizja “hamas” ka sulmuar me raketa territorin izraelit. Ndërsa udhëheqësi i lëvizjes Hamas, ka deklaruar në një intervistë për televizionin arab, “El Xhezira” duke thënë “Derisa të derdhet edhe pika e fundit e gjakut do të vazhdojmë luftimet kunder shtetit hebrej, dhe se nuk e kan ndërmend të ndalin sulmet me raketa ndaj territorit izraelit me ç’rastë humbën jetën disa shtetas izraelit.
- Qindra të vrarë, Izraeli vazhdon gjenocidin ndaj muslimanëve në Palestinë (Gazza)!
Qeveria izraelite ka miratuar mobilizimin e rezervistëve, teksa forcat ushtarake vazhdojnë sulmin në Rripin e Gazës. Të paktën gjashtë mijë e pesëqind trupa rezerviste pritet të armatosen. Izraeli ka paralajmëruar se mund të dërgojë trupa në Gazë, nëse sulmet e deritanishme nga ajri nuk arrijnë të ndalin goditjet me raketa të militantëve palestinezë në territorin e Izraelit.
Gjatë një mbledhjeje të kabinetit, kryeministri Ehud Olmert, thuhet t'i ketë paralajmëruar kolegët e tij për luftime të gjata, të dhimbshme dhe të vështira.
Në Gazë, aeroplanët izraelitë kanë goditur sot kompleksin kryesor të sigurisë, qendrën e kanalit televiziv të kontrolluar nga Hamas-i dhe një xhami.
Personeli mjeksor palestinez thotë se mbi 280 persona janë vrarë që nga dita e shtunë. Militantët palestinezë njoftohet të kenë goditur me raketa më në thellësi të territorit të Izraelit.
Dhe në fund, All-llahu i pranoftë në rradhët e shehidëve të gjithë të vrarët në Gaza, vërtet ne ndiejmë dhembje për viktimat në Gazza, ju lusim të gjithëve që të bëni dua për vëllezërit dhe motrat atje.
All-llahu ju ruajtë!
E përgatiti: Tonyss