Me mire te mendohet per vdekjen se per vitin e ri

Lauri

Anunnak
Shkruan: Shefqet Krasniqi

Ashtu siç kaluan shumë vite, dekada e shekuj, ashtu po kalon edhe ky vit. Me të, në fakt, po kalon edhe një pjesë e jetës sonë që do të thotë se jemi një vit më afër vdekjes, më afër dheut, më afër të të shndërruarit në ushqim për insektet brenda tokës. Nëse e imagjinojmë se aq sa ka mbetur deri në fund të këtij muaji e të këtij viti, po të dinim se vetëm aq ditë kanë mbetur nga jeta jonë, a thua si do ta ndiheshim vallë? Eh, pak kush mendon për këtë, pak kush e ka në konsideratë se vdekja mund të jetë shumë afër, ndoshta më afër sesa rrobat në trup. E njerëzit vetëm njëherë vdesin, disa vdesin fizikisht por me veprimtarinë e tyre mbetën gjithmonë në kujtesë, kurse disa vdesin përgjithmonë. Ndaj, më tu përshëndetur nga kjo botë, nuk ka më kthim në të, por vetëm para. Para po, por për ku se?! Nuk e dimë, sigurisht se nuk e dimë se çfarë na pret në botën e përtejme, megjithatë, ka shumë njerëz që lutën dhe punojnë me zell për botën e amshueshme ndaj edhe shpresojnë të jenë fatlumë dhe të jetojnë në lumturi të përhershme. Këta fatlumë do të jenë me siguri ata(o) që në këtë botë patën besuar Zotin, zbatuan porositë e tij dhe bënë punë të mira aq sa patën mundësi duke kujtuar vdekjen për çdo çast dhe çdo ditë.

Eh, sa mirë do ishte sikur të gjithë njerëzit ta kujtonin vdekjen e të mendonin për jetën pas vdekjes, por ja që të atillë nuk ka shumë. Madje një shumicë e madhe as që donë t’ua përmendësh vdekjen, nuk donë të mendojnë e as ta kujtojnë vdekjen. Ata ‘nuk kanë kohë’ me u marrë me vdekjen dhe jetën pas saj, sepse kanë për t’i shijuar ‘të mirat e kësaj dynjaje’, edhe pse deshën apo nuk deshën vdekja do të merret me ta.
Për fat të keq, shumë njerëz nuk e shohin fundin e vitit nga ky kënd, që po e shtjellojmë, por e shohin si një ‘dhuratë të madhe’ që duhet shfrytëzuar, e shikojnë si një ‘festë’ që duhet kremtuar e zbavitur pamasë. Andaj edhe harxhojnë duke u përgatitur sa më mirë për këtë festë, duke u munduar që nëpërmjet saj t’i përballojnë sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen gjatë jetës. Duke menduar se me të po ngritën e civilizohen, etj. I bëjnë të gjitha këto veprime pa e lodhur mendjen se a ia vlen barra qiranë, se e kujt është kjo festë, se a e kemi të lejuar ta festojmë këtë festë, në veçanti ne si musliman, apo jo. Ndoshta edhe nuk e dinë, e besa disa ndoshta edhe po harrojnë se kjo festë nuk ka të bëjë asgjë me Fenë tonë Islame, madje kjo në origjinal nuk ka të bëjë as me të krishterë e as çifut, sepse thjeshtë ajo në origjinë është një festë pagane e Romës së lashtë, e përcjellë dhe e futur më vonë edhe tek të krishterët, e kohëve të fundit edhe tek Muslimanët.

ps.GEZUAR FESTEN E VITIT TE RI..:)

per me gjere linku
Portali Indeksonline - Pse nuk e festojm

krsniqi_zpsc01413bf.png
 
Titulli: Me mire te mendohet per vdekjen se per vitin e ri

Si ta sjellin sot ne forum temen e vdekjes? Diq trishtuese..... :)

Vertet vdekja eshte gjë e randë, por edhe ashtu eshte, ajo eshte shumë afër dhe veq njeher vdiset.
 
Titulli: Me mire te mendohet per vdekjen se per vitin e ri

Thuaj Krasniqit per trishtimin Jetesa. Ky eshte "urimi" i tij per fundin e vitit lol
 
Titulli: Me mire te mendohet per vdekjen se per vitin e ri

Ai Hoxha e thotë atë ligjëratë sipas rastit, kohes dhe profesionit qe duhet ti thërret njerzit ne besim tek Zoti qe eshte më me rendesi se cdo gje tjeter, porse ti mos e sjell ketu ne Fv :)

Leje per tjeterherë sipas rendit. Po normal vdekja eshte trishtim. :)
 
Titulli: Me mire te mendohet per vdekjen se per vitin e ri

Laur....une deshprohem dita dites nga ky forum...dhe vallah ti je nje shkak...se antare si ti po e shkatrrojn forumin....me tema qe nuk sjellin asnje dobi,por vetem provokim, nencmim dhe ofendim...suksese ti duhet te shpallesh antari i vitit 2013 qe ke hap me shume tema per muslimanet se ndonje musliman:lex:
 
Titulli: Me mire te mendohet per vdekjen se per vitin e ri

Ndoshta edhe nuk e dinë, e besa disa ndoshta edhe po harrojnë se kjo festë nuk ka të bëjë asgjë me Fenë tonë Islame, madje kjo në origjinal nuk ka të bëjë as me të krishterë e as çifut, sepse thjeshtë ajo në origjinë është një festë pagane e Romës së lashtë, e përcjellë dhe e futur më vonë edhe tek të krishterët, e kohëve të fundit edhe tek Muslimanët.

kesaj nuk ke cfar ti thuash .. sh kjart e ka then:yeah:
 
Titulli: Me mire te mendohet per vdekjen se per vitin e ri

Une vitin e ri -vitin e nderrimit, nuk e shoh ndryshe perveq se nje sistem kalendarik boteror, sipas te cilit datat notohen. Kurse besimi ne Zotin Nje eshte primare.
 
Titulli: Me mire te mendohet per vdekjen se per vitin e ri

Une po ju ndihmoj te mos festoni duke e vene ne dukje kete, siç po ben edhe Krasniqi..:)
C'keni me Laurin qe griceni? Eshte sikur te akuzoni farmacine pse mbane aspirina, sepse juve ju vjen dhimbje koke Lol
 
Titulli: Me mire te mendohet per vdekjen se per vitin e ri

kesaj nuk ke cfar ti thuash .. sh kjart e ka then:yeah:

do kisha shtu edhe dic...
Festimi i vitit të ri (krishtero-pagan) nga muslimanët, padyshim se është një pamje shum e keqe që reflekton besimin e dobet dhe humbjen e identitetit të tyre!
 
Titulli: Me mire te mendohet per vdekjen se per vitin e ri

Princesha nuk festohet tek muslimanet kjo festë..... Une pra nuk e festoj ne moshen e rinisë qe jam. Kur ishim te vegjel eshte ber, por me vonë nuk kemi festuar më? pse sepse krishteret nuk e festojn bajramin tone, sepse nuk eshte festë e tyre. As une nuk festoj festat e tyre, se festa e tyre seshte e imja...

Ka edhe argumente tjera, por me definicione gjer e gjate skam deshire te shkruaj...., po as sme intereson se cben tjetri...
 
kjo edhe dhemb shum!:eek:hh po cfar ti besh? komercializimi e ka ne dor tani cdo gje
 
Titulli: Me mire te mendohet per vdekjen se per vitin e ri

Princesha nuk festohet tek muslimanet kjo festë..... Une pra nuk e festoj ne moshen e rinisë qe jam. Kur ishim te vegjel eshte ber, por me vonë nuk kemi festuar më? pse sepse krishteret nuk e festojn bajramin tone, sepse nuk eshte festë e tyre. As une nuk festoj festat e tyre, se festa e tyre seshte e imja...

Ka edhe argumente tjera, por me definicione gjer e gjate skam deshire te shkruaj...., po as sme intereson se cben tjetri...

cfar thua moj ti ? per cilet musliman ke fjalen?
 
Titulli: Me mire te mendohet per vdekjen se per vitin e ri

Për të vërtetët...

e ti cthua moj ?

cfar thua moj ti ? per cilet musliman ke fjalen?
 
Titulli: Me mire te mendohet per vdekjen se per vitin e ri

Kjo nuk eshte feste fetare, por ndrrim vitesh te nje kalendari civil. Pavarsisht qe eshte i bere, ne menyre perfekte me llogaritje astronomike, nga te Krishteret (nga Vatikani rreth '1600).
Meqense e urreni kaq shume pse e perdorni gjate vitit, po ashtu edhe ne jeten tuaj personale.
Kur ju pyesin sa vjç jeni, sa eshte data sot, fiksoni nje program ne agjenden tuaj, i riferoheni dhe pergjigjeni ne baze te keti kalendari... dhe jo ne baze te kalendarit te Henes-islame.;)
 
Titulli: Me mire te mendohet per vdekjen se per vitin e ri

Fjale plotesisht me vend. Po kush i kupton ? Sigurisht se kjo vlen per besimtaret e besimit Islam. Qente qe lehin andej e kendej, do mbesin cdohere te tille.
 
Titulli: Me mire te mendohet per vdekjen se per vitin e ri

Qe deshmtaret e jehovait se festonin e dija , po qe se festokan as mulimanet sot po e mar vesht ueueueueu . Erdhi fundi botes me duket .
 
Titulli: Me mire te mendohet per vdekjen se per vitin e ri

Ne siklet ngelen ata qe llomotisin se arrojne ti shmangen gravitetit te vorbullit te festes. Nqs Loverboy e Kransiqi ja arrine, eshte per te thene qe jeni jashte orbites....! Planet kot te pa jete, vagabond universi, pa asnje terheqje gravitacionale deri sa te perplaseni diku..

Nder kohe ne Gjakove po shoh qe e pasken krijuar nje atmosfere me mire se ne Itali..:)

gjakova_zpsd6ed5bd5.png
 
Attachments

  • gjakova_zpsd6ed5bd5.png
    gjakova_zpsd6ed5bd5.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Me mire te mendohet per vdekjen se per vitin e ri

laura ajo ne foto eshte perdor photoshopi sepse shum gjana te photoshopit paska nga ato "fishek zjarret" ! sidoqoft s'eshte puna vetem ne aspektin fetare , por nuk jemi askund si komb ! pra skemi koh as me festu gjana te tilla te kota ! sepse ne kosove eshte 40-50 % varferi e dikush hargjon miliona keshtu qe nuk vlen asgje ! pastaj sa lendimet e sa gjanat kan ndodh ne kete dite qe edhe me shum e bene te pa vlefshme.
 
Titulli: Me mire te mendohet per vdekjen se per vitin e ri

Jo bre Ada, c'ka po thu?..;)

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Me mire te mendohet per vdekjen se per vitin e ri

Zoti ta shperblefte me te mira! Sh teme e bukur dhe fjale me mend. :D
 
Titulli: Me mire te mendohet per vdekjen se per vitin e ri

cma kujton vdekjen
na li tjetojm kto 100 vite te qeta aman :p
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top