Lauri
Anunnak
Shkruan: Shefqet Krasniqi
Ashtu siç kaluan shumë vite, dekada e shekuj, ashtu po kalon edhe ky vit. Me të, në fakt, po kalon edhe një pjesë e jetës sonë që do të thotë se jemi një vit më afër vdekjes, më afër dheut, më afër të të shndërruarit në ushqim për insektet brenda tokës. Nëse e imagjinojmë se aq sa ka mbetur deri në fund të këtij muaji e të këtij viti, po të dinim se vetëm aq ditë kanë mbetur nga jeta jonë, a thua si do ta ndiheshim vallë? Eh, pak kush mendon për këtë, pak kush e ka në konsideratë se vdekja mund të jetë shumë afër, ndoshta më afër sesa rrobat në trup. E njerëzit vetëm njëherë vdesin, disa vdesin fizikisht por me veprimtarinë e tyre mbetën gjithmonë në kujtesë, kurse disa vdesin përgjithmonë. Ndaj, më tu përshëndetur nga kjo botë, nuk ka më kthim në të, por vetëm para. Para po, por për ku se?! Nuk e dimë, sigurisht se nuk e dimë se çfarë na pret në botën e përtejme, megjithatë, ka shumë njerëz që lutën dhe punojnë me zell për botën e amshueshme ndaj edhe shpresojnë të jenë fatlumë dhe të jetojnë në lumturi të përhershme. Këta fatlumë do të jenë me siguri ata(o) që në këtë botë patën besuar Zotin, zbatuan porositë e tij dhe bënë punë të mira aq sa patën mundësi duke kujtuar vdekjen për çdo çast dhe çdo ditë.
Eh, sa mirë do ishte sikur të gjithë njerëzit ta kujtonin vdekjen e të mendonin për jetën pas vdekjes, por ja që të atillë nuk ka shumë. Madje një shumicë e madhe as që donë t’ua përmendësh vdekjen, nuk donë të mendojnë e as ta kujtojnë vdekjen. Ata ‘nuk kanë kohë’ me u marrë me vdekjen dhe jetën pas saj, sepse kanë për t’i shijuar ‘të mirat e kësaj dynjaje’, edhe pse deshën apo nuk deshën vdekja do të merret me ta.
Për fat të keq, shumë njerëz nuk e shohin fundin e vitit nga ky kënd, që po e shtjellojmë, por e shohin si një ‘dhuratë të madhe’ që duhet shfrytëzuar, e shikojnë si një ‘festë’ që duhet kremtuar e zbavitur pamasë. Andaj edhe harxhojnë duke u përgatitur sa më mirë për këtë festë, duke u munduar që nëpërmjet saj t’i përballojnë sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen gjatë jetës. Duke menduar se me të po ngritën e civilizohen, etj. I bëjnë të gjitha këto veprime pa e lodhur mendjen se a ia vlen barra qiranë, se e kujt është kjo festë, se a e kemi të lejuar ta festojmë këtë festë, në veçanti ne si musliman, apo jo. Ndoshta edhe nuk e dinë, e besa disa ndoshta edhe po harrojnë se kjo festë nuk ka të bëjë asgjë me Fenë tonë Islame, madje kjo në origjinal nuk ka të bëjë as me të krishterë e as çifut, sepse thjeshtë ajo në origjinë është një festë pagane e Romës së lashtë, e përcjellë dhe e futur më vonë edhe tek të krishterët, e kohëve të fundit edhe tek Muslimanët.
ps.GEZUAR FESTEN E VITIT TE RI..
per me gjere linku
Portali Indeksonline - Pse nuk e festojm