Me GeNjE....

Pe: Me GeNjE....

Sdi nese po e kap taman temen...Dmth ai te genjeje edhe je e vetdijshme edhe sben ze??...Dmth i bie te behesh budallaqe me deshire...Si kuptoj keta tip ''ndjenjash'',faktikisht jam me shume drejt individualizmit,jo varesise nga dikush aq me shume ne kete shkalle...

me tepër e lidh me naivitetitin.

me pak fjal dëshira per te BESU se gjërat duhet te shkojn siç do ti, i shikon te njetrajtshme, shikon vetem pozitivisht spese je e lumtur dhe nuk don tia dish per realitetin, si ai njeriu lodhur. qe fundja esht lodh duke kerkuar ate qe mendon si te duhuren per veten dhe kapet pas genjeshtrave.

po fundja sa zgjat? te vazhdosh te jetosh me nje bot me iluzione te kota, te genjesh veten ne radh te par, ky o krim.



Ja dhe nje fraze tjeter....

Je veux que tu me mente...Dis moi que je suis belle...Fais moi réver dis moi que je suis la femme que tu a toujours espéré....
Dua te me genjesh ....me thuaj qe jam e bukur....Me bej te enderroj....me thuaj qe jam vajza qe ke shpresuar gjithmon.....

PERKTHIMI Cop cop....po vlera e fjaleve esht aty....


dhe pse pavarsisht kjo esht tekst konge mo shum, qe trajtohet me togza fjalesh te bukra...dmth deshira per te besu ate qe do njeriu te besoj. larg asaj qe e lendon, ose do ta lendondte (e verteta), me mir te luash me mendjen e te mendosh se po genjen veten,

e ta pranosh realitetin ngadal. fundja dhe dhimbja nuk te lendon pasi mesohesh dhe fillon pranon ate, bohesh njeri me i fort.
 
Pe: Me GeNjE....

Atehere kjo eshte nje teme qe mu frymzua nga nje shkrim....Per ato qe e jetojne 100% nje lidhje....Mgjth nje dashuri mund te jete shume e madhe per dike a mundet krenaria jone te ulet kaq poshte duke shkruar nje tekst te tille..?!!!

Te na genjej ne cdo fjale qe thote....por vetem te rri aty....S'arrij dot ta konceptoj te ulesh kaq shume...te vuash kaq shumeee...

A do vuante nje djale kaq shume sa vuan ti...?!!!

A mundet te vuajme kaq shume per dike qe sdo as t'ja dije per ne..?!!!

Qellimi im nuk esht te gjykoj kto vajza aspak thjesht ti dedramatizojme pak gjerat......Ju si mendoni...?



Kjo teme me kujton nje kenge te kenduar ne festivalin vjetor qe behej ne Shqiperi ato kohe (nuk e di nese ende vazhdon kjo tradite) e cila ishte nje bashkepunim i Kozma Dushit, Silva Gunbardhit dhe nje tjeter te cilit nuk i kujtoj emrin (pleqeria ben te veten) qe titullohej “Genje por thuame te dua!”

Kenduar me nje delikatese dhe me nje embelsi te Silves e cila i dha edhe nje kuptim me te forte kenges: eshte me e lehte te jetojme me genjeshtren e bukur sesa te verteten e zymte. Mendojme qe nuk mundemi te perballohemi me ate te vertete, nuk e kemi fuqine e duhur dhe keshtu zhysim veten ne nje humnere me te thelle por sa kohe qe vazhdojme t'i tregojme vetes qe “nuk ekziston” ne jemi te lumtur, shikojme/degjojme/besojme ate qe duam dhe jo ate qe eshte.

Ndjenjat e nuk fiken/ndizen me nje çels dhe menyra se si perballemi me ta eshte unike, si vete ne! Sikur te ishim te gjithe kaq koshiente per veten, sikur gjithnje te benim zgjedhjen e duhur, s'do kishte me gabime e as kuptim kesaj jete...per fat te keq edhe vuajtja, edhe genjeshtra, edhe dhimbja jane per njeriun. Fatmiresisht, keto ndjenja te "kqija" na bejne te kuptojme dhe te vleresojme te mirat.

Keshtu pra, zgjidhni e merni o shoke!
 
Pe: Me GeNjE....

E keni degjuar o milet ate thenjen: ''Qejfi ha dhe kumbulla t'tharta'', ....:col:po ate tjetren: ''Ne lufte dhe dashuri nuk zgjidhen mjetet e rendesishme eshte te fitosh''. Madje ishte nje edhe me e veshtire: Dashuria eshte e verber

Keto tre na japin me kuptu se ne momente dashurie njeriu eshte i afte te beje dhe te besoj shume gjera dhe nuk jane te pakta rastet, madje te perditshme keto raste. A jemi gjendur ne ne ballafaqime me keto situata. Kush ka dashuruar them se po, por kush me pak e kush me shume. Megjithate them se kjo amulli behet e tepert kur vazhdon ne pafundesi dhe per kete vlen ajo shprehja: ''Deri sa e do nuk ka asnje te met por fillo te mos e duash nese deshiron te shofesh se sa te meta ka''. :merzitje:
 
Pe: Me GeNjE....

Kjo teme me kujton nje kenge te kenduar ne festivalin vjetor qe behej ne Shqiperi ato kohe (nuk e di nese ende vazhdon kjo tradite) e cila ishte nje bashkepunim i Kozma Dushit, Silva Gunbardhit dhe nje tjeter te cilit nuk i kujtoj emrin (pleqeria ben te veten) qe titullohej “Genje por thuame te dua!”

Kenduar me nje delikatese dhe me nje embelsi te Silves e cila i dha edhe nje kuptim me te forte kenges: eshte me e lehte te jetojme me genjeshtren e bukur sesa te verteten e zymte. Mendojme qe nuk mundemi te perballohemi me ate te vertete, nuk e kemi fuqine e duhur dhe keshtu zhysim veten ne nje humnere me te thelle por sa kohe qe vazhdojme t'i tregojme vetes qe “nuk ekziston” ne jemi te lumtur, shikojme/degjojme/besojme ate qe duam dhe jo ate qe eshte.

Ndjenjat e nuk fiken/ndizen me nje çels dhe menyra se si perballemi me ta eshte unike, si vete ne! Sikur te ishim te gjithe kaq koshiente per veten, sikur gjithnje te benim zgjedhjen e duhur, s'do kishte me gabime e as kuptim kesaj jete...per fat te keq edhe vuajtja, edhe genjeshtra, edhe dhimbja jane per njeriun. Fatmiresisht, keto ndjenja te "kqija" na bejne te kuptojme dhe te vleresojme te mirat.

Keshtu pra, zgjidhni e merni o shoke!

me këto shprehjet "vertetën e zymte",

me ke kujtu romanin me vellime te "ana kareninës", qe kur e kujtoj me mer fryka, aq shum faqe se di pse, ndjenj e çuditshme. njeriu predisponohet te zgjedh ate qe pelqen, ne ket rast te besoj ne fjalet e bukura, me mir te themi si nje mirazhi ne shkretetir ku deshira dhe etja per te pa veten mir e jo keq, bojn kete te fundit qe te besoj aq fort ne keto lloj zgjedhjesh qe bon, sa qe e ben te besoj qe nuk ekzistojn humnera, apo ulje-ngritje per nje moment.

fundja njeriu i gëzohet çastit, esht vetem nje moment qe na gezon, jo vazhdimsia e saj, pasi kthehet ne monotoni kerkojm ndjenja te tjera. mundohemi te kapemi me diç qe nuk e kemi perjetu me perpara. ky çast mund te jet dhe gënjeshter, loj e fatit...por fundja kujt i plas? ne gezohemi, zgjedhim te mashtrohemi prej saj, me koshienc her-her.

thash te vazhdosh te genjesh veten, ajo po esht krim. kushdo ja jep luksin vetes qe te zgjedh diçka qe esht jasht realitetit, afer imagjinares, idealzimit...shpresës.

ps. punto e basta.
 
Pe: Me GeNjE....

Mire qe ky postim qenka bere ne 2008-en sepse tani 3 vjet me vone genjeshtra ka marre formen e kompeticionit,kush e kush te genjeje me shume.Megjithate kto histori ne pamje te pare duken sikur gjejne vend vetem neper texte kengesh,romane apo poezi por ne fakt ka 1 pjese te vertete dhe te prekshme edhe ne realitetin e sotshem...
 
Pe: Me GeNjE....

Kush eshte ajo budallaqe qe do pranonte te genjehej pafund dhe te mbahej me shpresa te kota dhe te luante rolin e budallait? Askush s'do e deshironte kte gje. Por ne praktike mund te ndodh edhe e kunderta. Ka raste ku njeriu s'arrin ta kontrolloj dot veten, sepse ndjenja eshte me e forte se llogjika ne kto lloj situatash. Zhytesh aq poshte sa e humb dhe veten tende. Fillon dhe do njeriun tjeter me shume se veten tende dhe humb si dinjitetin dhe si respektin ndaj vetes.
Vec kur e mendoj me frikeson si ide. Prandaj eshte e rendesishme gjithmone qe ti japesh te tjerve aq sa ata te japin ty, as me shume dhe as me pak, ne menyre qe ti evitosh problemet e tilla.
 
Titulli: Me GeNjE....

E pse te vuash per dike?
Kur shum meshkuj do jipnin jeten te kishin nje femer si ty ne krah :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top