Mbreti që la fronin për dashurinë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1433783546TE-HEQESH-DORE-PER-DASHURINE_15.jpg

Historia e dashurië së tyre ka frymëzuar regjisorët për të realizuar filma dhe ka bërë që të shkruhen shumë libra. Një mbret që dorëzon fronin, sepse zemra e tij ishte dashuruar me një grua, që nuk mund të ishte mbretëreshë. Kjo është historia e Mbretit Eduardi i VIII dhe Wallis Simpson.

Eduardi i VIII ishte fëmija i madh i Mbretit anglez George i V-të dhe Mbretëreshës Mary. Në 1930, ndërkohë që ishte Princ i Uellsit, Eduardi njihet me një grua amerikane të quajtur Wallis Warfield Simpson. Martesa e saj e parë kishte përfunduar në divorc dhe, kur takoi Princin, ajo ishte e martuar me bashkëshortin e dytë, Ernest Simpson.

Princi, i cili ishte beqar dhe njihej si “playboy”, u dashurua marrëzisht me zonjën Simpson. Eduardi i VIII u bë Mbret pas vdekjes së të atit, në janar të vitit 1936. Ai ishte i vendosur për t’u martuar me zonjën Simpson, por nuk arriti të bindë familjen mbretërore dhe zyrtarët e qeverisë, për ta pranuar si mbretëreshë një grua të divorcuar.

Në këtë situatë, Mbreti zgjodhi atë që pak kujt ia merr mendja: dorëzoi fronin e Mbretërisë për dashurinë e jetës së tij. Më 10 dhjetor 1936 ai abdikoi zyrtarisht. Në një transmetim radiofonik, Mbreti shpjegoi vendimin e tij për publikun, duke thënë:

“Unë e kam të pamundur të bart barrën e rëndë të përgjegjësive dhe të kryej detyrat e mia si Mbret, ashtu siç unë do të doja, pa ndihmën dhe mbështetjen e gruas që dua”.

Vëllai i tij më i vogël e zëvendësoi atë dhe u quajt Mbreti George i VI dhe Eduardit i dha titullin “Duka i Uindsorit”. Ai u martua me Wallis më 3 qershor 1937, por ajo nuk u pranua kurrë nga familja mbretërore. Ata jetuan përgjithmonë jashtë vendit, kryesisht në Francë.

Mbreti Eduardi i VIII bëri diçka, që monarkët nuk e kanë luksin ta bëjnë, ai ra në dashuri. Për disa kjo ishte “historia e dashurisë e shekullit”, për disa të tjerë ishte një skandal, që rrezikoi të dobësojë Monarkinë. Në të vërtetë, historia e Mbretit Eduardi i VIII nuk është as njëra dhe as tjetra. Ajo është historia e një Princi, i cili dëshironte të ishte si të gjithë njerëzit e tjerë.

/ Top Channel
 
Titulli: Mbreti që la fronin për dashurinë

kurse per mua kjo Foto me verteton qe dashurija te be te verber lol

shakate menjeane... se ca paska pas kjo ne soj gjaku levizes weeee e papame :)
 
Titulli: Mbreti që la fronin për dashurinë

kurse per mua kjo Foto me verteton qe dashurija te be te verber lol

shakate menjeane... se ca paska pas kjo ne soj gjaku levizes weeee e papame :)

Dashuria eshte droga me e fuqishme ne univers. Te ben te verber por te pelqen dhe do prap droge.
Imagjiono te jesh ne nji planet tjeter dhe i vret te gjithe sepse te duhen mineralet e planetit. Vjen nji moment qe shef 1 femije te vogel...dhe aty te dhimbset dhe te ulet urrejtja dhe te ngrihet dashuria per ate qenien e panjohur. Fut pistoleten ne xhep, i jep doren femijes per ta ndritur hopa ... dhe ne ket moment bie nji asteroid dhe ju vret te dyve.
 
te te vras une ty ne vend tani para se te na nxjerresh telashe e te na thyesh zemren me imagjinaren tende , si thua ?
 
Titulli: Mbreti që la fronin për dashurinë

Po pres te me vrasi 1 tjeter. Megjithate faleminderit per oferten.
 
Titulli: Mbreti që la fronin për dashurinë

Kush s'do i rezistonte nje femre aman,per nje femer Turqit shiten Shkupin...
Shyqyr ka qene e divorcuar qe te bente historine interesante.
 
Titulli: Mbreti që la fronin për dashurinë

Po pres te me vrasi 1 tjeter. Megjithate faleminderit per oferten.

jo jo vrasje prej verteti e kisha fjalen une ... ate vrasjen ne depresionit tend uroj te te vije me cyanit lol
 
Titulli: Mbreti që la fronin për dashurinë

a ok uroj sa me shpejt pra me nje shot mbas koke :D
 
Titulli: Mbreti që la fronin për dashurinë

Faleminderit. Do zoti ashtu ndodhte.

Zoti rri ne qiell meqe ra llafi ... dhe eshte i padukshem.
 
Titulli: Mbreti që la fronin për dashurinë

..:)) Dashuria,ska fjale shume,ka vepra dhe perkushtushmeri..!!
 
Titulli: Mbreti që la fronin për dashurinë

Kjo paska qene me burre se mbreti vete por si duket ky e paska pa me syte e shpirtit.Ketij i them MBRET une, MBRET..........shpirteror lol
 
Titulli: Mbreti që la fronin për dashurinë

Eh mbret e qa mbreti
Po si ska naj mashkull kshu si mbreti :D :D
eh dashuria te verbon ndonjeher
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top