Aren
Anëtar i Respektuar
Mbreti i Arabisë Saudite Abdullah ka vendosur të tejkalojë një vendim gjykate që e dënonte një grua me goditje 10 herë me kamçik për shkak se kishte ngarë një makinë. Pohimi është bërë nga një zyrtar i lartë i cili preferoi të mbetet anonim por nuk specifikoi arsyet se pse mbreti kishte ndërhyrë në një çështje të tillë. Një ditë më parë gjykata e kishte cilësuar Shaima Jasaina se kishte shkelur parimet e këtij vendi duke drejtuar automjetin. Në fakt nuk ka ligj që e ndalon ngarjen e makinës nga femrat por duket se kjo është një preferencë popullore e kthyer tanimë në normë. Në fillim të javës mbreti Abdullah lajmëroi se u jep femrave të drejtën e votës që ato nuk e kishin deri më tani.Lajmi i fundit