Mbresa , kujtime , analiza dhe minikonkluzione te nje studenti te dhjetorit '90.

Hartini

Antarë i Respektuar
Naten e 7 dhjetorit '90 bente ftoht , acar i vertet .
Ai studjonte ne fakultetin e shkenacave te natyres dhe ate vit kishte filluar studimet universitare .
Ate nate , ndoshta nga i ftohti , ndoshta nga ndonje virus qe qarkullonte , apo ndoshta te dyja se bashku , nuk ndihej mire .
Hengri darken pa shije tek menca 7/1 dhe sapo u kthy ne dhomen e tij elektriciteti u nderpre .
Meqe kishte dhe ethe , nuk hezitoi por u zhyt ne krevatin e tij dhe u mbulua me batanje .I hodhi persiper te gjitha qe kishte .

Pas pak , degjoi zhurma , pastaj heshtje , perseri zhurma .
Disa kan shansin te mos jen semure mendoi me vete dhe u zhyt me thelle ne batanie.
Nuk kishte asnje parandjenje , asnje deshire dhe nuk ndjente asnje nevoje me perjashtim te permiresimit te gjendjes shendetsore.
Ishte ne kllapi kur shoku i dhomes i foli me ngulm , nuk degjon ç'behet , zgjohu dhe dil ne rruge , ka demostrat , do behet diçka .
Dhe ky tha me vete , tani e gjeti te tallet dhe te bllofoj !!!
Ik i tha , nuk jam ne terezi , por ai vazhdoi ne te dijen dhe ai i nevrikosur i leshoi nje batare per ti treguar se po humiste durimin.
Nga jasht vinin thirrje te fuqishme , duam drita , duam drita.
Drita doli te nesermen dhe ai u nis per ne fakultet megjithe informatat dhe kembngljen e Ardit ,shokut te mbremjes se kaluar ,qe i thoshte se nuk ka mesim , kemi greve , mos shko .
Ate dite , me 8 dhjetor , 19 vjet me pare , mesim nuk u zhvillua ne fakultetin e shkencave dhe ai u kthy ne Qytetin Studenti.
Ishte nje kaos i vetet .Nje atmosfere elektrike , shume elektrike.
U soll rrugeve me shpersen se mos merrte vesh diçka , te kuptonte ç'ndodhte , por deri nga dreka nuk arriti te kapte shume informacione , perveç nje perleshje qe kish ndodhur naten e kaluar mes nje grupi studentesh dhe focave te policis ne rrugen Budi .
Degjoi qe ishte ushtruar dhune me shkopinj gome dhes e nje studente ishte ne gjendje te rende.
Pas dreke doli perseri per tu informuar me situaten ,per te par ç'po ndodhte dhe fare rastesisht perjetoi nje momente te veçante .
Ndoshta eshte dhe thejsht nje detaj , por ai kete moment e vlersonte ndryshe , si nje shenje te dores se padukshme ne levizjen e sapofilluar.
Aty kuptoi diçka . Aty filloi , pikerisht aty , rreth ores 15 , mes godines 2 dhe 3 , ku nja 20-30 student ishin grumbulluar dhe dikutonin ne menyre kaotike , shume kaotik dhe ai vetem degjonte , u shfaq ky burre qe nuk do ti ndahej politikes shqiptare qe nga ai moment dhe deri sot , ne kete moment. Ishte Sali Ram Berisha .
Ishte padyshim nderhyrja e tij e pare ne kete levizje ose te pakten ashtu dukej ne siperfaqe.
Studenti i shkencave te natyres nuk e kishte iden se kush ishte ai burre ,por nje gje e kuptoi shume shpejt .Ai nuk ishte aty rastesisht , perkundrazi per studentin ishte nje rastesi ndodhja e tij aty , ishte dhe kuriozitet gjithashtu.
Dikush foli me ze te lart , po vjen Sali Berisha , te degjojme ç'do te na thote. Nje tjeter i futi nje te share , te shkoje ne te semes , kush eshte ai njehere!
Mori fjalen nje student dhe shtoi se Sali Berisha eshte nje intelektual , nje doktor dhe ja vlen te degjohet ç'do na thoje .
Nuk besoj te kete qene rastesi njohja aq e mire nga ai student e doktorit te zemres , s'ka sesi te kete qene e tille , por gjithçka mundet gjithsesi.
Pas shume perpjekjesh arriti te vinte qetsi nje moment sa doktori
anonim arriti te thoshte , degjoni , une jam me ju , ju mbeshtes.
Atehere u krijua nje klim dialogu .Dikush i tha qe ishte derguar nga shteti per te na spiunuar apo marre me te mire , por doktori tha se kishte ardhur me inisjativen e tij dhe se ai ishte me ta .
Pastaj vazhdoj , duke pare situaten e veshtire ekonomike ,
ju duhet te vini ne plan te pare kerkesat politike , perndryshe levizja juaj do quhet pa tru dhe do te shtypet .Kembnguli ne kete pike dhe kerkoi te takohej me organizatoret duke theksuar vazhdimisht qe ishte me ta dhe jo i derguar nga shteti.
Studenti i shekncave , qe deri ne ate moment nuk kishte degjuar per kerkesat politike , me perjashtim te ndonje sharje te regjimit te leshuar ne menyre kaotike nga ndonje student , pyeti veten , kerkesa politike?
Por çfare saktesisht ?
Doktori vazhdoi takimet ate pasdite dhe nuk u mor vesh ke takoi dhe si takoi , por dilema e studentit te shkencave do shuhej ne darke , ne nje miting te zhvilluar ne sheshin para mensave , me vone sheshi demokracia , ku ai shkoi me nje kuriozitet te madh .
Aty doli ish studenti i juridikut , sot nderi i kombit , Azem Hjadari dhe me nje ze te emocionuar , por te vendosur , qe fshhte dhe nje ndjenje te paperkshyeshme u shpereh , ne nuk jemi ngritur per nje batanie me shume , as nje nje garuzhde makarona me shume , ne kerkojme pluralizem politik .
Qe nga ai moment pra darka e 8 dhjetorit '90 , levizja mori rrjedhen politike qe studenti i shkencave ishte i bindur se e solli doktori , qe deri ne ate moment per te ishte anonim.
I hyri ne mendje ideja te ndiqte nga afer ç'do te thoshte doktori dhe filloi te ndiqte me vemendje çdo miting qe behej , çdo mbledhje qe organizohej......
Vjon.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top