Mbrëmje poetike me lirikat e dashurisë së Lasgush Poradecit

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
51615.jpg

TIRANث- Një guackë, një varkë, një liqen. Ky është sfondi që do të shoqërojë mbrëmjen poetike kushtuar lirikut më të madh të dashurisë Lasgush Poradeci, sonte në sallën “Shekspir” të Teatrit të Metropol.

Sipas regjisore, Arjeta Dhima. kjo mbrëmje poetike do tejkaloj perceptimin e thjeshtë të fjalës dhe të emocionit që përcjellin vargjet e vetë Lasgush Poradecit. “Sepse aty ka ngjyra jete, ngjyra dashurie, ngjyra të vërteta dhe në këtë performancë do gërshetohen së bashku arti i fjalës, muzika dhe kërcimi’, tha regjisorja.
Duke qenë se ky poet i referohet pafundësisht ndjenjës njerëzore dhe romancës, mbrëmja është konceptuar e tillë, ku përveç intepretimit të poezive do të ketë interpretim edhe nga vetë aktorët, Yllka Mujo, Fatos Sela, Kastriot Rramollari, Rozi Kostani dhe Anila Bisha të shoqëruar nga interpretimi në violinçel nga Iljard Shaba dhe nga dy balerinët Endrit Shkoza dhe Ernet Miolli.
“Në platformën skenike do të kemi një guackë të madhe në mes të skenës dhe disa valë liqeni. Lasgushi, aty pranë, i shoqëruar nga miku i tij më i ngushtë. Tri femrat supozohen të jenë në ujë dhe nga aty do të interpretojnë. Në ujë gjithashtu do të jenë edhe dy djemë, të cilët plastikisht do të perfomojnë mbi poezitë dhe interpetimin e aktorëve”, shpjegon konceptimin regjisorial Arjeta.
Për këtë mbrëmje poetike janë përzgjedhur rreth 16 poezi, ndër të cilat “Vdekja e Nositit” me të cilën do të çelet edhe mbrëmja, “Poradeci”, “Dremit Liqeri”, “Ti po vjen që për së largu”, “Kënga Pleqërishte”, etj.

“Kemi punuar me përkushtim për të deshifruar, për ta sjell tingullin, verbin, imazhin, nuancat, ngjyrën e vargut të tij dhe mendoj se risjellja në Teatrin e Metropolit është konfirmimi që poezia e Lasgush Poradecit mbetet sot e kësaj dite një burim frymëzimi dhe moment krenarie për gjithësecilin”, shprehet aktori Kastriot Rramollari.
Ndërsa sipas aktores Rozi Kostani,Lasgush Poradeci është dashuria vetë. “Kjo performancë është shumë interesante dhe sjell vetë liqenin. E tëra është konceptuar gjysmë në liqen dhe gjysmë në vargun poetik. Liqeni personifikon lirinë, dashurinë dhe njeriun, ku ky i fundit ka shumë nevojë për liri dhe dashuri. Nëse ka njërën dhe nuk ka tjetrën asnjëra prej tyre nuk shkon dot”, shprehet Kostani.
Kjo është mbrëmja e dytë poetike që zhvillohet në Teatrin e Metropolit, pas asaj për Naim Frashërin. Ndërkohë që të tjera do të pasojnë në kudër të 100-vjetorit të Pavarësisë.

(d.b/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top