Mbarë bota në mbështetje të Ahmedit, shkencëtarit mysliman.....

Kresha

A pretty face can never trick me
Mbarë bota në mbështetje të Ahmedit, shkencëtarit mysliman qe u arrestua pasi ndertoi një orë

Presidenti Obama eshte vetem njeri nga personalitetet e shquara ne bote qe ka ngritur zerin ne mbeshtetje te shkenctarit te ri mysliman amerikan Ahmed Muhamed, i cili u arrestua dhe u pezullua nga shkolla pasi kishte ndertuar nje orë.

Ahmedi u arrestua pasi kishte sjelle nga shtepia nje ore te ndertuar nga vet ai si pjese e nje projekti ne shkolle.

Arrestimi i tij dhe trajtimi i keq ne stacionin e policise ka shkaktuar zemërim ne mbare boten, dhe hashtagu me i perfolur per momentin eshte #IstandwithAhmed (Mbeshtes Ahmedin).

Ky eshte postimi ne Twitter i presidentit amerikan Barak Obama lidhur me arrestimin e Ahmedit:

” Orë e mirë Ahmed. A do te doje ta sillje ne Shtepine e Bardhe? Ne duhet te inspirojme edhe femijet e tjere qe ta pelqejne shkencen siç ben ti. Kjo e ben Ameriken madheshtore”.




Ndersa pronari i Facebook, Mark Zukenberg, i ka bere nje oferte per vizite Ahmedit, duke kritikuar histerinë e policise perballe Ahmedit.

“Sigurisht se keni lexuar per Ahmedin, 14 vjecarin nga Teksasi i cili ndertoi nje ore, dhe u arrestua kur e solli ate ne shkolle.

Te kesh aftesi dhe ambicie te ndertosh dicka kaq te lezetshme, duhet te duartrokitesh, e jo te arrestohesh. E ardhsmja u takon njerezve si Ahmedi.

Ahmed, nese ndonjehere deshiron te vish ne Facebook, ne do te donim te takoheshim me ty. Vazhdo te ndertosh”.



Hillary Clinton, perfaqesues nga NASA dhe miliona Hashtag po perkrahin te riun mysliman, i cili njihej edhe nga shkolla si nje gjeni potencial. /MESAZHI/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top