Masakra, si po e ha betoni kalanë e Krujës..

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
63777.jpg

Dy a tre sulltanë erdhën në Krujë, e rrethuan dhe s'e morën dot. Me mijëra ushtarë erdhën në Krujë, luftuan e ikën. Ata nuk ia bënë në 500 vjet qytetit, atë që ne po ia bëjmë në vetëm dy dekada.
Ky qe mesazhi që dha dje Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë gjatë vizitës së bërë në Krujë, për të denoncuar ndërtimet pa leje që i janë vënë pazarit të vjetër e kodrës së kalasë, duke e gëlltitur çdo ditë e më shumë. Sapo i afrohesh qytetit, parasysh të del një zgavër e madhe. Kodrat po kthehen në fusha, sepse gurët e tyre merren për t'u bërë çimento. Do na duhen harta të reja të Shqipërisë! Gjeografia s'është më njësoj! Pishat e dikurshme, që i ngjanin një pylli të dendur, sot janë të rralla. Gjelbërimin ia kanë zënë kantieret; e kuptueshme, kur rrugës sheh vetëm makina të tonazheve të rënda. Asgjë s'ta kujton një qendër historiko-kulturore, kur sheh betonieret, parkuar si ndanë njëra-tjetrës, duke pritur t'i marrin shpirtin qytetit. Në qytet, e njëjta gjë. Kalaja duket e kërrusur, sikur është 'shkurtuar', ka 'hyrë në ujë'. E ke të vështirë ta besosh se ajo është po e njëjta e se sytë të gënjejnë vetëm se në ndryshim nga herët e tjera, ndanë saj kanë nisur të ngrihen 'kulla moderne' nga ato të betontat, që po mbijnë kudo si kërpudhat pas shiut. Kalaja duket e rrëmujshme, s'e kupton më ku fillon e ku mbaron, se si hije fantazmash që vallëzojnë, i sillen rreth, gati për t'ia marrë shpirtin 500-vjeçar, që me aq mund e ka ruajtur. Tekembramja, si çdo gjë me shpirt, edhe kalaja duket se një ditë është e destinuar të vdesë, veç në mos ia gjejmë ilaçin shërues të jetës së përjetshme, që do i bëjë derman, më shumë se vetë objektit, fqinjëve të saj, të cilët çdo ditë i kujtojnë se i ka ditët të numëruara e se janë ata që ia falin rrezet e diellit.

Fermanët këto kohë, s'kanë më vlerë - ato me fuqi kthehen kundër vlerave. Për të ndërgjegjësuar, për t'u bërë thirrje banorëve të zonës, për të rithirrur ministrin e Kulturës, Z.Aldo Bumçi, për ngjarjen e rëndë, tre anëtarë të Forumit të Trashëgimisë, Artan Lame, Auron Tare e Lorenc Bejko, ia behën dje në qytetin e Skënderbeut. Mesazhet e tyre thonë shumëçka.

Auron Tare: Krujën ta marrë turku
Bashkë me Forumin kemi ardhur të shohim shkatërrimet që po ndodhin në Krujë. Kam një thirrje për qeverinë shqiptare: ajo duhet të mblidhet urgjentisht e të marrë një vendim në kuadrin e privatizimeve që po bën. Duhet të vendosin që Kruja t'i kalojë Turqisë në administrim, meqë shqiptarët dhe institucionet që kanë nuk janë të aftë ta ruajnë vetë atë. Duke qenë se turqit kanë qenë të interesuar para 500 vitesh ta merrnin qytetin, është rasti më i mirë tani t'ua japim. Të mos harrojmë se këtu erdhën 2 a tre sulltanë, nuk prekën e nuk prishën asgjë, e sot pas 500 vitesh, atë që s'ia bënë turqit këtij vendi, por ia bëjmë ne shqiptarët. Kruja po merr fund! Kam 30 vite që vij herë pas here në këtë qytet, dhe e gjej gjithnjë e më keq. Le t'ia japim Krujën turkut e të biem rehat. Le të merremi në këtë mënyrë me shkatërrimin e qyteteve të tjera. Ne po prishim simbolin e kujtesës sonë historike, me të cilën ne 500 vite më parë i kthyem sytë nga Europa.
Artan Lame: Betoni i zë frymën kalasë
Jemi sot në Krujë për të denoncuar situatën katastrofike të ndërtimeve pa leje dhe absurde, plus shkatërrimin që po i bëhet qendrës më të shenjtë të kujtesës historike shqiptare. Ka ndërtime pa leje në pazarin e Krujës, që i ulin vlerat qendrës më të madhe të kujtesës historike, jo vetëm për shqiptarët e Shqipërisë, por edhe shqiptarët kudo që ndodhen në Ballkan. Ndërtimet tregojnë përgjegjësinë e ministrit Aldo Bumçi, të cilin shqiptarët e paguajnë për t'u mbrojtur trashëgiminë. Edhe pse ne e kemi vënë në dijeni për atë që po ndodh në këtë kala, ai nuk ka bërë asnjë ndërhyrje. ثshtë e kotë të flasim për Policinë Ndërtimore e për të tjerë. Nuk është më një objekt në majë të malit, si kisha në Valësh të Elbasanit, ku nuk kishte roje dhe u dëmtua Onufri. Tani po flasim për ndërtime që bëhen në mes të ditës dhe që ne i kemi denoncuar prej muajsh. Iu bëj thirrje partive që e quajnë veten nacionaliste e që kanë në dorë shumëçka, të interesohen për ta shpëtuar kalanë nga kjo gjendje. Sot, është ende fillimi. Pas ca muajsh kalaja nuk do të duket më, pasi pamjen e saj do e zënë kolonat e betonit me dhjetëra metra të gjata duke mbuluar kalanë. Ne sjellim shpatën e përkrenaren, por shkatërrojmë kalanë.
Lorenc Bejko: Shteti qëndron indiferent
Ndërtimet e bëra së fundmi në Krujë ia kanë dëmtuar jo vetëm vlerat historike e urbanistike qytetit, por kanë konkurruar duke ia zbehur rëndësinë. ثshtë krejtësisht e patolerueshme që institucionet shtetërore që janë përgjegjëse për trashëgiminë, të mbajnë një qëndrim kaq indiferent për një ngjarje kaq të rëndë sa kjo. Bumçi na ka quajtur 'pseudoforum', por unë s'dua të vazhdoj me këtë retorikë. Ne i ndjekim me vëmendje vendimet e ministrit dhe duam ta përshëndesim për vendimin e dhënë mbi Shtëpinë e Flamurit në Korçë. Ai hidhte poshtë ndërtimin e ri që e varroste përfundimisht atë dhe e njëjta gjë duhet bërë me Krujën.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
 
Titulli: Masakra, si po e ha betoni kalanë e Krujës..

Kjo duhet te ju mundoj me shume se feja e ato gjerat tjera ...

Rendex bravo per artikullin
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top