Masakra në Paris, atentat ndaj myslimanëve

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Isuf Kurtaj

Sulmet në Paris do të jenë një shuplakë ndaj myslimanëve që jetojnë dhe punojnë në Europë. Ky është meraku që shpreh imami i xhamisë “Dine Hoxha”, në Tiranë në një intervistë për gazetën “Shekulli”, i cili thotë se kjo ngjarje tragjike, nuk ka lidhje me atë që predikon feja. Sulmet ndaj revistës satirike franceze, sipas imamit, do të ndezin debatin ndaj myslimanëve atje me të drejtë. “Ata ikën nga diktaturat e tyre dhe u strehuan në Europë. Nuk mund të tregohesh i pabesë ndaj atyre që të futën në shtëpi”. Më tej, Kalaja ka komentuar përhapjen e grupeve ekstremiste në Shqipëri, të cilat, sipas tij, duhen luftuar nga shteti.

Ajo që ndodhi në Paris gjatë tre ditëve të fundit si është komentuar nga myslimanët në Shqipëri?

Se si qëndron situata në Paris, si është e vërteta dhe çfarë qëndron pas asaj që ndodhi atje vetëm një Zot e di. Ishalla sa më shpejt zbardhet e vërteta se çfarë dhe si ka ndodhur. Ajo që më dhemb në shpirt është gëzimi dhe brohoritja me duartrokitje e disa prej myslimanëve, të cilët u kënaqen nga ky akt makabër. Këtë e kam parë dhe e kam lexuar në komentet që kanë dhënë disa prej tyre myslimanëve në rrjetet sociale, të cilët janë zënë peng nga epidemia e rrezikshme e injorancës. A nuk na mëson feja jonë se profetët edhe pse janë sharë dhe janë fyer nga kundërshtarët, edhe pse i thanë profetit Muhamed sa ishte gjallë se je magjistar, fallxhor, i çmendur dhe se të kanë zënë xhind?! Dhe kush ishte qëndrimi i tij dhe si u soll ai ndaj kundërshtarëve dhe pabesimtarëve që e dhunuan dhe tentuan disa herë ta vrisnin atë dhe besimtarët e tjerë në Mekë, gjatë luftërave? اfarë bëri ai pas çlirimit të Mekës me njerëzit që nuk kishin lënë gjë pa thënë dhe pa bërë ndaj tij? “Jeni të lirë, ju kam falur të gjithëve”. Ky ishte Muhamedi. Ndërsa dalin disa njerëz dhe në emrin e tij bëjnë krime. Këto nuk kanë lidhje me Muhamedin dhe me moralin që ka predikuar ai. Nuk ka nevojë ai të mbrohet nga njerëz kriminelë dhe me veprime kriminale. Këta individë të lajthitur që nuk kanë të bëjnë me islamin, por ato më po mundohen të hedhin posht kontributin e myslimanëve kudo që kanë shërbyer për vendosjen e paqes në botë. Këta njerëz njësoj si armiqtë e islamit shkëpusin nga islami atë çfarë i përshtatet atyre dhe njerëzve që i komandojnë për ideologjitë dhe ekstremizmit e tyre.

Nga kush po dirigjohen këto individë dhe kujt po i shërbejnë sipas jush ?

Kjo bëhet për t’i shërbyer interesave në mënyrë për të nxjerrë në sytë e botës një islam tjetër. Islami nuk është ajo fe që e mëson njeriun që të përbuzë dhe të vrasë atë që të hapi derën dhe të strehoi në shtëpi. Kur kishte diktatura të egra të instaluara në Algjeri, Siri, Marok apo në vende të tjera, ata gjetën strehim në Europë. Te disa prej këtyre njerëzve është instaluar virusi i tmerrshëm i mosnjohjes së fesë, duke u kthyer në precedent rreziku për jetën e myslimanëve të ndershme në Europë. Në rrezik më të madh nga këto sulme janë myslimanët që jetojnë në Francë dhe në shtete të tjera të Bashkimi Europian, i cili ka në themel, përpos të tjerave, integrimin e vlerave dhe multikulturalizmin. Një ngjarje krejtësisht e dënueshme po shërben fatkeqësisht për të hedhur benzinë mbi zjarrin e urrejtjeve fetare në Europë, duke vënë në pikëpyetje shumë nga vlerat mbi të cilat është ndërtuar Europa e dhe duke rritur kërcënimin e forcave ekstremiste që janë kundër ekzistencës së Unionit Europian.

A rrezikohet vendi ynë nga persona të tillë ?


Nuk më intereson “njeti” (mendimi) i këtyre njerëzve sepse “njeti” i mirë nuk justifikon mëkatin. Kush je ti more zotëri që del e vret në emër të fesë. Këta njerëz janë të manipuluar në emër të fesë dhe të besimit për të shkatërruar imazhin e myslimanëve të përkushtuar të Europës që punojnë pafund për të ndërtuar perëndimin njësoj si pjesa tjetër e qytetarëve të kontinentit të vjetër. Nuk ka fe që thotë prije tjetrin në besë dhe aq më pak islami. Dhe kjo është prerje në besë. Unë nuk mund ta arsyetoj prekjen e shenjtërive, sepse profeti Muhamet a.s. është gjëja më e shtrenjtë që ka një mysliman në jetën e tij, por kjo nuk do të thotë që “kulturës” së tyre t’i përgjigjesh me makabritet dhe këtë ta lidhës me fenë islame. Këto njerëz, a i mashtron dikush, islame. Këto njerëz, a i mashtron dikush, a i paguan dikush, a ndoshta nuk kanë lidhje fare me myslimanët këto nuk e di. Po përdorimi i shprehjes “Allah Akber” bëhet qëllimisht për t’i dhënë krimeve ngjyrime fetare. Dhe ata që dëmtohen nga këto akte arbitrare dhe joislame janë myslimanët. Këto sulme janë projekt më i suksesshëm për të shkatërruar islamin dhe shoqërinë. Këto njerëz kur futen në organizata bamirëse e shkatërrojnë humanizmin, sepse nuk dinë të bëjnë as bamirësi.

A duhet kushtuar më shumë vëmendje nga ju?


Nuk mendohet që Shqipëria të ketë njerëz me problematika të tilla. Komuniteti Mysliman Shqiptar dhe të gjithë imamët e xhamive janë shprehur qartë qysh në fillim të herës në lidhje grupimet ekstremiste edhe qëndrimet ekstremiste. Pavarësisht prurjeve të ndryshme nga bota islame të jetuarit në Shqipëri të gjithëve u ka shërbyer si një eksperiencë e mrekullueshme për të qenë larg çdo akti ekstremist. Megjithatë kujdesi duhet! Argumentet e Islamit janë më të rëndësishme edhe më të vërteta sesa shkëputjet e teksteve të shenjta nga njerëz të pa formuar apo nga manipulues me qëllime të caktuara. Nxjerrja e argumenteve të fesë jashtë kontekstit është ushqimi më i mirë për çdo grupim të devijuar ose sekt ektremist brenda Islamit. Për këtë arsye Islami për veç se urdhëron për lexim urdhëron për mësim edhe studim; sepse mund të jesh një lexues i shkëlqyer po edhe një xhahil perfekt sepse varet se çfarë lexon dhe çfarë të serviret për të lexuar. Ata që më së shumti e kanë dëmtuar Islamin janë të paditurit prej bijve të tij apo keqdashësit prej armiqve të tij.

Imam Kalaja, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në redaksinë e gazetës “Charlie Hebdo” në Paris, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e dënoi sulmin terrorist. Cili është qëndrimi juaj në lidhje me këtë ngjarje?


Ne jetojmë në një kohë të çuditshme, ku sprovat janë nga më të habitshmet. Sprova më e madhe që po përjetojnë sot myslimanët në të gjithë botën është përhapja e një epidemie të rrezikshme, e një sëmundje tepër të rëndë dhe kjo sëmundje quhet injoranca ose mosnjohja e fesë. Nuk ka sëmundje më të rrezikshme dhe epidemi më vdekjeprurëse se sa mosnjohja e besimit, Kjo epidemi mund të shërohet vetëm nga leximi, mësimi dhe “gjunjëzimi” i njeriut pas dijes. Dija nuk mund të vijë vetëm duke lexuar pasazhe, statuse të caktuara në rrjetet sociale , libërtha siç po ndodh rëndom. Dija vjen duke mësuar atë që kanë lënë trashëgimi dijetarët e mëdhenj. Nga koha e profetit deri në kohën e sotme nën trashëgimin e mrekullueshme që kanë lënë dijetarët e mëdhenj shqiptarë si Vehbi Dibra, Ali Korça, Ibrahim Dalliu e Sabri Koçi. Ne jemi dëshmitar se si njerëz të caktuar, të manipuluar për interesa të caktuara bëjnë veprime terroriste, taksën e të cilëve po e paguan çdo mysliman mbi sipërfaqen e tokës. Por nuk them se e paguan islami, ai ka garancinë e Zotit dhe nuk e njollosin dot veprime të caktuara, mirëpo ata që dëmtohen jemi ne dhe imazhi ynë po lëkundet në botë nga ata që bëjnë sulme në emrin e islamit dhe që në të vërtetë nuk kanë të bëjnë aspak me islamin

shekulli
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top