Martohet ish-kryeministrja e Zelandës së Re, bën ceremoninë në vreshta

legjenda

Tetova
https://twitter.com/share?text=Mart...a-e-zelandes-se-re-ben-ceremonine-ne-vreshta/
lg.php

Kur në janar 2023, Jacinda Ardern njoftoi dorëheqjen e saj nga posti i kryeministres së Zelandës së Re (në të cilën ishte zgjedhur në vitin 2017), ajo deklaroi se nuk ka më energji për të përballuar rolin e saj. Në të njëjtën kohë, ajo zbuloi se planet e saj tani përfshijnë kalimin e kohës me familjen e saj, vajzën e saj, Neve, e cila sapo kishte filluar shkollën dhe partnerin e saj, Clarke, duke theksuar se “është koha për t’u martuar!”. Një vit pas dorëheqjes së saj, dasma e parë e kryeministres u zhvillua të shtunën më 13 janar në një vresht piktoresk në rajonin Hawke’s Bay të ishullit verior të Zelandës së Re.
lg.php



Jacinda Ardern dhe Clarke Gayford, i cili është një producent dhe prezantues i njohur radiofonik në Zelandën e Re, u njohën në vitin 2012, filluan të takoheshin në vitin 2013 dhe u fejuan në vitin 2019, ndërsa Ardern ishte zgjedhur tashmë kryeministër. Në vitin 2018 lindi vajza e tyre Neve.
lg.php

Jacinda Ardern kishte veshur një fustan nusërie të bardhë, të bërë për të nga stilistja e Zelandës së Re Juliette Hogan, e cila, në fakt, bazohej në dizajnin e fustanit të nusërisë së nënës së saj. Pamja e nusërisë u plotësua me një vello të gjatë prej tyli. Vajza e saj, Neve, shoqëroi të atin gjatë ceremonisë dhe kishte veshur një fustan të bërë nga pjesët e fustanit të nusërisë së gjyshes së saj.


Ceremonia e martesës u zhvillua nën pemët e mëdha në qendër të vreshtit, e më pas pati një pritje në të cilën përveç familjarëve dhe miqve ishin të ftuar edhe përfaqësues të famshëm të shoqërisë së Zelandës së Re.
kty-750x430.jpg
 
Qyqja e nates. Burrin qe paska marre. S'vinte te tema e jone Ciftet e javes e me u ba rehat per tane jeten. 😜
 
I kane pelqyer gjithmone rrushte kesaj cupes prandaj :)
 
Po si jeni,si kaloni,si shkoni?! Ndonjë leka ke bërë këto ditë që stë kam kërkuar unë a jo?! 😆
As kemi e as na mbarohen o grifshe :)
Mire jemi bereqavers, juve si jeni e si keni qene?
 
Per vit te ri mora gjysem kile djath me niseshte dhe margarine per bakllavane !
Leket me kismet , kur te mbushet fletorja me borxhe 😂
Pse e lexova une qe paske marre gjymes qile gjath per bakllavane ti eee? fletorja e atij dyqonit eshte bo si me qene bibloteka lagjes o llai :)
 
E ku ka më bukur të martohesh në vreshta, me natyrën . Këtu ku jetoj ceremonit në natyrë jan duke u shtuar.
 
Mirë kjo, por do kemi ndonjë dasem në forum?
 
Do i kërkoj divorcin kaq i egër sa është bërë 😝
Pse ti kujton qe kot e pata ndar une dikur,unee gruja me serioze e fshatittt. :p
@Punk1 me beri te bie ne depresion. Ahahaha.
Por ato koha u harruan,dhe tani shkelqej perseri
Sun shain in the sky.
Found Footage Video GIF by Eternal Family
 
Pse ti kujton qe kot e pata ndar une dikur,unee gruja me serioze e fshatittt. :p
@Punk1 me beri te bie ne depresion. Ahahaha.
Por ato koha u harruan,dhe tani shkelqej perseri
Sun shain in the sky.
Found Footage Video GIF by Eternal Family
O unë e lë po smë lë ai të them 😒
Ma zbut nervin me poezirëra 😆
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top