Martesat nëpërmjet internetit janë më të gjata dhe më cilësore

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0806092150521_m.gif

Sipas një hulumtimi më të ri të bërë në SHBA, një e treta e martesave lidhura pas vitit 2005 janë rezultat i lidhjeve të cilat janë filluar nëpërmjet internetit. Madje 50% e lidhjeve të tyre janë filluar me njohjen nëpërmjet faqeve të specializuara për të vetmuarit.
Në këtë hulumtim janë pyetur më shumë se 19.000 veta të cilët janë martuar midis viteve 2005 dhe 2012, gjë që paraqesin një model reprezentativ të popullatës së përgjithshme. Studimi tregon se njerëzit që zgjedhin internetin për lidhje dashurie zakonisht janë më të vjetër në moshë, më të pasur si dhe më të shkolluar.

Nuk është plotësisht e qartë përse lidhjet të cilat janë filluar online janë më stabile dhe më të lumtura sesa martesat e lidhura në mënyrën klasike.

Nga njëra anë, autorët pranojnë se këto martesa do të mund t’i kenë disa karakteristika të cilat i ndajnë të gjithë njerëzit të cilët kanë vullnet të organizojnë takime nëpërmjet internetit. Mirëpo, gjithashtu theksojnë se si hulumtimet e mëparshme kanë treguar që të gjithë ata që kanë komunikuar online janë të gatshëm t’i zbulojnë gjërat për veten, gjë që krijon ndjenjë më të mirë lidhshmërie. Gjithashtu, janë në gjendje të zgjedhin midis një numri shumë më të madh të partnerëve potencialë, sesa që do të ishin në gjendje që ndonjëherë të kenë rastin që të takonin dikë në vendin e punës apo nëpërmjet miqve.

Vetëm 45% e vullnetarëve (në grupin online) i njohën bashkëshortët/et e tyre përmes shërbimeve për njohje online (eHarmony, Match, Plenty of Fish, Yahoo Personal etj), ndërsa të tjerët qenë njohur në Facebook. /Telegrafi/
 
Titulli: Martesat nëpërmjet internetit janë më të gjata dhe më cilësore

E rendesishme eshte te dish ate qe kerkon nga nje njohje virtuale...nuk mund te pretendojme te krijojme nje lidhje dashurore vetem duke u bazuar ne nje lidhje virtuale, kjo mund te jete nje shtyse e cila mund te na nxise te njohim nje person, por pa e njohur ne realitet ate njeri, nuk mund te fluturojme me fantazine...gjithesesi mendoj se nje njeri serioz, di te imponoje rrespekt, ndersa nje njeri qe shtiret, nuk mund te shtiret pafundesisht, si ne virtualitet ashtu edhe ne realitet.

Te gjithe jemi deshmitare te lidhjeve qe kane nisur si njohje virtuale...ka plot lidhje te kesaj natyre te cilat kane funksionuar ashtu sikurse ka edhe nga ato te cilat kane shkuar keq, e njejta gje si me lidhjet, njohjet e te cilave kane nisur ne jeten reale...ne biem dakord apo na duken normale njohje te cilat kane nisur me mbleseri dhe na duken te pasigurta njohjet virtuale...shume per te qeshur po ta mendosh..nejse, gjitheseicili e shikon sipas botekuptimit te vet...personalisht, nuk kam mbetur aspak i zhgenjyer nga njohjet virtuale...te gjithe ata qe kam njohur ne virtualitet dhe qe kam patur deshire ti njoh ne realitet i kam miq dhe gezoj nje respekt te vecante.
 
Titulli: Martesat nëpërmjet internetit janë më të gjata dhe më cilësore

Njohja virtuale si nje mundesi e pakufi, eshte nje dritare e hapur qe jep mundesine e njohjes se personave qe ne jeten reale ndoshta kurre nuk do te ishin njohur apo takuar. Me njohjen ne virtualitet fillojne ti njohin vetite e njeri tjetrit dhe ne nje moment kjo njohje virtuale kalon ne njohjen reale dhe tek atehere ajo lidhje mund te funksionalizohet. Vetem njohja virtuale, mendoj, nuk eshte e mjaftueshme per iluzione per nje jete perfekte (qe nuk ekziston), duhet edhe prekja fizike qe nje lidhje te jete e kompletuar!
 
Titulli: Martesat nëpërmjet internetit janë më të gjata dhe më cilësore

Mos dashuroni njerez virtualisht
 
Titulli: Martesat nëpërmjet internetit janë më të gjata dhe më cilësore

Mire martesat qe i paskan llogaritur, po ndarjet i kan bere nje hesap? :D
Lidhjet ne internet jan vecse nje epsh momental asgje me teper.
Ku ka me mire se njohja ne bar,ne disco apo ne nje party shoqeror :D
 
Titulli: Martesat nëpërmjet internetit janë më të gjata dhe më cilësore

Nuk e di se pse tema te tilla, te njejta, nuk po bashkohen.

Nje teme te natyres se tille e kemi diskutuar gjere, gjate, horizontalisht, vertikalisht dhe nga kende te ndryshme.

Megjithate, gjithmon ngelet dicka per tu shtuar dhe per tu thene por se paku, te vazhdohet te ajo tema ku e kemi lene sepse ne kete menyre edhe debati do jete me frytedhenes.
 
Titulli: Martesat nëpërmjet internetit janë më të gjata dhe më cilësore

kitrra, nuk gjeta teme te tille, por nese ka, atehere adminat duhet ti bashkojne ashtu si thua ti
 
Titulli: Martesat nëpërmjet internetit janë më të gjata dhe më cilësore

Mire martesat qe i paskan llogaritur, po ndarjet i kan bere nje hesap? :D
Lidhjet ne internet jan vecse nje epsh momental asgje me teper.
Ku ka me mire se njohja ne bar,ne disco apo ne nje party shoqeror :D

cent, vertete ashtu si thua ti eshte me mire, por ne nje bar, disko apo party, nuk mund te njihen personat ne distance....kjo eshte ajo qe ofron virtualiteti...
 
Titulli: Martesat nëpërmjet internetit janë më të gjata dhe më cilësore

cent, vertete ashtu si thua ti eshte me mire, por ne nje bar, disko apo party, nuk mund te njihen personat ne distance....kjo eshte ajo qe ofron virtualiteti...

Virtualiteti nuk te ofron asgje pervcse kalim kohe.Kenaqesin e njohjes e ofron vetem realiteti.Esht mese e thjesht te flasesh me njerez ne virtual dhe te konsumosh kohen qe ke ne dispozicion dhe kjo nuk tregon qe per ate person je i rendesishem por thjesht jam qe jam ne pune,pse mos te hyj ne forum,ne fb apo ne msn dhe konsumoj muhabet me dike,dhe pikerisht jo vetem me 1 por dhe me 10 lol dhe kjo ndoth si ne vajza si ne djem.
Interesimin tek dikush e shofim vetem ne realitet duke dal,shoqeruar biseduar dhe gjithcka e shef ne sy.Virtualiteti esht thjesht nje menyr per te thyher kohen e lir,apo shtyn oren e punes
 
Varet se nga c'kendveshtrim e shikon. Une njoh cifte qe jane me vite se bashku dhe njohjen e pare e kishin ne virtualitet. Para pak ditesh isha ne nje dasem ku njohja e pare, eshte bere ne FB, pastaj kane lene takim, jane njohur edhe fizikisht dhe sot jane te martuar! Dhe nuk eshte rasti i vetem. Djali apo vajza jeton ne dispore, njihet ne virtualitet me nje djale, po ne diaspore por ne nje vend tjeter nga ai ku jeton ai/ajo, lene takim kur te vijne ne atedhe...takohen, bisedojne dhe ....hapi tjeter nese pajtohen, perlqehen...e vazhdojne, nese jo...gjithecka mbetet si ishte para takimit, ose nuk komunikojne me fare as ne virtualitet...nese njeri nga ata nuk e ka thene te verteten.
 
Titulli: Martesat nëpërmjet internetit janë më të gjata dhe më cilësore

As qe me shkon ne mend dicka e tille.....
 
Titulli: Martesat nëpërmjet internetit janë më të gjata dhe më cilësore

As qe me shkon ne mend dicka e tille.....

Pse mi jo?! hahhahhaaa:kiss:
 
Titulli: Martesat nëpërmjet internetit janë më të gjata dhe më cilësore

Mos harroni ftesat per anetaret e forumit.
 
Titulli: Martesat nëpërmjet internetit janë më të gjata dhe më cilësore

Se a jane me te gjata apo se cilet faktor ndikojne kjo varet nga shume gjera, faktor direkt, indirekt por edhe personalitetet e cifteve. Sa per virtualitetin dhe internetin them te drejten se kam njohur goca, femra, zonjusha dhe gra te martuara me te cilat, perkunder gjendjes reale, ne nje situate tjeter them se jeta me to do dukej shume interesante, mjafte e gjate, e kendshme dhe kualitative ne cdo aspekt.
 
Titulli: Martesat nëpërmjet internetit janë më të gjata dhe më cilësore

Aspak martesat nga ana e facebookut apo ana e vitualitetit nuk funksionojn.
Distanca ben te veten , kur je larg e nuk shiheni shpesh jan dy mundesi ose e ka marr malli ose si kercet fare per ty. Ka raste qe edhe te tradheton kurse ti e din se esht ne shkoll ose ne pune. Martesat (lidhjet virtuale)me shum se 2-3 muaj nuk te zgjasin.Flas nga pervoja personale
Me mir me dike qe jeni afer e takoheni diskutoni bashk problemet qe jeni bashk, mos bieni pre e dashurive fsallco qe krijohen neper rrjete sociale.
Nuk ka rezultat
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top