Marrëdhëniet e KE-së me Kosovën vetëm në kuadër të Rezolutës 1244

Ado

FISEBILIL-LAH
Marrëdhëniet e Këshillit të Evropës (KE) me Kosovën do të jenë në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka deklaruar në Strasburg sekretari i kësaj organizate, Terry Davis.

Davis, gjatë një dreke pune me gazetarë, ka theksuar se KE do të vazhdojë të mbështes integritetin territorial të gjitha shteteve anëtare, derisa Këshilli i Sigurimit i OKB-së të mos sjellë vendim tjetër për statusin e tyre.

Ai ka pohuar se KE në Kosovë gjithmonë bashkëpunon me UNMIK-un duke i përmbajtur Rezolutës 1244 dhe ka shtuar se kjo organizatë nuk e ka për detyrë që të bëj balancim në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Duke tërhequr një paralele me situatën në Gjeorgji, Davis ka nënvizuar se ekziston një mospërputhje në vlerësimin e vendeve të veçanta të cilat kanë njohur pavarësinë e Kosovës, e tani ato grinden me Rusinë për faktin që e ka pranuar pavarësinë e Osetisë Jugore dhe Abkhazisë.

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës ka nënvizuar se një mospërthushmëri ekziston edhe tek pala rusa e cila, sërish, nuk dëshiron ta njohë pavarësinë e Kosovës. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top