Mark Frroku: Ja SMS-ja që i dërgova Topallit

cent

...Lontano
Mark Frroku ka bërë publik mesazhin që i ka dërguar ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Frroku mohon të ketë kërcënuar Topallin, por thekson se, ka shprehur keqardhje për sulmin e deputetes demokrate. Në SMS-në e dërguar, Frroku shprehet se, Topalli i ka ende borxhe për financimin e fushatës në zgjedhjet e vitit 2009.
2qvf43a.jpg
Mesazhi që Frroku i ka dërguar Topallit:

Jozi me informuan për sulmin tënd në Parlament sot. Më erdhi keq që pikërisht ti e bën këtë gjë. Më ke akoma borxhe nga fushatat që kam bërë për ty, dhe me vjen keq që gjithë ata burra s’kane guxim dhe fshihen pas fustanit tënd. Unë s’merrem me gra të përdorura. Mark Frroku

Fjala në Kuvend

Topalli: Rama të japë llogari për Frrokun


Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli kërkoi shpjegime nga kryeparlamentirari Ilir Meta dhe nga kryeministri Edi Rama për denoncimin e bëre nga gazeta belge për deputetin Mark Frroku.

“Para disa ditësh në gazete belge fliste për një emër që është deputet këtu në sallën e Kuvendit që akuzohej për vepra të renda penale, trafiqeve etj, unë nuk di cili do jetë vendimi, por një njeri që është ulur në këtë sallë disa vite nuk mund të rrijë pa i thënë kryeministrit: Fol e shpjego.

Ku do shkojë vendi nëse të gjithë do të heshtin, nëse gazetat e huaja hapen me të tille emra e probleme, nëse është i pafalshëm pse nuk i del zot kryeministri”, tha Topalli.

Mediat ne Belgjike shkruajnë se deputeti i Partisë Kristian Demokrate Shqiptare ne Parlament, Mark Frroku është dënuar me 10 vjet burg ne vitin 2010 për vrasjen e një shqiptari dhe se muajin e ardhshëm duhet te rigjykohet.

Sipas mediave belge, Frroku është dënuar për vrasje në bashkëpunim të shqiptarit Aleksandër Kurti, i vrarë me thikë në 5 mars të vitit 1999. Sipas belges “Sudinfo”,”vrasja e Kurtit lidhet me botën e prostitucionit ku veprojnë disa rrjete imigrantësh shqiptarë në Bruksel.

Por, deputeti Frroku e cilësoi lajmin si të nxitur politikisht, duke garantuar se nuk ka asnjë problem me drejtësinë në asnjë vend të botës.
/BalkanWeb
 
Titulli: Mark Frroku: Ja SMS-ja që i dërgova Topallit

Media belge: Mark Frroku i dënuar për vrasje në Bruksel, deputet në Shqipëri. Rigjykim në shkurt

Deputeti shqiptar Mark Frroku, i cili ka zënë një vend në parlamentin shqiptar që prej 23 qershorit, duhet të rigjykohet muajin e ardhshëm para Gjykatës penale të Nivelles në Belgjikë, pasi gjykata e Kasacionit e ka dënuar atë me 10 vjet burg në mungesë në vitin 2010.
Ai është dënuar për vrasje dhe prostitucion. Sipas mediave belge, do të rigjykohen dy nga katër të akuzuarit e çështjes në të cilën është përfshirë Frroku, ku në janar të 2010-ës, janë dënuar me nga 10 vjet secili. Dënimi i tyre ka ardhur për vrasjen e një shoku, Aleksandër Kurti, i vrarë me thikë dhjetë vjet më parë, në 5 mars të vitit 1999 në Midi.
Në bazë të denoncimeve anonime katër shqiptarë, njëri prej tyre Besnik Morina, i njohur si Mark Frroku, 41 vjeç dhe Arjan Bytyçi, 36 vjeç, tutorë, janë liruar nga autoritetet belge para se të përfundonte gjykimi i tyre nga gjykata në Bruksel në janar 2010.
Të katër janë dënuar më pas, por asnjëri prej tyre nuk është ulur asnjëherë në bankën e të akuzuarve. Rigjykimi pritet të fillojë më 10 shkurt 2014-të, për Frrokun dhe Bytyçin. Por të dy pritet të mungojnë, pasi ata jetojnë të lirë në vendin e tyre të origjinës. Sidomos Mark Frroku, ka nisur atje një karrierë politike që e çoi atë në parlament në zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit.
“Që prej këtij momenti, shtrohet pyetja nëse Frroku gëzon apo jo imunitet parlamentar? Sigurisht jo në Belgjikë, ku teorikisht ai mund t’i nënshtrohet gjykimit, meqë faktet, fajësimi dhe rikthimi i procesit në gjykatë kanë ndodhur para zgjedhjes së tij deputet. Asgjë s’na pengon, thotë një njohës i jurisprudencës. Po Shqipëria, do ta ekstradonte gjithsesi njërin prej deputetëve të saj? Asgjë nuk ëhstë më e sigurtë.”- shkruan gazeta La Meuse.
Mark Frroku është deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë nën siglën e Partisë Kristian Demokrate Shqiptare dhe është vëllai i të dyshuarit për vrasjen e komisar Dritan Lamaj, Arben Frroku.

Panorama

Pyetja shtrohet se cfare do te beje Kuvendi i Shqiperise dhe mazhoranca qeverisese tani qe "mesuan" se deputeti i koalicionit te tyre qenka nen gjykim per vrasje e prostitucion ne Belgjike?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top