Maradona ne Shqiperi?

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Diego Armando Maradona, futbollisti i famshëm argjentinas që ka luajtur për skuadrën italiane të Napolit, pritet të ndjekë nga afër ndeshjen Vllaznia- Napoli që do të luhet në 14 gusht në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, në kuadër të Kupës UEFA.
Lajmi bëhet i ditur nga ATSH e cila i referohet deklaratës së presidentit të Vllaznisë, Valter Fushaj "kam kontaktuar me klubin e Napolit, drejtuesit e të cilit më kanë thënë se Maradona mund të ndjekë ndeshjen në stadiumin 'Loro Boriçi'. I garantova italianët se Diego do të jetë i mirëpritur në Shkodër. Për ne është një nder vërtet i madh. Vllaznia dhe Shkodra e meritojnë një gjë të tillë” u shpreh Fushaj.

Klubi kuqeblu, vijoi ai, do të bashkëpunojnë me klubin italian për një organizim perfekt të vizitës së njërit prej lojtarëve më të mëdhenj të futbollit botëror.

Ndeshja e 14 gushtit është një ngjarje e madhe për Vllazninë. Shorti i privilegjoi shkodranët duke u vënë përballë skuadrën italiane të Napolit, pjesë e së cilës ka qenë gjatë viteve 1984-1991 dhe Maradona. Në atë periudhë skuadra e Napolit fitoi dhe dy titujt e vetëm kampionë në historinë e tij.


Balkanweb
 
obobobobo lum si un, duhet me ble aparat te ri me i bo foto me nga afer diegos se me ket qe kam si shkoj dot nga cepi ne cep :)

kush do vi me 14 ne stadium :)

FORCA VLLAZNIA :)
 
Forca vllaznia, krenaria e futbollit shqiptar...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top