Maqedonia luan me ndjenjat e miliona shqiptarëve

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Ish- ministri i ekonomisë Stevçe Jakimovski dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Besim Beqa kanë këmbyer replika të ashpra rreth njohjes së Kosovës nga ana e Maqedonisë.

Beqa ka theksuar se Maqedonia duhet urgjentisht ta njohë Kosovën, ndërsa Jakimovski ka theksuar se Kosova nëse kërkon njohjen atëherë të mos “flirtojë” me Greqinë.Beqa u ka bërë të ditur eksperteve maqedonas se mos pranimi i Kosovës nga ana Maqedonase paraqet lojë me ndjenjat milionave shqiptarëve. “Ky mos pranim përveç që nuk jep shenja të mira për bashkëpunim në sferën ekonomike në mes të dyja vendeve, është edhe një lojë e rëndë e cila po bëhet nga pala maqedonase me ndjenjat e milionave njerëz të cilët kanë sakrifikuar gjithçka për këtë realitet të ri të Evropës”, tha Beqa. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës potencoi se me njohjen e Kosovës si shtet i pavarur nga ana e Maqedonisë do të ritet në masë të madhe edhe shkëmbimi tregtar, për shkak se interes shumë më të madh ka Maqedonia nga Kosova se sa e kundërta. Në këto pohime reagoi Stevçe Jakimovski, i cili theksoi se Maqedonia me kujdes është duke e përcjellë situatën politike por se një pranim i tillë me siguri se duhet të bëhet sa më shpejt që është e mundur. ” Maqedonia nuk duhet të ketë iluzione se Kosova nuk do të jetë shtet i pavarur, por as Kosova nuk duhet të ketë iluzione të tilla se qëndrimi grek për çështjen e emrit do ta sjellë në pikëpyetje ekzistimin e këtij vendi, tha Stevçe Jakomovski, ish ministër i ekonomisë. Ndryshe, vetëm në vitin 2008 Kosova ka importuar nga Maqedonia mallra me vlerë prej 170 milion euro, kurse Maqedonia nga Kosova vetëm 10 milion, çka tregon qartë se Kosova është një vend strategjik për zhvillimin e ekonomisë së Maqedonisë. Në pyetjen e gazetarëve se a do na ngrin bashkëpunimin pala Kosovare nëse Maqedonia nuk pranon Kosovën, Beqa haptas tregoi se në palën kosovare është hapur një nervozizëm i madh për çështjen e mospranimit. “Deri më tani nuk kemi menduar se marrëdhëniet e tensionuara në politike duhen të shfaqen edhe tek ato ekonomike”, shtoi Beqa.

shqipmedia
 
Menjat flamur Perëndia
Me dorë t'vet e ka shkrujt
Për shqiptarët dot t'jetë Shqipnia
Kush e prek,te gjithe kena me mbrojt...!
 
Me shume i cilesoj si lojera POLITIKE keto.Heret a vone besoj se do ta njeh Kosoven.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top