Maqedonia dhe Mali i Zi keqtrajtojnë të burgosurit shqiptarë

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Shqipëria shënon rritje në luftën kundra krimit e korrupsionit: e 120-a në botë për numrin e të burgosurve

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë 2.3 milionë të burgosur, pra numrin më të madh në të gjithë botën”, - thuhet në raportin e nxjerrë nga Qendra e Studimeve Ndërkombëtare për të Burgosurit me bazë në Londër: Universiteti i Mbretërve. Ndërsa Kina, që ka një popullsi katër herë më të madhe se SHBA-të, ka vetëm 1.6 milion të burgosur. Por Kina ka të burgosur politikë dhe ka ende shkelje flagrante të të drejtave të të burgosurve, duke i shfrytëzuar ata me punë të detyrueshme, torturuar dhe deri ekzekutimin e tyre. Duke marrë parasysh raportin e publikuar nga kjo qendër së fundi në bazë të numrit të popullsisë, rezulton se San-Marinoja me 30 mijë banorë ka 218 të burgosur, ndërsa SHBA-të në çdo 100 mijë banorë 751 prej tyre janë në burg, pra 1 në 100 amerikanë është në burg. Rusia ka 627 të burgosur për 100 000 rusë, Anglia ka 151; Gjermania 88; Japonia 63 të burgosur për çdo 100 mijë japonezë. Shqipëria renditet në vendin e 120-të nga 280 vende që përmenden në raport. Shqipëria ka gjithsej 5041 të burgosur, pra 159 të burgosur për çdo 100 mijë shqiptarë, një shqiptar i burgosur në 100 veta. Prej tyre 1.6 % janë femra, 1.4% të rinj, 0.6% janë të huaj. Sipas viteve, Shqipëria ka shënuar rritje (1998 2,922 (87) 2001 3,053 (90) 2003 3,778 (121) 2005 3,491 (111) 2007 4,300 (136), çka tregon se Shqipëria vitet e fundit po shënon rezultate mjaft të mira në luftën kundër kriminalitetit, trafiqeve ilegale, drogës e korrupsionit. Këto janë parë shumë organizata ndërkombëtare si arma më e fuqishme e kësaj qeverie prej kur mori drejtimin e vendit më 2005.

Mali i Zi me 680 mijë banorë ka 734 të burgosur, shumica shqiptarë. Maqedonia renditet e 140-a në raportin që nxori qendra. Maqedonia me 2.5 milionë banorë ka gjithsej 2.200 të burgosur dhe këtu shumica e kombësisë shqiptare. Në disa nga materialet më specifike të këtij raporti përmendet edhe rasti i fshatit Brodec, keqtrajtimi i të burgosurve dhe shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut me këta të burgosur. Raporti i tërheq vërejtjen drejtësisë maqedonase dhe i bënë thirrje qeverisë të shohë më me transparencë dënimin e të burgosurve të ngjarjeve të Bordecit. Sipas raportit, policia ka tejkaluar kompetencat e saj dhe është sjellë kafshërisht me të arrestuarit. Kosova renditet e 151-a dhe ka gjithsej 1099 të burgosur: 63 të burgosur në 100 veta. “Pas tre vjetësh qeverisjeje, Shqipëria është një vend krejtësisht i sigurt”, - tha Kryeministri Berisha në konferencën e përbashkët me kancelarin gjermane në vizitën në Bon. Kancelaria gjermane Merkel ka bërë një bilanc të shkurtër të arritjeve gjatë tre vjetve të qeverisë “Berisha” në këta tre vjet. “Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar” ka qenë platforma e qeverisë “Berisha” dhe sot Shqipëria ka treguesit e kriminalitetit qartësisht ndër mesataren e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Në këtë kontekst, mbi 206 grupe dhe organizata kriminale janë shkatërruar, 950 anëtarë të tyre janë vënë para ligjit, është vendosur moratoriumi për anijet e vogla që përdoreshin për trafiqe drejt Italisë. Në tre vjet ka pasur rritje të turizmit nga 300 mijë turistë në vitin 2004, në mbi 2 milionë këtë vit dhe nuk është evidentuar asnjë incident. Sipas këtyre rezultateve, në shumë vende të botës ka rënë shumë krimi dhe korrupsioni./G.Metropol/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 57.1%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 0 0.0%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 3 42.9%
Back
Top