Maqedonasit japin mushka për nuset shqiptare!?

Ado

FISEBILIL-LAH
Mbi dy mijë mushka janë eksportuar viteve të fundit në nga Maqedonia në Shqipëri, ndërsa në këmbim të kësaj kanë ardhur në Maqedoni mbi dy mijë gra shqiptare.
Kështu shkruan e përditshmja maqedonase “Vest”, në një shkrim special ku theksohet se shqiptarët japin vajzat e tyre për mushkat nga Maqedonia, “të cilat janë të rralla në Shqipëri”.

Një mushkë në Shqipëri shitet prej 200 – 400 euro, ndërsa një grua shqiptare nga zonat e thella verilindore shitet për 1.000 euro e më lartë.

Sipas gazetës, ky biznes tashmë ka marrë përmasa të mëdha dhe se janë ndërmjetësuesit që kryejnë shërbimet e shitjes së mushkave dhe blerjen e nuseve shqiptare për maqedonasit, kryesisht të moshuar të zonave të thella malore në Maqedoni.

“Vest”, transmeton INA, shkruan se shumë fshatra të braktisura në Maqedoni dhe Serbi po ringjallen duke sjellë nuse nga Shqipëria, të cilat njihen si amvise dhe punëtore të mira.

Në fund të shkrimit parashtrohet një pyetje logjike se fëmijët që do të lindin nga këto martesa vallë a do të jenë shqiptarë, maqedonas apo një nacionalitet i ri.

Ky skandal i tillë i përshkruar nga gazeta maqedonase, duhet të nxisë reagimin e mediave dhe opinionit shqiptar. /Telegrafi/
 
Titulli: Maqedonasit japin mushka për nuset shqiptare!?

Situaten si situate e kemi diskutuar me shume se disa here dhe mbroje qendrimin qe kam dhene edhe me heret.

Duhet ndeshkuar ata biznese qe bejne leke, perfshi edhe prinderit, me fatin e ketyre te shkretave. Ndersa, gocat qe jan martuar u lumte. Eshte zgjidhja qe u ka mbetur dhe gruaja do burre o milet paragjykues.

Me mire atje se ku ishin.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 3 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 0 0.0%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 3 50.0%
Back
Top