Mandati final, s'ka paqe ne Berat

xxl

IT Professional
Nuk ka paqe mes dy kampeve politike ne Qarkun e Beratit. "Molla e sherrit" eshte bere kutia e fundit e KZAZ-se se Beratit, por edhe 10 kutite e fundit te KZAZ-se se Ures Vajgurore. Partia Demokratike ka ruajtur fale 110 votave mandatin e trete, nderkohe qe Partia Socialiste, edhe pas numerimit te kutise se fundit pretendoi verifikimin e 3.200 votave qe u shpallen te pavlefshme nga KZAZ-ja e Ures Vajgurore. Me tej debati eshte perqendruar tek nje kuti e qendres se votimit te Sinjes, per te cilen u vendos qe te dergohej ne Tirane, prane KQZ-se. Rreth ores 10:00 te paradites se djeshme, kutia me numer 3.259, qe i perkiste lagjes "Uznove" eshte hapur me mbledhjen e Komisionit Zonal te Administrimit te Zgjedhjeve numer 1. Nga numerimi i fleteve te votimit rezultoi se ne te ndodheshin 463 vota te vlefshme dhe 37 te pavlefshme, nga te cilat PR mori 16 vota, G 99, 27 vota, PD 85 vota, LSI 42 vota, dhe PS 243 vota. Por, vec vonesave qe shkaktoi ne procesin e numerimit te votave kjo kuti, nuk ndryshoi asgje ne rezultatin e zgjedhjeve per qarkun e Beratit. Menjehere pas shpalljes se rezultateve te kutise se fundit, simpatizantet e PD-se ne kete qytet, kane nisur festen per fitoren e tre deputeteve. Kandidatet e PS-se, Erion Brace dhe Marko Bello, deklaruan se do t'i drejtoheshin Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, per t'u rinumeruar 10 kutite e fundit, me pretendimin se nuk eshte bere numerimi i duhur dhe eshte ushtruar presion.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top