Malli i vendlindjes

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Ditët e pushimit ikën shumë shpejt akoma pa u mësuar mirë me të rejat që gjetët ne vendlindje, pa larguar as minimumin e çmalljes me të shtrenjtën fole.........mu si shpezët shtegtarë u çmallem me mungesën e folesë por koha e kthimit erdhi me e shpejt se qe mendonit dhe me lot ne sy po i ktheni folesë shpinën dhe po kthehemi atje ku syri njeh shiun, ku malli lindë dhe gëzimi vdes,....................... atje ku ndjehesh me i vetmuari dhe me i humburi i botes......................... atje ku harron ditët e javës, muajt, vitet,............atje ku me shume se çdo gjë tjetër ne ketë botë mbi kokë te rendon termi ,, I huaj....’’. Zemër plagosur dhe me mallin e pashuar po ktheheni dhe mbrapa latë me te shtrenjtën për ju: ....... Vendin ku për herë te parë me vajin dhe britmën e posalindjes suaj shqyet ajrin e kësaj bote sikur donit te thoni,, Unë jam mbret/mbretëreshë e kësaj toke’’................Vendin ku gjyshi plakë dhe i thinjur qe mezi mbahet me karroqen e ti duke dredhur mustakun e trashë kujton me nostalgji kohërat kur oborri vlonte nga nipat dhe mbesat dhe ku çdo rrudhë e ballit te ti është histori në vete..................................Vendin ku gjyshja e kërrusur nga hallet e kohës dhe vetmia me njërën dore ne faqe e strukur ne pragun e shtëpisë çdo dite shikon rrugën mes se cilës kthehen dallëndyshet ne folet e tyre dhe ëndërron për përkundjen e djepit te vjetër me ninulla për nipin dhe mbesën......................Vendin ku kënga e gjelit, e lehura e qenit dhe tymi i oxhakut nga zjarri i ndezur nga nusja e re përnjëherësh tok së bashku japin sinjalin se filloi edhe një ditë e re...........................Vendin ku mëngjeseve u japin kuptim blegërima e kopeve të deleve te prira nga barinjtë te cilët me gishtërinjtë e tyre magjikë nen frymën e fyellit dhe kavallit thurnin këngë ashikije dhe elegji për zanën e ëndrrave te tyre, elegji qe do u kishin lakmi edhe sallat koncertale më me zë te kohës...................Vendin ku mesditave nen hijen e blirit takohen mes vete vashat dhe thurin pajën e nusërisë dhe se bashku me te edhe ëndrrën e fshehur thellë ne zemër për princin trim dhe dai........................Vendin ku mbrëmjeve pranë gurrës se fshatit ëndrra vashash dhe zemra djelmoshash qohen peshë nga shikimet përvëluese tinëzare e gjuajtja e guralecësh prapashpine...............Vendin ku shqiponja me sqepin si shpatë dhe syrin e mprehtë akoma bën roje mbi ato thepa te lara me gjakun e stërgjyshit plakë, atje ku bashkohet kaltërsia dhe bardhësia e virgjër e qiellit dhe masiveve malore...............Vendin ku me se shumti ndihet mungesa juaj dhe jeta merr kuptimin e plotë vetëm me ardhjen dhe vizitën tuaj...............................!!!!


* Opinion i shkurtër i juaj: Si e përjetuat vizitën tuaj në vendlindje dhe kthimin ne kurbet?
 

* Opinion i shkurtër i juaj: Si e përjetuat vizitën tuaj në vendlindje dhe kthimin ne kurbet?

U ndjeva e huaj ne vendin tim dhe vendase ne vend te huaj. :confused: Perveç njerezve qe kam dhe shoqerise se vjeter dhe sepse eshte VENDI IM, nuk me lidh gje tjeter me ate vend. Atje kthehem si turiste dhe per turistet Shqiperia nuk ka perparime qe te na terheqe me shume, sidomos me menyren se si i trajton njerezit sa ta marin vesh qe jane te huaj. :mah:mah
Me mer malli te shkoj shpesh por vitet kalojne dhe jeta vazhdon jashte Shqiperise, akoma pa shpresa per tu kthyer atje.
 
Isha veren qe kaloi ne shqiperi dhe kisha dy vjet qe nuk kisha shkuar.....
Kisha 2 muaj qe behesha gati mezi shtyja ditet dhe erdhi momenti i shume pritur,,,hipa avjonin dhe zbrita ne aeroportin Nene Tereza...kishin bere shume ndryshime aaty gje qe me lumturoi shume dhe i thash vetes sa mir vendi yn po kthehet drejt perparimit.Zbrita aty dhe me vinte era Shqiperi dhe syte me mbusheshin me lot...thosha ah kurbet i mallkuar na ndave nga njerezit .Atje me kishte dale gjithe fisi me priste dhe une harrova se kisha valicet per te mar por u turra drejt tyre dhe nuk e shuaja dot ate mallin qe kisha.
U nisem drejt korces por kur shikoja ato rruget gropa-gropa dhe i thosha vetes cpo ben shteti po fle..
Hyra ne Korce dhe u zhyta e gjitha ne mendime me kujtoheshin vitet e bukura qe kisha kaluar aty ,femijeria ime..etj dhe syte me mbusheshin me lot.
Mberrita ne shtepine time te dashur ku kisha kaluar 17 vjet aty dhe u ula putha pragun e deres dhe sme besoheshe qe isha aty.Gjyshja plake me priste ne ballkon ..dhe gjyshin qe e lashe aty por se gjeta me.:( Ditet kalonin shpejt dhe une mundohesha te shfrytezoja gjithe ate kohe qe kisha duke dale me shoqerine apo duke u cmallur me njerezit me mi me te dashur.Por ndonjehere me dukeshe vetja si ne vend te huaj nga menyra sesi te trajtojne njerezit aty kur e dine qe ke erdhur nga kurbeti.
Kudo qe shkoje degjoje njerezit qe qanin hallet duke thene lum ju qe jeni andej se ne shqiperi skalohet.Varferi e madhe kudo.
Dita e kthimit per ne kurbet erdhi shpejt dhe mua sme besoheshe doja te rrija dhe ca dit...sdoja te ndahesha nga gjysherit e mi ..njerezit e mi....
Hipa avjonin dhe me lot ne sy u largova nga vendi memedheu im.
 
sa mir me pas shku se:(...sa her shkoj knoqna kejt, ndihna n'qjellin e shtat edhe pse mas do kohe ja fillon mem mungu Italia amo kur vij knenaj me mungon Kosova, booohh:(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top