Mali i Zi përgatitet ta njohë Kosovën

TruLLajKaa

Shqiptare
Deputetët e koalicionit qeverisës i kanë dërguar kryetarit të parlamentit Ranko Krivokapiq një rezolutë për domosdoshmërinë e përshpejtimit të procesit të integrimit të Malit të Zi në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

Por, sipas radios së Podgoricës, Radio Antena M, thelbi i kësaj rezolute paraqet hyrje në diskutimin parlamentar për njohjen e Kosovës, çështje kjo që në mënyrë implicite përcaktohet se pjesë e pandashme e procesit të integrimit.

Në pikën e tretë të rezolutës, theksohet gatishmëria e Mali të Zi që të respektojë realitetin politik të cilin BE dhe NAT0 e vlerësojnë si të rëndësishëm për stabilitetin rajonal.

"Kjo do të jetë bazë edhe për përcaktimin e Malit të Zi ndaj çështjes së Kosovës", theksohet në fund të pikës së tretë të dokumentit dhe që promovon përkushtimin për zgjidhjen paqësore të konflikteve, me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Deputetët që e kanë nënshkruar rezolutën kanë kërkuar që ajo të vihet në rend dite në seancën e parë të sesionit vjeshtor të parlamentit.

Diskutimi për njohjen e Kosovës ka qenë në rend dite edhe më 16 qershor, por për shkak të bojkotit të opozitës nuk është zhvilluar. /qik/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top